Largimi i të rinjve, Rama: S’ua mbyllim dot dyert, nuk është faji i politikanëve!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama është ndalur sërish te debati i këtyre ditëve që është emigrimi masiv i shqiptarëve.

Në fjalën e tij, nga Kamza, Rama theksoi se nuk ka asnjë lloj politike në botë e cila mund të ndalë lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Ai theksoi se jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën ka lëvizje të qytetarëve nga një shtet në tjetrin.

Ndërkohë kreu i qeverisë theksoi se pavarësisht se nuk ka respekt për kundërshtarët e tij politikë, as ata nuk e duan largimin e shqiptarëve, por as ata nuk do të mund t’i mbyllnin derën lëvizjes së lirë.

Ka shumë rëndësi fjala dhe citimi korrekt. Largimi i të rinjve nuk është sot një trend në të gjithë Europën, ky është një trend historik që të gjithë e kanë kaluar. Është shumë e thjeshtë por dhe shumë sipërfaqësore që largimet gjatë këtyre 30 vjetëve po vijnë si rezultat i politikës së degjeneruar. Asnjë lloj politike, apo skuadre politike, dhe ju e dini shumë mirë që unë nuk kam respekt për ata që ishin para nesh, por asnjë skuadre politike nuk do të kishte mundur dot dhe të mbyllte derën dhe që shqiptarët t’i mbante këtu. Këtu në një periudhë kohe të shkurtër dhe për historinë 20-30 nuk janë një periudhë e gjatë që të bëhej si Gjermania, Britania, Zvicra, kjo nuk është e mundur , se potë ishte e mundur do të kishte ndodhur diku tjetër. Nëse këtu do ta kishin fajet politikanë e poshtër, me siguri në vendet e tjera do të kishin dalë udhëheqës që do ta kishin frenuar këtë lloj trendi, por kjo nuk ka ndodhur. Ne flasim sot për të rinj që ikin nga fshati. Më tregoni një vend sot në BE, kur të rinjtë nuk ikin nga fshati. Kjo është gjëja më normale, sigurisht diku më shumë, diku më pak patjetër. Më tregoni një vend pas vitit 90-të që nuk ka patur largime masive. Mos harrojmë që vendet e tjera nuk dolën nga izolimi total si ne, me të vërtetë vendet ish-komuniste nuk e kishin rrugën e hapur për të shkuar në perëndim, por e kishin rrugën e hapur mes vetit, kështu që largimet i kanë bërë me kohë e me vakt, ndërkohë që ne u mbyllëm për 50 vjet brenda, na u hodh çelësi në det, mbasi kishim qenë më parë një popull mbas migrimit. Shqiptarët kanë migruar gjithmonë, atyre ju ndërpre migrimi nga komunizmi. Sigurisht që kur vendi është në këtë trend, ndodh një proces humbjeje i një pjese të rëndësishme të veta në burimet njerëzore, po mos ishin njerëzit që kanë migruar Shqipëria nuk do të ishte gjallë këtu. Ju thashë unë nuk kam respekt për ata që ishin para nesh, por mos harroni se si e nisi Shqipëria në nivelin ekonomik. Këtu në Kamëz nuk ka patur asgjë. Kur filloi ngulitja e familjeve këtu ishte një pamje e frikshme, e mbushur fusha me qese plasmasi, me tenda plasmasi, nuk kishte asgjë. Po të shikosh këtu, si ju duket ju? Ju duket një vend që në 30 vjet ka ndenjur kot, mendoj që jo. Kemi dalë nga një sistem ku ne ishim larva. Të gjitha këto kanë rëndësi, nuk ndërtohet me inat shteti, nuk ndërtohet se do ti sot dhe s’ka”, tha Rama.

Të fundit

Përmbytjet në Emiratet e Bashkuara Arabe/ Shkon në 20 numri i viktimave

Përmbytjet në Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë shkaktuar 20 viktima, raporton BBC. Përmbytjet bënë që të ndërpriten fluturimet në aeroportin...

Media amerikane: Ksamili, vendpushimi mesdhetar i ngjashëm me Maldivet

Për shkak të fluturimeve të pakëndshme dhe të shtrenjta në distanca të gjata në Maldive, britanikët po shfaqin më shumë hezitim për të udhëtuar. Harrojini...

VIDEO/ Rama publikon pamjet, ja si duket spitali i Mirditës pas rikonstruksionit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga transformimi i spitalit të Mirditës. Spitali i është nënshtruar një rikonstruksioni jo vetëm në fasadën e jashtme,...

Pse disa shtete po vendosin ligjin për të mos iu përgjigjur shefave pas orarit të punës

Quhet “e drejta për t’u shkëputur” dhe tashmë ka disa shtete që kanë të miratuar një ligj që të lejon të mos u përgjigjesh...

Turqia nuk gjen qetësi/ Zgjohet nga lëkundjet e tërmetit

Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë i shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin ditës së sotme në Turqi. Konkretisht lëkundjet u ndien rreth 50 minuta më...

Lajme të tjera

Web TV