Takimi/ Berisha-Meta futen në një “kallëp”, bashkë në zgjedhje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ilir Meta dhe Sali Berisha do të jenë bashkë në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të zhvillohen në 6 mujorin e parë të vitit 2023. Si Meta ashtu edhe Berisha kanë rënë plotësisht dakord për bashkëpunim dhe bashkërendimin e agjendës politike, ku kryesore është vendimi që opozita të dalë me një kandidat të përbashkët.

Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë do të shkojnë bashkë në zgjedhjet lokale dhe bashkë do të vazhdojnë agjendën politike sa ju takon edhe protestave. Bashkëpunimi mes tyre ishte vënë re edhe nga deklaratat në distancë, por dje është zyrtarizuar nëpërmjet takimit që është zhvilluar në selinë blu në prezencë për Flamur Nokës dhe Petrit Vasilit. Edhe pse ish-kryeministri Sali Berisha është shpallur “non grata”, Ilir Meta është i vendosur për tu bashkuar me të edhe për shkak të energjive që Berisha ka shfaqur. Berisha dhe Meta kanë dalë bashkë në protestë edhe pse Berisha nuk ju bashkua protestës për inceneratorëve. Pas takimit që u bë në selinë blu Partia Demokratike zbuloi disa detaje nga takimi mes kryetarit të saj, Sali Berisha, dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, të zhvilluar mëngjesin e të martës në selinë e PD. “Sot në Selinë e Partisë Demokratike u zhvillua një takim mes Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe kryetarit të Partisë së Lirisë, zotit Ilir Meta. Në këtë takim, morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, zoti Flamur Noka, si dhe kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Petrit Vasili. Në takim u diskutua dhe u ra plotësisht dakord për bashkëpunimin, bashkërendimin dhe Aleancën e Partisë Demokratike me Partinë e Lirisë në zgjedhjet vendore, iniciativat parlamentare, në protestat popullore kundër pushtetit të Edi Ramës. Takimi u karakterizua nga fryma e mirëkuptimit të plotë”, thuhet në njoftimin për mediat të PD-së. Gjatë ditës, vetë Meta tha se është i gatshëm për bashkëpunim me opozitën e vërtetë, si dhe zbuloi se objektivi kryesor i forcës politike që drejton është sigurimi i vendit të parë sa i përket këshillave bashkiakë, ndërsa për kandidatët për kryebashkiakë, nuk do të pengojë primaret e Partisë Demokratike.

 

Berisha ztakon të dëmtuarit nga tërmeti

 

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka vizituar familjen e Martin Jakut, banesa e të cilit u shemb nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019. Berisha u shpreh se pallatet për të prekurit nga tërmeti janë ndërtuar, por se nuk shpërndahen pasi priten zgjedhjet për të përfituar vota. “Këtu Marini ka nxjerrë vajzën nuse. Jam prekur shumë nga rrenat tuaj por nusja është shpresë, erdha këtu, më përmalluat kur pashë gjendjen tuaj, DO të bëjmë gjithçka për t’ju ndihmuar. Ndihmën më të madhe e japim kur të heqim qafe këtë qeveri të pashpirt që kanë marrë 1 mld euro ndihmë e donacione por i kanë shpërndarë sipas qejfit. Parlamenti është arenë debati ku dje ishte dita ku duet të paraqisnim hallet e qytetarëve, kurse ata merreshin vetëm si të mbrojnë qeverinë ato ministra të cilët mendojnë gjithë ditën dje nuk mendojnë për qytetarët. Jo vetëm kaq, por nuk mendojnë për zonat e tyre elektorale nga kanë dalë. Mendojnë si të mbrojnë Ramën e qeverinë e tij që po zhytet çdo ditë e më shumë në skandale të mëdha, në vjedhje e plaçkitje dhe në braktisje të qytetarëve. kanë harruar se ekziston qytetari, hallet e dertet e tij të përditshme. Ska turp më të madh, një shtet që len punonjësen që ka shkrirë jetën në kujdesin e shëndetit të banorëve, e len 3 vite në një çadër, Kurse vetë Rama merr avionin personal 150 mijë euro udhëtim e nuk do t’ia dijë. Blen instilacionin për Kryeministrisë 4 mln euro arka druri, dhe ti fle në çadër. Kur hajnia të verbon sytë e të merr moralin nuk të len asgjë në shpirt”, tha Berisha.

Lexo edhe :  Media italiane: Shqipëria, mes 15 destinacioneve me plazhet më të bukura në Evropë

 

“Shpërthen” Evi Kokalari ndaj Berishës: “Turp të të vijë”

 

Aktivistja Evi Kokalari ka shpërthyer ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës. Përmes një reagimi të fortë në rrjetet sociale ajo i drejtohet Berishës duke i thënë “turp ti vijë”, pasi që më herët e ka vënë në dijeni se brenda Partisë Demokratike po bëhen manipulime, sa i përket zgjedhjes së kreut të FRPD. Më tej ajo shkruan se PD nuk e ka konceptin bazë të konservatorizmin dhe se shumë prej tyre do e kishin për turp në këtë pikë që Partia Demokratike të hiqej si konservatore. Kujtojmë se Evi Kokalari ka qenë një mbështetëse e madhe e ish-kryeministrit Sali Berisha. Gjatë kohës së “Foltores”, Kokalari “braktisi” angazhimet e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i’u bashkua Berishës. Gjithashtu, Kokalari ka qenë një ndër zërat më të fortë e cila doli krah Berishës kur ai u shpall non-grata nga SHBA.

Të fundit

Çfarë ndodhi me vaksinat Astrazeneca? Mjeku Alimehmeti tregon faktet shqetësuese

Për mjekun Ilir Alimehmeti shumë shpejt gjatë përdorimit të Astrozenecës u diskutua tromboza dhe në fillim u mundua që...

Elton Deda kritikë të ashpër Eurovision: Nuk gjeneron asgjë profesionale

Elton Deda njihet si një njeri që nuk ngurron t’i shprehë kritikat artistike. I ashpër ka qenë në kritikën e tij edhe ndaj Eurovision, duke...

Pse turizmi nuk po rrit konsumin në Shqipëri?

Nga buka te makaronat, orizi, vaji i lulediellit, birrat, preparatet larëse deri te baret dhe restorantet, si shfaqet ecuria e konsumit? Sa arriti ta...

Gjendet kërpudha me peshë rreth 13 kilogramë në Turqi

Kërpudhat turke morel janë shumë të kërkuara në të gjithë botën dhe janë të njohura për vlerat e tyre ushqyese, aromën dhe shijen intensive. Kërpudhat...

Takimi i Ramës në Athinë, Andoni: Kryeministri nuk përmendi votën e emigrantëve

Analisti Ben Andoni, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 ka komentuar vizitën e Ramës në Athinë, ku atje u takua me emigrantët...

Lajme të tjera

Web TV