Putin ‘i dëshpëruar’ për të dërguar rusët në luftë, mund të mbyllë kufijtë e vendit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mijëra rusë të dëshpëruar po përpiqen të ikin nga vendi për t’iu shmangur mobilizimit të Putinit, ndërsa radhët e gjata prej kilometrash krijohen për të ikur në vendet kufitare.

Ndaj, “të dëshpëruara”, autoritetet ruse po planifikojnë të mbyllin kufijtë për burrat në moshë mobilizimi, ka thënë një burim pranë Administratës Presidenciale të Federatës Ruse.

Burimi i Kremlinit tha për Meduza, një faqe e pavarur ruse e lajmeve, se masa ka të ngjarë të hyjë në fuqi të mërkurën, më 28 shtator.

Të mërkurën, presidenti rus Vladimir Putin mbajti një fjalim të jashtëzakonshëm dhe njoftoi një “mobilizim të pjesshëm” të menjëhershëm në një përpjekje për të rimbushur radhët në vijën e frontit në Ukrainë .

Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu përshkroi më shumë detaje rreth dekretit, duke thënë se mobilizimi do të prekë vetëm rusët me përvojë të mëparshme ushtarake dhe rreth 300,000 njerëz do të thirren.

Kjo çoi në një eksod masiv të burrave rusë të moshës ushtarake që iknin nga vendi për të shmangur rekrutimin. Biletat e fluturimit u rritën dhe biletat për në vendet që nuk kërkojnë vizë, si Turqia dhe Azerbajxhani u shitën menjëherë.

Ikja masive ka zemëruar njerëzit në Kremlin, prandaj urdhri i ri ka mundsi të mbyllë të gjithë kufijtë e vendit.

Të fundit

Kush përfiton rritje page/ Detajet nga indeksimi i pensioneve

Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli ka folur për rritjen e pagave në sektorin publik. Në një intervistë për gazetën...

Trendi i ri në rritje, gratë ngrijnë vezët për t’u bërë nëna në moshë të vonë

Rriten rastet e ngrirjes së ovociteve në rini për t’u bërë nëna në moshë të mëvonshme. Quhet social freezing, për ta dalluar nga ngrirja...

Ja pse Egla është e bindur që mes Erjolës dhe Romeos mund të ketë patur diçka jashtë

Mesa duket Egla Ceno është e vendosur të zbulojë nëse mes Erjolës dhe Romeos ka patur dicka para se ata të bëheshin e pjesë...

Protesta e opozitës/ Argita Malltezi: Lironi liderin e opozitës Sali Berishën

Vajza e ish-kryeministri Sali Berisha, Argita Malltezi, edhe sot e pranishme në protestën qytetare përballë Bashkisë së Tiranës. Ajo mban edhe këtë herë të veshur...

Një thirrje për ndihmë, letër e gruas pa emër

Nga Anila Hoxha Jam menduar natën e kaluar ta botoj apo jo dhe vendosa që ta ndaj. Ja ku është një thirrje. Për ti qëndruar...

Lajme të tjera

Web TV