“Është e fotomontuar”/ Rama: Hakerat nuk kanë asnjë të dhënë sensitive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, pasditen e sotme, në sallën e Kuvendit duke iu përgjigjur opozitës tha se asnjë e dhënë sensitive nuk është në dorë të hakerave.

Rama: Kujdes me këtë pjesë sepse ka akoma. E dyta e vërteta është që jo, dhe këtë nuk e them unë, meqë iu referove amerikanëve…amerikanët i keni bërë si Guri te mëngjese lufte. Amerikanët kanë nxjerrë një raport për sulmin dhe amerikanë që i dinë ato punë thonë që sulmi nuk e ka realizuar objektivin. Objektivi i sulmit që ka qenë i organizuar me 4 grupe ndër të cilat njëri prej tyre në 10 të parët e listës së grupeve të terrorit kibernetik, nuk e ka realizuar qëllimin për të fshirë të gjitha të dhënat tona. Sistemi është ringritir në një kohë shumë të shpjet. Asgjë sensitive nuk është marrë dhe nuk ka asnjë lloj vlere në sensin e sensivitetit. Nuk kemi gjëra me sensivitet të veçantë në strukturën digjitale. Arsyeja tjetqër që nuk e ka arritur qëllimin është se ne kemi një nivel të caktuar mbrojtje. Nuk ka haker që shkon në ujësjellësin e Durrësit për të bllokuar ujin që vjen në çezmën tuaj. Nuk janë ende infrastruktura të digjitalizuara deri në atë nivel,. Ne kemi një infrastrukturë kritike që është OST, OSHEE, KESH dhe aty sulmi nuk ka pasur sukses se mbrojtja është ngritur prej kohësh. Mos bëhemi qesharakë që për çdo gjë që ndodh i japim një unikalitet sikur ndodh këtu. Sulmet kibernetike janë e përditshme. Ne jemi marrë vazhdimisht dhe nuk kemi pasur asnjë problem. Ky ishte i një niveli të lartë por nuk e arriti qëllimin. Ju mbase do donit të na kishte gjetur të papërgatitur por nuk na ka gjetur. Kështu që mos u kuturisni në konkluzione qesharake dhe po ju them prapë që ai sulm nuk e ka realizuar qëllimin, ajo historia si ajo lista sot, që flet për se çfarë terreni gjen në kanale dhe portale tona, plus edhe në politikën tonë, një grup që ka qëllime dashakeqe ndaj vendit, dhe me një listë të fotomontuar ku përzihen kriminelë me politikanë dhe gazetarë fut në vorbull një dynja që hedh dyshime, nuk ka më terren pjellor për veprim dashakeq ndaj vendit tonë sesa kanalet, portale dhe ju. Falë kësaj fuqie në tubacion llumi, mund të bëjë hajgare çdo gallataxhi se ngriheni në këmbë se cilat janë lidhjet me krimet duke bërë fotomontazhe, ajo që ka dalë nuk është sistemi MEMEX i ministrisë së Brendshme.

Të fundit

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Shkëmbimet tregtare / Ja ç’po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023...

Lajme të tjera

Web TV