Foto-Sot, analist kritik i politikës/ Si dukej ish-këshilltari i Majkos 34 vite më parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fjala.al, prej ditësh tashmë sjell foto të vjetra të personazheve të njohur të medias, kulturës, sportit, etje, duke sjellë ‘copëza’ të jetës së tyre, dikur dhe sot.

Personazhi i radhës është Lorenc Vangjeli, gazetari, analisti, reportazhisti, editorialisti, autori i disa romaneve dhe qindra shkrimeve politike.

Fotoja është shkrepur rreth 34 vite më parë, kur ai ishte vetëm 19 vjeç.

Vangjeli, megjithë jëtëshkrimin e pasur në media, ai është përfshirë edhe në politikë, duke shërbyer si këshilltar në disa institucione të rëndësishme, ku mund të veçojmë atë si ish-këshilltarit të Ilir Metës dhe Pandeli Majkos.

Nga viti 1997-1998 ai ka qenë Këshilltar politik pranë Këshillit të Ministrave, Komisioni për Kushtetutën e Re.

Nga viti  1998-1999 ka qenë këshilltar politik dhe zëdhënës i kryeministrit Pandeli Majko.

Nga viti 2000-2001, këshilltar politik pranë ministrit të Drejtësisë.

2002 Këshilltar politik pranë kryeministrit.

Dhe nga 2003-2005 ka shërbyer si këshilltar politik pranë Ministrit të Mbrojtjes.

2011-2015, ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës. Dhe nga 2013-2017 – Këshilltar politik pranë Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta.

Ndërsa kontributi në media është shumë më tepër se kaq.

Lorenc Vangjeli e ka nisur me Gazetën “Zëri i Rinisë” në vitin 1992, kur sapo ishte diplomuar. Më vonë ai ka punuar në një sërë gazetash si “Koha Jonë”, Gazeta “Aleanca”, Gazeta Shqiptare,  analistë dhe ish redaktor i të përjavshmes revistës MAPO. Autor dhe drejtues i emisionit Java në RTSH, Televizioni Klan, etj.

Krahas kësaj Vangljeli, publikon në median e shkruar dhe atë elektronike editorialë të ndryshëm, në të cilët përgjithësisht komenton politikën e ditës.

Si një vëzhgues i kujdesshëm ai merr pjesë rregullisht në debatet mediatike në lidhje me temat më kritike të aktualitetit shqiptar.

Lexo edhe :  “Lufta” e Trump me tarifat, sa rrezikohet Shqipëria?

 

 

 

Të fundit

Lufta e ftohtë, tragjedia e ortekut dhe misteri i Mehmet Shehut

Nga Kol (L) Prof. Myslim Pasha* Lufta e Ftohtë ishte një gjendje e tensioneve politike dhe ushtarake pas Luftës së...

Derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani, policia publikon masat dhe rrugët e bllokuara

Në prag të zhvillimit të derbit të kryeqytetit Tirana-Partizani, që do të luhet në stadiumin “Arena Kombëtare”, Policia e Tiranës ka dalë me një...

Mbërrin në Durrës anija e parë muze që lëviz nëpër botë

Anija e parë muze në botë, “Art Explora”, ka mbërritur në Portin e Durrësit, si pjesë e një turneu kulturor mesdhetar që do të...

Pranvera në dy realitete, dielli i Tiranës dhe bora e Korçës

Pranvera e këtij viti ka mbërritur në Tiranë, ku gjithçka ndriçon nga dielli dhe çdo ditë e më shumë njoftohet largimi i dimrit. Ditët...

Humbjet miliarda dollarë nga SHBA, Elon Musk i kërkon Trump zero tarifa për Europën

Presidenti i SHBA, Donald Trump thotë se është i gatshëm të bisedojë me Kinën dhe BE-në, por më parë aleatët dhe kundërshtarët më parë...

Lajme të tjera

Web TV