Rekord në Europë, temperaturat e janarit ekuivalente me mesataren e korrikut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse jemi në muajin janar, temperaturat kanë arritur nivelin më të lartë historik në shumë vende te Evropës.

Rekordet kombëtare kanë rënë në tetë vende dhe rekordet rajonale në tre të tjera.

Më konkretisht, në Varshavë dhe Poloni temperaturat kanë shënuar 18.9 gradë Celsius, ndërsa në Spanjë 25.1 gradë Celsius, 10 gradë Celsius më shumë se mesatarja. Moti i ngrohtë në Evropë vjen pasi Amerika e Veriut përballet me stuhi më të forta, ditë pas një krize vdekjeprurëse të ftohtë të dimrit që la më shumë se 60 të vdekur.

Temperaturat në Gjermani, Francë, Holandë, Lihtenshtajn, Lituani, Letoni, Republikën Çeke, Poloni, Danimarkë dhe Bjellorusi kanë thyer rekordet e mëparshme.

Në të njëjtën kohë, Evropa është duke u kërcënuar nga mungesa e borës në Alpe dhe akullnajat në zhdukje do të krijojnë mungesën e furnizimit me ujë në shumë vende.

Kujtojmë që në Spanjë, temperaturat e Ditës së Vitit të Ri ishin ekuivalente me mesataren e korrikut, duke e shndërruar atë në një nga vendet më të nxehta në Evropë.

 

 

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV