“Nuk di kush janë baballarët e vajzave”, rrëfimi i dhimbshem i 30-vjeçares që…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elsa Dhako, 30 vjeçe, nga qyteti i Pogradecit dhe nënë e tre fëmijëve përkatësisht 11, 7 dhe 5 vjeç ishte pjesë e emisionit “Historia ime” në Tv Klan, ku rrëfeu për jetën ek st remisht të vështirë që ka kaluar.

Ajo tregon se i është futur rrugës së sh itjes së trupit e detyruar nga rrethanat. Kishte një djalë nga martesa e parë dhe duhej të kujdesej për të.

Ishte mes katër rrugëve, pa shtëpi dhe nuk kishte para as për të ngrënë bukë. Kështu u detyrua që tek lokali që punonte si kamariere të ushtronte atë. Elsa tregon se nuk e di as kush janë baballarët e dy vajzave që ka.

Mirela Milori: Kalon më nga ai lokal?

Elsa Dhamo: Jo nuk kaloj, as nuk ia hedh sytë fare.

Advertisements

Mirela Milori: Po ish-pronaren?

Elsa Dhamo: Jo fare, sepse e di se çfarë kanë bërë me jetën time. Unë kam rënë në duart e gabuara dhe nuk më bën përshtypje ta takoj.

Mirela Milori: Ushtrohej d hu në ndaj teje në atë periudhë?

Elsa Dhamo: Ushtronin forcë, shyqyr që nuk më ngelnin shenjë.

Mirela Milori: Mbante shumë vajza të tjera si ty?

Elsa Dhamo: Po shumë vajza, ka pasur vajza të moshës 12-13 vjeçe, i mbante dhe vazhdon akoma t’i mbajë. Kur shikoj një shoqen time më dh emb shpirti sa s’ka. Atë e ka përzënë e ëma dhe fle aty ku punon. U bë gati një vit që nuk dal më, jam shkëputur sepse më janë rritur fëmijët.

Mirela Milori: Po vajzat kur erdhën në jetë, gjatë kohës kur ti punoje aty?

Elsa Dhamo: Po kur punoja aty ngelesha shtatzënë.

Lexo edhe :  Luiz Ejlli sapo konfirmoi që do të jetë moderator i këtij emisioni? (Foto)

Mirela Milori: Kush është babai i tyre?

Elsa Dhamo: Nuk e di.

Mirela Milori: Ke ndonjë ide kush mund të jetë babai biologjik?

Elsa Dhamo: Jo.

Mirela Milori: Po nëna jote e dinte se ç’po bëje ti?

Elsa Dhamo: Po e dinte shumë mirë. Më ka thënë bëj ç’të duash ke jetën tënde. Prapë e dua se e kam nënë. Është martuar, por nuk më ndihmon aspak. Ne jemi 4 motra dhe një vëlla. Motrat janë në gjendje shumë të mirë, edhe vëllai po ashtu, ndërsa unë jo.

Të fundit

Emetimet e gazeve serrë mund të kërcënojnë funksionimin e satelitëve

Rritja e niveleve të emetimeve antropogjene të gazeve serrë në atmosferë mund të zvogëlojë numrin total të satelitëve që...

Muskujt artificialë pritet të heqin dridhjet e Parkinsonit

Dridhjet të shkaktuara nga Parkinsoni mund të eliminohen duke aplikuar aktuatorë të lehtë dhe të heshtur në gjymtyrët që veprojnë si muskuj artificialë, sipas...

Aktori i njohur amerikan, Simon Fisher Becker ndahet nga jeta në moshën 63-vjeçare

Aktori Simon Fisher-Becker, i njohur më së shumti për rolet e tij në “Harry Potter” dhe “Doctor Who”, ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare. Vdekja...

Kryesia e PL miraton vendimin, Ilir Meta garon për deputet në listën e hapur të Tiranës

Kryesia e Partisë së Lirisë miratoi sot vendimin e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për të kandiduar për deputet në listën e...

Ngjela: PS fitore të sigurt, Berisha non grata nuk vjen dot në pushtet!

Avokati Spartak Ngjela thotë se Sali Berisha nuk ka asnjë shans të vijë në pushtet, ndërsa thekson se ai është i shpallur non grata nga...

Lajme të tjera

Web TV