Aksi nacional Korçë – Pogradec është përfshirë nga mjegulla e dendur e cila ka vështirësuar qarkullimin e mjeteve ku për shkak të dendësisë shoferët janë detyruar të ulin shpejtësinë.
Sipas informacioneve, mësohet se ky fillim janari ka pasur fluks të mjeteve në këtë aks në drejtim të Korçës qytet i cili vijon të presë qindra vizitorë ndaj dhe nga policia drejtuesve të mjeteve iu bëhet thirrje për të treguar sa më shumë kujdes,të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të ulin shpejtësinë.
Zona të ndryshme të juglindjes sidomos akset nacionale përgjatë një jave kanë patur prezencë të shtuar te mjegullës.