Plator Nesturi: Në zgjedhjet vendore po shkohet symbyllur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

Jemi rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale dhe duket se kemi një konfigurim të qartë të  opozitës me në krye Berishën i cili deri më tani duket se po luan kartën e “bashkimit të plotë”. Ai e ka pasur më të lehtë mirëkuptimin me Metën dhe çdo parti tjetër opozitare, parlamentare dhe jo parlamentare, por duket i vendosur se me të “tijët e dikurshëm” që janë në Grupimin Basha të mos ketë asnjë shenjë afrimi. A e pengon kjo opozitën dhe sidomos vendimin që mund të jap Gjykata e Apelit se kujt i takon logo dhe vula e PD-së?

Ndërsa ka filluar numërimi mbrapsht nis e kufizohet koha për fushatën elektorale, vështirë të thuhet se kampet kanë siguruar qetësinë dhe normalitetin për të qenë të gatshmë për betejën e zgjedhjeve vendore. Ka shumë element që e dëshmojnë këtë. Nëse hedhim vështrimin në zonën opozitare shihet qartë se ka shumë ingranazhe e vidha për tu shtrënguar në mënyrë që të kompaktësohet një kamp i vetëm përballë maxhorancës. Vetë fakti që PD vijon fragmentarizmin e vet dhe që i duhet të harxhojë shumë energji për të përcaktuar se kush është lidershipi, kush janë organet e kush përbën grupin parlamentar, çka kushtëzon vijueshmërinë normale për energjizimin e anëtarësisë. Është një realitet që të gjitha këto problematika kanë çuar që të ndiqet thjesht politika e ditës dhe nuk ka një strategji të qartë për tu ringritur. Ka nisma që trumbetohen me forcë, siç ishin protestat që do ndiznin shtatorin, por që lihen në mes për të ndjekur një udhë tjetër. Të gjitha këto dëshmojnë se edhe Brenda lidershipit nuk ka një kohezion dhe tani për tani nuk po bëhet asgjë më shumë sesa ato për të cilat akuzohej Basha deri më tani. Pra si lideri që niste beteja dhe nuk i përfundonte. Të gjitha këto çështje natyrisht e kanë çoroditur si anëtarësinë ashtu edhe militantët e së djathtës, ndaj mbi këto kushte është vështirë të thuhet se PD është në lartësinë e duhur për të qenë strumbullari, rreth të cilit operon pjesa tjetër e opozitës. Kur vetë PD nuk është e kompaktësuar, vështirë të mendohet se dhe opozita në tërësi është e kompaktësuar. Për një konkluzion të tillë mjafton të shohim dhe qëndrimet e aleatëve. Jo vetëm të PL por dhe forcave të tjera që përbënin koalicionin e së djathtës në zgjedhjet e vitit ’21. Prej tyre kërkohet prej kohësh që PD të jetë e qartë për projektin që ka dhe për formën se si do të ndërtojë koalicionin. Të jetë e qartë se si do të jetë bashkëpunimi dhe si do të përcaktohen fushat e betejes e kontributi i secilit. Ishte e qartë, në çdo analizë politike, që mundësia për një maksimalizim të rezultatit nga një opozitë që ndodhet ende në krizë do të ish dalja me kandidatë të përbashkët për zgjedhjet vendore. Kjo do të thotë që në bashki të vecanta PD të hapë vend për kandidatët e propozuar nga aleatët dhe të gjithë së bashku të mbështesin njëri tjetrin. Fakti që PD ka vendosur të vijojë me procesin e primareve edhe në përzgjedhjen e kandidatëve e ka futur në kolaps formulën se si do të bashkëpunohet me aleatët. Primaret janë një garë Brenda llojit. Por në të nuk mund të operohet me të njajtat rregualla për kandidatët aleatë. Në fund të fundit, ata mbeten mish i huaj për anëtarësinë e një partie tjetër. Kështu, një process që duket se kish më tepër synimin propagandistic për ti dhënë një imazh të ri PD-së, si një forcë që i afrohet të resë dhe formave moderne perëndimore, aktualisht po shndërrohet në një pengesë për ti dhënë hapësirë aleatëve. Pa të cilët, vështire të mendohet se PD mund të pretendojë rezultate të kënaqshme për vendoret. Të gjitha këto e kanë futur në një qerthull politikën e ditës dhe mbetet për tu parë se si mund të gjendet një zgjidhje që mund ti ofrojë palët. Por që mesa duket, kjo zgjidhje nuk do të arrijë të kënaqë asnjë plotësisht.

Ndërsa opozita po tenton të dalë me kandidat të përbashkët për të maksimalizuar votat, mazhoranca ka një tjetër problem, atë të zgjedhjeve të kandidatëve brenda saj. Deri më tani kemi një konfirmim siç është Erion Veliaj për Tiranën dhe një largim si Dritan Leli në Vlorë. Rama do të jetë vetë dirigjenti duke shkuar në çdo bashki dhe i trajtuar lokalet si politike, apo do u japë hapësirë kandidatëve?

Lexo edhe :  Evropa është gati të mbytet në lumin e së djathtës radikale

Çdo lloj zgjedhje është një betejë dhe në betejë shkon për të fituar. Por zgjedhjet vendore shërbejnë jo thjesht për të përcaktuar ndarjen e tortës së bashkive dhe të këshilltarëve. Ato shërbejnë dhe si një test për pëlqyeshmëritë dhe trendin politik, çka është i rëndësishëm për betejat politike në të ardhmen. Ndaj dhe për maxhorancën është një test shumë i rëndësishëm. Prej kohësh thuhet se e majta ka një avantazh të dukshëm ndaj koalicionit të opozitës. Kjo jo thjesht për fitoren në zgjedhjet e vitit të shkuar por dhe të krizës së brendshme që pushtoi PD-në. Të gjitha këto e nxjerrin të avantazhuar PS-në. Por në politikë ujërat nuk rrinë asnjëherë të qeta dhe raportet e forcës nuk mbeten të përjetshme. Ndaj ky është një test i rëndësishëm për të parë nëse maxhoranca ka rënë në një lloj letargjie për shkak të dobësisë së kundërshtarëve apo arrin të rigjenerojë forca dhe energji për të qenë në supremaci.  Mënyra e përzgjedhjes së kandidatëve në PS është e ndryshme. Për ta vendosin forumet dhe nuk i ushtrohen votës dhe aktualisht nuk do tu duhet të harxhojnë energji në një garim të brendshëm. Nga ana tjetër nuk kanë as obligimin për tu hapur vend kandidatëve aleatë, dhe kjo e bën PS-në, një makineri të gatshme elektorale. Në këtë mënyrë gjithë përgjegjësia për cilësinë e kandidaturave për krerët e bashkive bie pikërisht mbi forumet drejtuese. Ndaj nga cilësia e tyre do të shohim dhe sa fleksibël dhe afër qytetarit do të jenë përzgjedhjet e reja dhe cili do të jetë raporti midis kandidaturave të reja dhe atyre ekzistuese.

Gjithashtu qeveria është në një situatë jo komode përsa i përket krizës energjitike, rritjes së çmimeve, akuzave për korrupsion dhe së fundmi edhe nën deklarime të forta të ndërkombëtarëve që u shprehën kundër amnistisë fiskale. A do të paqyrohen këto problematika edhe në rezultatin e zgjedhjeve lokale?

Gjithshka lë gjurmë dhe ka faturën e saj. Problematikat e krizës kanë krijuar probleme për të gjitha qeveritë e kontinentit dhe kjo nuk është e re. Është një fenomen që ndodh për shkak të një situate krize globale ndonëse nuk ndërvaret nga qeveritë e vendeve të veçanta, aq më pak të vendeve më të vogla. Por influenca e saj nuk mund të anashkalohet dhe as të injorohet. Çështja duhet parë se si përballohet nga autoritetet kriza dhe si arrihet zbutja e efekteve të saj. Duhet thënë se një armë e fortë e maxhorancës për dy periudha të vështira, si ajo e tërmetit dhe e pandemisë, ishte pikërisht energjia për të menazhuar situatën. Kjo i dha vota shtesë për zgjedhjet parlamentare, pikërisht pse u pa një angazhim për ta përballuar. Ndaj dhe në këto kushte, mënyra dhe menaxhimi i efekteve që vijnë nga kriza është mënyra e vetme, jo vetëm për ti shërbyer vendit, por dhe si arësyetin nëse ke vërtet energji për të qeverisur më tej apo jo.

Rama vetëm pak orë para se të hynte në fuqi vendimi për rritjen e çmimit të energjisë u tërhoq. Kishte frikën e reagimit qytetar; nga protestat e opozitës që do kishin në duar kauzën e rritjes së çmimit, ishte një vendim për të ulur tempin e pakënaqësisë qytetare; apo një lojë e fortë që Rama të quhej “i keq” kur tha për rritjen e çmimit dhe “i mirë që mendon për qytetarët” kur u tha se do e anulojë vendimin dhe çmimi energjisë do mbesë i pandryshuar?

Natyrshëm që në çdo vendim të qeverisë, përveç arësyetimit ekonomik, është dhe ai politik. Padyshim që tërheqja nga vendimi për fashat orare vjen dhe për pasojë të aktualitetit politik dhe kur jemi në prag të një fushate zgjedhore. Por gjithësei e shoh si një vendim që sheh më gjerë sesa frika e maxhorancës se nga fashat orare do të humbisnin vota. Tërheqja nga vendimi duhet marrë dhe si një tregues  jo thjesht elektoral por dhe si imazh. Maxhoranca nuk dëshiron të japë imazhin e të dorëzuarit nga kriza, që ngre duart lart për përballimin e saj dhe që ia përcjell faturën qytetarëve për të paguar pasojat. Tërheqja pra, merr një tjetër konotacion. Atë të përpjekjes se mund të bëhet më shumë për të përballuar efektet e krizës dhe se jo çdo gjë i duhet përcjellë qytetarit për kapërcyer vështirësitë me anë të faturave shtesë.

Të fundit

Po intervistonte live, gazetares i ndodh e papritura (Foto)

Nje moment i sikletshem ka qenë ky për një gazetare e cila mori një goditje nga një top futbolli...

Njerëzit më inteligjentë kanë lindur nën këto tre shenja të zodiakut

Në botën e madhe dhe intriguese të astrologjisë, çdo shenjë e zodiakut sjell me vete karakteristika unike dhe të veçanta. Ndërsa disa shenja janë...

Kanada, mijëra të evakuuar për shkak të zjarreve, 25 mijë hektarë në flakë

Mijëra njerëz u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre në perëndimin kanadez, ku qindra zjarre shpërthyen dje, pasi sezoni i zjarreve, i cili...

Dosja e “Sterilizimit”, shtyhet seanca për Ilir Beqajn, ja kur pritet të mbahet sërish

Është shtyrë seanca për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, për dosjen e sterilizimit. Shkak mësohet se është bërë mos marrja e të gjitha materialeve për...

Edi Rama foli në Athinë, si kryeministri i një vendi të madh

Nga Spartak Ngjela Edi Rama në Athinë, foli si kryeministri i një vendi të madh. Ai mbajti një fjalim, i cili, po të vijojë po kështu,...

Lajme të tjera

Web TV