Berisha godet policinë: Kanë vjedhur 6000 euro dhe fshehin krimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish- kryeministri Sali Berisha ka akuzuar policinë e shtetit se kanë vjedhur një shtetase spanjolle kur ajo është arrestuar dhe është mbajtur në komisariat. Berisha ka dhënë emrat e disa policave të cilët i ka akuzuar për vjedhje brenda institucionit ligjzbatues

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar në rrjetet sociale një rast vjedhje ndaj një vajze të arrestuar pak ditë më parë në Tiranë e akuzuar si punonjëse seksi. Ish- kryeministri Sali Berisha ka shkruar në rrjetin social “Facebook” se policia i ka marrë shtetases spanjolle 6000 euro nga çanta dhe ka fshehur ngjarjen edhe pse është denoncuar.

“Policia i vjedh 6.000 euro spanjolles të ndaluar si punonjëse seksi. Policia është e mbushur me delinkuentë nga Partia e Krimit dhe Çuçi i familjes! Shefat kanë marrë para dhe fshehin denoncimin dhe krimin”, shkruan Berisha. Berisha duke ju referuar një denoncimit të një qytetari ka vënë gishtin mbi policinë e Shtetit. Sipas Berishës më datën 29.09.2022 Seksioni i Trafiqeve në Drejtorinë e Policisë Tiranë ka zhvilluar një operacion ku jam shoqëruar 6 femra të huaja të dyshuara për prostitution ku një prej tyre është arrestuar. “Njërës nga femrave të shoqëruara të kombësisë spanjolle Punonjësi i Policisë së antidrogës Dritan Jaupaj së bashku me oficerin e trafiqeve Alket Pashai dhe tre Punonjës të tjerë policie i kanë vjedhur nga çanta një shumë prej 6.000 Eurosh”, shkruan Berisha.

Sipas denoncuesit në faqen e ish- kryeministrit shetasja spanjolle e ka bërë problem vjedhjen e shumës por sipas denoncuesit nuk është kthyer pas.

“Kjo shtetase e ka bërë problem, është ankuar por shuma e parave nuk i është kthyer. Nga kjo shumë sipas të dhënave ka marrë pjesën e tyre shefi i trafiqeve Ilia Goga dhe shefi i sektorit Arber Zemani. Është informacion 100% i sakte. Femra e vjedhur është e kombësise spanjolle”, shkruan Berisha referuar denoncuesit i cili i ak dërguar Berishës dhe informacionin zyrtar të dërguar për median nga policia.

Lexo edhe :  Rama takim me shqiptarët në Athinë me 12 maj, Mitsotakis: Nuk vjen si i ftuar i qeverisë

Referuar statusit të Berishës, denoncuesi ka vijuar edhe më një shqetësim tjetër që ka të bëjë me rikthimin në detyrë të një ish- punonjës policie  “Arbër Zemani është i famshmi e Durrësit që ju keni bërë statuse dhe është kthyer me ndërhyrjen e fuqishme të Perlat Cullhaj tek Ministri i Velieres Bledi Çuçi duke e katapultuar Zemanin shef sektorit për narkotiket dhe trafiqet në Drejtorinë e Policisë Tiranë”, shkruan Berisha.

Të fundit

Horoskopii ditës, 14 maj 2024

DASHI Tregohuni të kujdesshëm për gjërat e mbetura pa thënë në dashuri, sepse ato mund të prishin një marrëdhënie. Në...

Apple pranë marrëveshjes me OpenAl, ChatGPT do të integrohet në Iphone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do të shtoë ChatGPT-në në iPhone përmes iOS 18. “Apple po...

Takimi me emigrantët në Athinë/ Pse nuk u takua me zyrtarët grek? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për emisionin “Opinion”, lidhuer me takimin e shqiptarët që jetojnë në Greqi, i cili solli reagime të politikës dhe...

Si janë raportet midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për një emision televiziv ndër të tjera foli edhe për raportet e qeverisë shqiptare me atë...

Ekspertja: Vizita në Athinë, më e suksesshmja për Ramën. Ishte në nivelin më të lartë

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enida Bozheku e cilëson vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë si më të suksesshmen në këto vite që është...

Lajme të tjera

Web TV