Këlliçi për Tiranën? Deputeti: Kam derdhur djersë për mandatin!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Belind Këlliçi ka vendosur të hyjë në procesin e primareve për të kandiduar nën logon e koalicionit opozitar përballë Veliajt për Bashkinë e Tiranës.

Këlliçi është kandidati i parë brenda opozitës që hyn në procesin e primareve dhe është gati të lërë mandatin e deputetit për të garuar përballë Velajt.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me “Log.” ai sqaroi pse e shpalli kandidaturën pikërisht një orë pas firmosjes së marrëveshjes PD-PL.

Këlliçi: Nuk ka lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes. Unë kërkova paradite që të shpallja kandidaturë. Për mos i paraprirë marrëveshjes, kam pritur me deklaratën gati për ta bërë deri sa mbaroi konferenca. Nuk ka lidhje.

Deputeti theksoi se ka padurim nga ana e tij për të rrëzuar Erion Veliajn në Tiranë.  Vendimin për të kandiduar në bashkinë e Tiranës, tha se e mori në 10-ditëshin e fundit pas takimeve me demokratët.

Këlliçi: E kam ndarë mendjen dhe çështja e fundit që kam pasur problem është mandati. Unë kam derdhur shumë mund dhe djersë por gjykoj se ky është një moment historik për të rrëzuar një model që është krijuar me Erion Veliajn.

Por a është një kandidaturë politike si e Këlliçit më e avantazhuar në Tiranë në raport me dikë nga shoqëria civile apo jo politikisht aktiv?

Këlliçi: Një model si Erion Veliaj përballë, tërësisht politik, që në fakt tentoi të hynte si pjesë e shoqërisë civile dhe u fut në PD, ne duhet t’i përballemi politikisht. Kjo është një betejë politike. Gjykoj se kushdo që pretendon se përballja me Veliajn nuk është politike, nuk është i sinqertë.

Vendimi i Këlliçit për të hyrë në garën për Bashkinë e Tiranës erdhi 24 orë pasi Partia Demokratike hapi procesin e primareve për bashkinë e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit. Emrat zyrtar të opozitës për këto 3 bashki pritet të zgjidhen brenda muajit nëntor. Ambicien për të garuar në procesin e primareve brenda PD e ka shprehur edhe mjeku Ilir Alimehmeti, ish-deputeti Gert Bogdani dhe aktori Julian Deda.

Të fundit

Apple pranë marrëveshjes me OpenAl, ChatGPT do të integrohet në Iphone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do të shtoë ChatGPT-në në...

Takimi me emigrantët në Athinë/ Pse nuk u takua me zyrtarët grek? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për emisionin “Opinion”, lidhuer me takimin e shqiptarët që jetojnë në Greqi, i cili solli reagime të politikës dhe...

Si janë raportet midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për një emision televiziv ndër të tjera foli edhe për raportet e qeverisë shqiptare me atë...

Ekspertja: Vizita në Athinë, më e suksesshmja për Ramën. Ishte në nivelin më të lartë

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enida Bozheku e cilëson vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë si më të suksesshmen në këto vite që është...

“Do të të laj…”, me kë e ka Xhensila Myrtezaj?

Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media por...

Lajme të tjera

Web TV