Balluku: Në kulmin e krizës energjetike, mbrojtëm biznesin e vogël dhe atë të mesëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvëndëskryeministrja Belinda Balluku, në cilësinë ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës mbajti këtë të enjte një takim përfaqësues të prodhuesve të energjisë elektrike, bizneseve të lidhura në tensionin e mesëm dhe atyre në tregun e lirë të energjisë.

Në fjalën e saj Balluku shprehu falënderimet për kompanitë e prodhuesve të energjisë, për të cilat tha se së bashku me qeverinë ndihmuan në përballimin e krizës energjitike.

Ajo tha se kriza në kulmin e thatësirës 2021-2022 u përballua me sukses dhe qeveria mbrojti biznesin e vogël dhe biznesin e lidhur në tensionin e mesëm nga rritja e çmimit të energjisë.

“Të gjithë së bashku ne kemi arritur që ta përballojmë krizën. Një vend i vogël në kulmin e thatësirës 2021-2022 ne jemi përballur me një situatë që kishim vite me të cilën nuk përballeshim dhe duke i bërë të gjitha forcat bashkë ia kemi dalë që edhe të mbrojmë biznesin e vogël edhe të mbrojmë biznesin e lidhur në tensionin e mesëm”, Balluku.

Të fundit

1 në 3 shqiptarë jeton në kushte të vështira ekonomike, theksi te të moshuarit

Një në tre shqiptarë jetoi në kushte të vështira ekonomike gjatë vitit të shkuar. Kjo, sipas Avokatit të Popullit,...

Kancelari i ri gjerman: Do të ndërtojmë ushtrinë më të fortë në Evropë!

“Rishikimi i politikave dhe prioritetet e reja, që synojnë ripërtëritjen e premtimit të prosperitetit për të gjithë përballë sfidave të mëdha”. Ky ishte mesazhi...

“Jam bërë vegjetarian”, Alizoti pendohet për deklaratën “do e ha të gjallë Ramën”

Tomor Alizoti është kthyer në ‘vegjetarian’ pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit. Teksa po i drejtohej selisë blu për takimin...

Deve dhe Tesla Cybertruck të kuqe, pritja madhështore e Trump në Katar

Presidenti Donald Trump u prit ngrohtësisht në ndalesën e dytë të udhëtimit të tij katër-ditor në Lindjen e Mesme, teksa mbërriti në Doha të...

Noka akuzon qeverinë: U blenë karta me 10 mijë euro që qytetarët të mos shkonin në votime

Flamur Noka duket se nuk e ka kapërdirë dot këtë humbje të thellë të PD-së në zgjedhjet e 11 majit, duke ngritur akuza për...

Lajme të tjera

Web TV