“I bëjnë mirë familjes”/ Balla merr në analizë fjalimin e Ramës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar fjalimin e kryeministrit Rama në Kongresin e Partive Socialiste Europiane në Berlin.

Balla tha se Rama kërkoi më shumë solidaritet brenda familjes europiane për momentet e vështira.

“Ky është Kongresi i Partive Socialiste dhe Demokrate në të gjithë Europës të cilat kanë në themel të tyre solidaritetin. Besoj që të gjithë e dimë që në momente të vështira sikurse ka qenë pandemia, tërmeti dhe tani agresoni rus kundër Ukrianës, kërkojmë më shumë solidaritet dhe apeli i Ramës ishte pikërisht që kohët e vështira kërkojnë më shumë solidaritet. Apele të tilla i bëjnë mirë familjes së madhe europaine”, u shpreh Ballan ë Euronews.

“E para e gjithë Europa po përballet me një valë inflacioni luftë dhe nuk ka një moment të ngjashëm që nga Lufta e Dytë Botërore dhe duhet të bashkëpunojmë për mekanizma të përbashkët të tejkalimit të kësaj situate të vështirë. Inflacioni i luftës është ai që ka shkaktuar rritjen e çmimeve, çmimi i energjisë është një sfidë e përbashkët dhe çmimi i naftës dhe gazit.  Në këtë kontekst apeli është solidaritet”, tha më tej Balla.

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kongresin e Partive Socialiste Europiane në Berlin u fokusua tek kriza energjitike. Rama kërkoi mbështetje për ta kapërcyer këtë situatë, ndërkohë që përmendi pandeminë si një periudhë shumë të vështirë që fillimisht morëm mbështetje nga Turqia.

Të fundit

Ndryshimet klimatike, ekspertja: Shqipëria preket më shumë se çdo vend i Europës

Ndryshimet klimatike kanë ngritur alarmin mes ekspertëve për të gjetur zgjidhjet që do të ulin pasojat që mund të...

Ambasadori i Rusisë në Tiranë largohet nga Shqipëria, ja kush e zëvendëson

Ambasadori i Rusisë në Shqipëri, Mikhail Afanasiev ka përfunduar sot misionin e tij diplomatik dhe është larguar drejt Moskës. Lajmin e bën me dije Ambasada...

Ishte duke punuar në një kantier ndërtimi në Itali, 18-vjeçari shqiptar plagoset rëndë

Një punëtor 18-vjeçar me origjinë shqiptare ka mbetur i plagosur rëndë pasi ka rënë nga një lartësi prej rreth 10 metrash. Ngjarja ka ndodhur...

Ky është efekti surprizë që ka televizori te cilësia e gjumit dhe hormonet tuaja

Sipas Zyrës për Statistikat Kombëtare në Mbretërinë e Bashkuar, një person sheh afërsisht dy orë e 17 minuta televizor në ditë. Por, pak e...

Pse Micotaqis duhet ta pranojë dorën e shtrirë të Ramës!

Nga Dritan Hila Po bëhet gati një vit që Greqia nuk e pranon dorën e shtrirë të Ramës, me gjithë insistimin e tij. Mbase fodullëku...

Lajme të tjera

Web TV