Barcelona e “gjymtuar”, 4 lojtarë të lënduar me kombëtaret

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Memphis Depay dhe Frenkie de Jong e kanë paguar shtrenjtë, me lëndime, pjesëmarrjen me kombëtaren e tyre. Ashtu si Koundé dhe Araujo, ata nuk kanë arritur të kryejnë angazhimet me kombëtaret përkatëse. Të dy iu janë nënshtruar testeve mjekësore pasditen e djeshme me Barçën, të cilat kanë konfirmuar shqetësimet.

Memphis, siç raportohet nga Barcelona, ka një dëmtim në bicepsin femoral të këmbës së majtë. Frenkie de Jong, nga ana e tij, ka një zgjatje në gjysmëtendinozin e këmbës së majtë.

Klubi katalanas, përmes një deklarate ka raportuar shqetësimin se nuk janë në dispozicion të trajnerit Xavi, por nuk ka treguar kohën e parashikuar që duhet të qëndrojnë larg fushave të lojës. “Evolucioni i tyre do të përcaktojë disponueshmërinë”, – thuhet në njoftim.

Dy lojtarët holandezë kanë humbur rolin e titullarit në këtë sezon. Sulmuesi ka marrë pjesë vetëm në tri ndeshje: gjithsej 131 minuta. Mesfushori nga ana e tij ka qenë i pranishëm në tetë ndeshjet që ka luajtur skuadra blaugrana, ndonëse ka nisur si titullar vetëm gjysmën e tyre.

Të fundit

Sot protesta e opozitës, Meta kujton Dritëro Agollin: Një agim i ri po lind!

Teksa sot mbahet protesta e opozitës, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kujtuar Dritëro Agollin. Përmes një mesazhi,...

Monedhat e huaja nuk dalin nga “humnera”/ Kursi i këmbimit, 14 maj 2024

Sot, më 14 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 92.8 lekë dhe shitet 93.7 lekë. Euro sot blihet me 100.1 lekë, ndërsa...

Mos harroni çadrat/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi ynë parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarkun Korçë, ndërsa në qarqet...

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë në mënyrë të ndryshme. Gratë...

Lajme të tjera

Web TV