test

I etiketuan si kriminelë/ Shqiptarët në Britani, protestë kundër poshtërimit të tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Emigrantët shqiptarë në Britaninë e Madhe janë kthyer në lajmin kryesor të mediave ditët e fundit pas deklaratave të disa zyrtarëve që i kanë etiketuar si kriminelë.

Polemika të shumta u krijuan pas reagimit të kryeministrit Edi Rama ndaj deklaratave të ministres së Brendshme britanike lidhur me përfshirjen e emigrantëve shqiptarë në veprimtari kriminale.

Të indinjuar nga këto përcaktime, emigrantët shqiptarë kanë paralajmëruar një protestë të madhe në kryeqytetin e Mbretërisë së Bashkuar më 12 nëntor ora 10:30 me kohën lokale.  Protesta do të bëhet në “Ëestminster Bridge”.

Pak ditë më parë, sekretarja e brendshme e Britanisë së Madhe, Suella Braveman ngriti alarmin për emigrimin e shqiptarëve drejt Mbretërisë së Bashkuar, duke i etiketuar si kriminelë. Fill pas kësaj deklarate, prestigjiozja britanike DailyMail, zhvilloi një intervistë me disa shqiptarë në lagjen e tyre në Britani. Në intervistë, ata shprehën ankesa kundrejt qeverisë britanike për gjuhën raciste dhe etiketimet e përdorura kundrejt tyre duke i përcaktuar si “kriminelë” apo “gangsterë”.

Ata thanë se ishin larguar nga Shqipëria për një jetë më të mirë në Britani për të punuar shumë dhe për të paguar taksat që u takojnë, ndërsa këmbëngulnin se nuk pretendonin përfitime të paligjshme.

Të fundit

Në Tiranë nuk ka më qira mujore nën 350 euro, një nga zonat është më e mbivlerësuara

Të dhënat që vijnë nga agjentët imobiliarë në treg flasin se në Tiranë nuk gjen më një banese me...

52 vite mjek i minatorëve në Memaliaj; nuk u largova as kur më kërkuan në Tiranë

Lindur më 17 qershor 1948 në Salari të Tepelënës, Sefer Xhaferr Shehu studioi për mjekësi, dhe pas diplomimit në korrik 1971, filloi punë në...

Se si partitë e ekstremit të djathtë joshën votuesit e rinj në të gjithë Evropën

Albena Azmanova   Nuk ishte befasi që partitë e ekstremit të djathtë dolën mirë në zgjedhjet evropiane – sondazhet e kishin parashikuar vazhdimisht triumfin e tyre....

Anticikloni/ Këtë javë priten ditë të nxehta, termometri do shënojë deri në 43 gradë

Për javën që presim përpara: vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike kjo dhe për shkak të depërtimit të masave ajrore...

Presidenti i Shqipërisë mbështet Planin e Paqes për Ukrainën

Në samitin e paqes për Ukrainën në Zvicër, Presidenti i Shqipërisë mbështeti planin e propozuar nga Ukraina, duke theksuar rëndësinë e një procesi të...

Lajme të tjera

Web TV