Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Ikja e deputetëve “allafrënga” të listës Basha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy deputetët e PD-së, Grida Duma dhe Alfred Rrushaj, dorëzuan mandatin e deputetit njëri pas tjetrit, pa u mbushur 24 orë. Arsyet subjektive që dhanë për të mos qenë më deputetë më shumë tregon situatën e rëndë që po kalon PD-ja, sesa një vendim personal. A priten ikje të tjera?  

 Në 32 vite Parlament pluralist, nuk ka ndodhur kurrë që dy deputetë të japin dorëheqje në më pak se 24 orë. Dorëzimi masiv i mandateve nga deputetët e LSI-së dhe Partisë Demokratike të Lulzim Bashës në shkurt të vitit 2019 nuk ngjajnë me situatën aktuale ku befas dy deputetëv të PD-së refuzojnë të jenë ligjvënës në Parlamentin e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Alfred Rrushaj i pari dhe Grida Duma kanë dorëzuar dorëheqjen e tyre nga mandati i deputetit. Në mbrëmjen e të hënës, Rrushaj njoftoi, që për arsye personale ka dorëzuar dorëheqjen nga mandati i deputetit të Partisë Demokratike. Dhe vetëm dje në mëngjes e dyta ka qenë Grida Duma. Kjo e fundit ka qenë një deputete aktive në komisionet parlamentare edhe në Parlamend, por edhe jashtë saj. Dukej sikur Duma do të kishte një vijimësi në politikë, por njoftoi dje se heq dorë për t’ju detikuar televizionit, një punë që do e bëj për herë të parë. Por çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Enkelejd Alibeajt e Sali Berishës. Në këtë PD jo vetëm që po përplasen dy rryma, por tashmë nga “Grupimi Basha” që ia ka deleguar atributet e kryetarllëkut Alibeajt po i largohen deputetët. Të dy deputetët që dorëzuan mandatin njihen si prurja e Bashës në PD. Në fakt ikja e dy deputetëve thuajse në të njëtën kohë tregon krizën e madhe brenda opozitës, por njëkohësisht edhe lëvizjet taktike të disa deputetëve të cilët duan të ikin në një hapitat që më së paku nuk sjell pushtet dhe njëkohësisht vë në dyshim edhe ekzistencën si subjekt politik. Rrymat brenda PD-së të përfaqësuara nga kahët e kundërta tashmë Berisha-Basha, po mbajnë opzitarizmin në një situatë muçali ku asgjë nuk lëviz. Për momentin duket se nuk do të ketë largime të tjera, por kjo situatë mund të ndryshojë pas rezultatit të zgjedhjeve lokale, ku nëse PD njeh humbjen e rëndë, atëherë qenia deputet në një forcë politike të rrënuar nuk është as vlerë dhe as post. Opzitarizmi duhet të rishpikë veten dhe duke ndjerë rrezikun që mund të ngjajë të ikurit e tanishëm mund të kthehen si “shpëtimtar” të së ardhmes, por edhe kjo mundësi ka pak gjasa të zhvillohet, për aq kohë sa dy rrymat në kupolën drejtuese nuk i përgjigjen kërkesave të bazës, që gjithsesi është shumë më e bashkuar dhe më e qetë se drejtuesit e partisë.

Lexo edhe :  "Shqipëria drejt BE në 2030''/ Spiropali: Procesi i negociatave do forcojë drejtësinë

Dorëheqja e Grida Dumës

Në një dalje për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Duma që në nisje të fjalës së saj se kishte dorëzuar zyrtarisht mandatin. Në një fjalim tepër të zgjedhur, duke mos i fshehur emocionet, Duma tha se një gjë nuk ia fal politikës së llumit, se me deklaratat kundër saj është prekur djali i saj. “Pak çaste më parë kam dorëzuar formalisht dhe zyrtarisht shkresën për lënien e mandatit të deputetes. Pas një reflektimi të gjatë, për të bërë të duhur për partinë time dhe votuesit që përfaqësoj, ky është vendimi i duhur. Mendoj se në politikë fatet individuale vlejnë të konsiderohen dhe rimendohen vetëm kur shkojnë në një kahje me fatet e njerëzve që përfaqësojmë. Kurrë e kundërta, megjithëse është bërë. Fati i njerëzve që përfaqësoj është misioni që zgjodha. Më e thjeshta do të ishte që të kisha qëndruar. Ka nga ata që po presin skutave të përgjojnë për shansin e tyre të humbur t’i ndrijnë parave. Mund të qëndroja thjesht për të mbijetuar, mund të bëja sikur nuk e shoh luftën e jashtme, por shumë vite në politikën e vijës së parë, nuk i jam larguar përgjegjësisë dhe as betejës, madje kam qenë e para”, tha Duma. Ajo shtoi se asnjëherë nuk i është larguar përgjegjësisë. “Nuk i jam larguar përgjegjësi edhe kur më kanë goditur personalisht, mjerisht sepse nuk gjetën dot një aferë korrupsioni, një nderje duarsh. Jam sulmuar na hiena që të më brejnë personalit. Sot do t’ju them që ka një gjë që nuk do ja fal kurrë politikës llumi që ndoshta do jetë pengu, goditja që më bënin mua në brez, godiste pandërprerë tim bir, nuk e kam falur kurrë dhe as nuk do t’ja harroj politikës së llumit dhe shpresoj të ketë qenë një mësim për të. Herë pas herë dalin me fytyrën e ngrirë sikur po shpikin rrotën. Do t’i shfaqen edhe atij fytyra të atyre të korruptuarve të nginjur.”, tha Duma. Grida Duma ka lënë dje mandatin e deputetes që e mori nga zgjedhjet e 25 prillit 2021. Përpara se të dilte në një konferencë për shtyp, ajo i ka dërguar një letër kryetares së Parlamentit, ku e ka njoftuar për vendimin që ka marrë. Në të njëjtën kohë, ajo ia ka çuar letrën edhe kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj si dhe ka vënë në dijeni sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit, Genci Gjonçaj.

 

Të fundit

Përse abuzimi verbal është po aq i keq sa ai fizik

Fyerjet, ofendimet, të bërtiturat, fajësimi, kërcënimi, vënia në lojë, kritikat ose poshtërimi mund të jenë po aq të dëmshme...

Si të zgjidhni ngjyrën e duhur të flokëve bazuar në lëkurën dhe llojin tuaj të flokëve

Nëse po mendoni për një ngjyrë të re flokësh, ose thjesht dëshironi të ndryshoni tonin që keni, është më e lehtë të veproni nga...

NASA, ekspozitë për ndryshimet e vazhdueshme që përjeton Toka

Muzeu Kombëtar “Smithsonian” për Historinë e Natyrës çeli në tetor ekspozitën e agjencisë hapësinore NASA për informimin për Tokën. Siç njofton korrespondenti i Zërit...

Prindërit më perfektë të zodiakut i përkasin këtyre shenjave!

E keni pyetur ndonjëherë veten nëse janë pikërisht disa shenja të horoskopit që janë prindër më të mirë se të tjerët?  Epo kjo pyetje...

“Më shkulej mishi nga trupi!”/ Dëshmia rrënqethëse: Ja si më torturonte policia serbe

Hysen Kryeziu, ish aktivist për të drejtat dhe liritë e Kosovës nën pushtimin serb, sot mësues, drejtues i një organizmi që merret me dëshmorët...

Lajme të tjera

Web TV