Emrat/ Hidhet shorti për KED, zgjidhen 9 anëtarët e rinj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është hedhur ditën e sotme në institucionin e Presidentit i Republikës shorti për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Rifomartimi i KED do të jetë për të gjithë vitin 2021. Në short ishin kandidatët e sjellë nga Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Dy anëtarët e Gjykatës Kushtetuese në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi u zbuluan të parët. Mësohet se për vitin e ardhshëm, anëtarë të KED-së do të jenë Marsida Xhaferllari dhe Elsa Toska. Anëtare zëvendësuese në KED si përfaqësuese e Gjykatës Kushtetuese është shortuar Fiona Papajorgji.

 

Ndërkohë që Ervin Pupe është zgjedhur përfaqësuesi i Gjykatës së Lartë, ndërsa Ilir Panda anëtar zëvendësues.

Adnan Xholi zgjidhet anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi si përfaqësues i Prokurorisë së Përgjithshme. Anëtar zëvendësues është zgjedhur Kujtim Luli.

Anëtarët përfaqësues nga Gjykatat e Apelit në KED janë zgjedhur Astrit Kalaja dhe Elona Toro. Anëtari zëvendësues do të jetë Zegjine Sollaku.

Gjon Fusha dhe Genti Xholi do të jenë anëtarët për vitin 2021 në KED si përfaqësues të Prokurorive të Apelit. Ndërsa goglat zgjodhën Kleant Zekën si përfaqësues zëvendësues.

Anëtari i fundit, përfaqësues nga Gjykatat Administrative, është zgjedhur Rilinda Selimi, ndërsa zëvendëse do të jetë Gentiana Xhelili.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është një organ kolegjial, i përbërë nga 9 anëtarë me një mandat 1 vjeçar, dhe është përgjegjës për vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe për Inspektor të Lartë të Drejtësisë.  Riformatimi i KED bëhet shumë i rëndësishëm në këtë moment pasi pritet që të ecet  para me plotësimin e Gjykatës Kushtetuese.

Para pak ditëve u hodh një tjetër hap i rëndësishëm në drejtim të plotësimit të Gjykatës Kushtetuese. Pas përfundimit të kontrollit mbi kandidatët, Këshilli i Emërime në Drejtësi mori vendimin brenda pak ditëve në Kuvend dhe Presidencë tre emrat e të kualifikuarve për të vazhduar garën. Kjo procedurë pritet të zhbllokojë ngërçin në Kushtetuese.

Lexo edhe :  Emrat/ Qeveria nis zëvendësimin e ambasadorëve

Tre kandidatët që plotësojnë kriteret janë Sonila Bejtja, Altin Binaj dhe Aleksandër Toma, që ishin miratuar më herët. Presidenti dhe Parlamenti tashmë duhet të përzgjedhin nga një emër nga lista me 3 kandidatë të propozuar nga KED për të plotësuar vakancat për Gjykatën Kushtetuese.

Të fundit

Leipzig triumfon ndaj Frankfurt dhe fiton Kupën e Gjermanisë në vitin e dytë radhazi

Leizpigu për të dytin vit radhazi fitues i Kupës së Gjermanisë. Klubi gjerman në pronësi të markës së famshme...

Basha: U tërhoqa se nuk doja luftë, PD do të bëjë ndryshimin me mbështetjen e SHBA

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë në Lezhë, ku është shprehur se tërheqja e tij nga politika, u bë...

Aksidenti në Rrëshen, shkon në 7 numri i të plagosurve, mes tyre 3 fëmijë

Është rritur numri i të plagosurve nga aksidenti i rëndë i regjistruar mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit në zonën e Rrëshenit ku...

Rrëzohet te Mali i Robit, humb jetën turistja polake

Një shtetase polake 83-vjeçare në afërsi të një hoteli në Kavajë është rrezuar aksidentalisht në trotuar dhe për pasojë ka humbur jetën. Pas rrëzimit në...

Tjetër “divorc” tek Los Blancos, Hazard do të largohet nga klubi në fundin e këtij sezoni

Në një ditë me lamtumirë “yjesh”, surpriza vjen nga Spanja: Eden Hazard largohet nga Reali i Madridit. Marco Asensio ishte i pari, më pas...

Lajme të tjera

Web TV