Tetor 1912/ Lufta midis Perandorisë Osmane, formohet Lidhja Ballkanike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në tetor të vitit 1912 nis Lufta midis Perandorisë Osmane dhe Lidhjes Ballkanike. Sipas historianëve, Perandoria Osmane nuk ishte në gjendje që të reformohej, qeveriste keq , ose s’mundi të zgjidhte problemet e nacionalizmin në rritje mes popujve të saj.

Së dyti, Fuqitë e Mëdha grindeshin aq shume mes tyre sa që dështuan për të siguruar që otomanët të kryenin reformat e nevojshme. Këto probleme bënë që shtetet e Ballkanit të imponojë zgjidhjen e tyre, duke krijuar Lidhjen e Ballkanit (Bullgari, Greqi, Serbi e Mal i Zi). Por ishte edhe arsyeja tjetër; deri në fillim të shekullit të 20-të, këto vende kishin arritur pavarësinë nga Perandoria Osmane, por duke parë se ajo po dobësohej e së shpeti shpërbëhej, donin të merrnin pjesët që do të mbesnin, siç ishin trojet shqiptare ende nën perandori.

Brenda këtij konteksti duhen kuptuar edhe thirrjet e atdhetarëve brenda e jashtë, që shqiptarët në këtë luftë të qëndronin në anën e Perandorisë; ndërkohë që Ismail Qemali shpejtonte drejt Vlorës me sigurimet ndërkombëtare për pavarësinë që u arrit më 28 nëntor, kur Lufta e pare Ballkanike ndodhej në kulmin e saj.

Lufta përfundoi në korrik 1913 me nënshkrimin e Traktatit të Londrës dhe pas 5 shekujsh, Perandoria Osmane humbi pothuajse të gjitha zotërimet e saj në Ballkan. Pastaj erdhi Lufta e Dytë Ballkanike, që filloi pa mbaruar ende e Para.

Shkaku ishte pakënaqësia e Bullgarisë lidhur me ndarjen e Maqedonisë, që u bë në fshehtësi nga ish-aleatët e saj, Serbia dhe Greqia. Si rrjedhim, Bullgaria sulmon, por ushtritë serbe e greke kundërpërgjigjen më ashpër; Bullgaria sulmohet edhe nga Rumania dhe Perandoria osmane – lufta përfundon me Traktatin e Bukureshtit, dhe Bullgaria humbet shumicën e territoreve që kishte fituar në Luftën e Parë Ballkanike.

Të fundit

Botox me banane: Trajtimi me zero para që thonë se ju rinon 10 vite

Botox, shiringa dhe një faturë e majme te dermatologu? Jo faleminderit. Për të pasur lëkurë të butë dhe të...

Pas denoncimit në Rai3, zbarkon në SPAK sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë

Pas publikimit të dokumentarit nga Rai3 si i implikuar në paktin e emigrantëve në marrëveshjen Rama-Meloni, Engjëll Agaçi është paraqitur mëngjesin e sotëm në...

‘Mirror’: Shqipëria, destinacioni i ri mesdhetar me plazhet më të bukura në Evropë

Një vend dikur i ndaluar për turistët britanikë, tani i shndërruar në një nga pikat kryesore të udhëtimeve dhe i vlerësuar nga pushuesit falë...

Parashikimi i motit për fundjavën, si do të ndryshojnë temperaturat

Meteorologu Hakil Osmani ka bërë parashikimin e motit përgjatë fundjavës në vendin tonë dhe në rajon. Gjatë ditës së sotme vendi ynë do të jetë...

A duhet t’ua shposh veshët bebeve?

Ka shumë diskutime dhe teori për këtë temë, pasi shumë prindër vendosin që në një pikë të vendosin vathë në veshët e fëmijëve edhe...

Lajme të tjera

Web TV