“Shaj e mallko”/ Ramën nuk e mbajnë nervat, krahason opozitën me gomaricat e Faik Konicës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I ashpër ka qenë Edi Rama në përgjigjen e tij kundër opozitës për sa i përket debatit për Portin e Durrësit. Ai e krahasoi opozitën me “gomaricat e Faik Beut”.

Duke cituar pjesë nga njëra prej “4 përrallave të Zullulandit”, të Faik Konicës, në fragmentin “Një Ambasadë e Zulluve në Paris”, ku flitet për gomaricat, Rama tha se i gjithë katundi politik dhe mediatik të bashkohet, projekti për ndërtimin e Portit të Ri të Durrësit nuk mund të zhbëhet.

“Shqiptarët dhe durrsakët do të kishin të ardhura të mëdha, bilanci i pagesave do të ishte influencuar për mirë. Po më mirë vonë se kurrë dhe ja, vonë, por do të kemi një investim në masë dhe në impakt ekonomik sesa Porto Montenegro. E kam të vështirë të gjej paqen, nuk keni si ta dini sesi njeriu mund të jetë krejt ndryshe nga ju. Punët janë të ndyra të ashpra. Jeni mësuar të vini vërdallë si gomaricat e Faikut. Si luftoni për darën ju o trima, kur shkulni gozhdën ju mbetet vrima. A do qumësht a do dhallë, gomaricat vijnë vërdallë. Dandi Dandi, kandi randi, rroftë e qoftë Salillandi. Rroftë soji dhe sorrollopi i gomaricave politik dhe mediatik tëe mblidhen dhe të hidhen përpjetë dhe nuk ka shans që t’ja heqë njeri Durrësit këtij investim strategjik. Me votën e tyre, ne në këtë sallë jemi shumicë, dhe ju dhe në atë Muço Gagaçupo, quhet në shqip “Lidhja e të Poshtërve”, “Aleanca dei Mascalconi”.-tha Rama. 

Të fundit

Mami Kiara na prezanton “soundin” më të bukur në botë! (Video)

Vetëm pak ditë më parë dyshja e shumë përfolur e shtypit rozë Kiara Tito dhe Luiz Ejlli u bënë...

Një thirrje për të pranuar Shqipërinë si fqinje dhe mike

Nga Mero Baze Ndërkohë që fjalimi i Edi Ramës sapo kishte përfunduar në ballkonin e një apartamenti në Acharnon, një nga bulevardet kryesore të Greqisë,...

“Të lanë në mëshirën e Elisës…”/ Takimi i Ramës në Athinë, Berisha nuk ndal sulmet

Në fjalimin e tij para mbështetësve tek Rruga e Shpresës, Sali Berisha nga “arresti shtëpiak” ka komentuar mitingun e Ramës në Athinë. Berisha shprehet se...

Apple dhe OpenAl pranë marrëveshjes që do të integrojë ChatGPT-në në iPhone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do ta shtoj ChatGPT-në në iPhone përmes iOS 18. “Apple po...

Meta i drejtohet Biden përmes medies amerikane: Mos harroni Shqipërinë dhe rajonin

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një interviste për medien amerikane Fox News, i ka kërkuar presidentit të SHBA Joe Biden që...

Lajme të tjera

Web TV