Vodhën shtëpinë e ish-shefes së kabinetit, nënë e bir dalin sot para gjykatës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nënë e bir, Rozeta dhe Havier Dobi dalin sot para trupës gjykuese për vjedhjen e shtëpive ku Rozeta punonte si pastruese. Ata dyshohet se kanë grabitur 4 banesa të familjeve VIP, përveç asaj të zyrtares Alda Klosi ku morën 120 mijë euro. 49-vjeçarja dhe djali i saj vodhën 120 mijë euro dhe bizhuteri me vlerë nga shtëpia e ish-shefes së kabinetit të ish.zv-kryeministrit Arben Ahmetaj. Rozeta Dobi, e cila punonte si pastruese në shtëpinë e Klosit, kishte fotokopjuar çelësat dhe bashkë me djalin e saj vodhën paratë dhe e inskenuan ngjarjen si një grabitje.

Përveç 120 mijë eurove, policia kreu një tjetër kontroll në banesën e 49-vjeçares një ditë më parë dhe iu gjeti në tubin e aspirimit 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat tashmë janë sekuestruar nga policia. Burimi i këtyre parave mendohet të ketë qenë nga grabitje të ndryshme të banesave nga të cilat, dyshja vidhte çdo gjë me vlerë. Nënë e bir dyshohen si hajdutët e shumë vjedhjeve të cilët ende nuk u është gjetur autori. Rozeta Dobi së bashku me të birin pasi vodhën paratë në banesën në rrugën e Kosovarëve, një zonë e shtrenjtë në kryeqytet, kanë blerë edhe 2 makina Benz, të cilat 23-vjeçari i reklamonte në rrjetet sociale.

 

Por përveç nënë e bir, në këtë ngjarje duket se e ka pësuar edhe ish-shefja e kabinetit të Ahmetajt, për të cilën prokuroria ka nisur një hetim për burimin e parave që ajo mbante në shtëpi. Klosi thotë se këto para i kishte të deklaruara dhe se i ka mbledhur për kurimin e xhaxhait të saj në SHBA.

Dinamika e ngjarjes, si u grabit ish-shefja e kabinetit të Ahmetajt

Gjithçka nisi pas denoncimit për vjedhjen e banesës te “Rruga e Kosovarëve” nga zyrtarja shtetërore Alda Klosi, të cilët duket se zbulimi i vjedhjes së shtëpisë i ka sjellë edhe pasoja hetimore. 120 mijë euro u referua se janë vjedhur në shtëpinë se Alda Klosi. Por shuma kap një vlerë shumë të lartë krahasuar me të ardhurat e saj si e punësuar në shtet dhe përse i mbante në banesë një shumë të tillë.

Lexo edhe :  Prifti ra nga çatia e kishës në Korçë! DETAJET e fundit për ngjarjen e sotme

Pastruesja e banesës së Klosit, Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier, prej të shtunës janë vënë në prangat e policisë dhe pritet që sot të dalin para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Të dy këta persona, nënë e bir, akuzohen se kanë vjedhur disa banesa, ku 49-vjeçarja punonte si pastruese. Policia bën me dije se gjatë kontrollit të banesën e dy të arrestuarve, janë gjetur të fshehura edhe te tjera para si dhe sende me vlere që kapin vlere të konsiderueshme në tubin e aspirimit të kuzhinës.

Sipas skemës së zbuluar nga policia, Rozeta e cila punonte si pastruese prej 20 vjetësh, në bashkëpunim me djalin e saj, vidhte të pasurit duke shfrytëzuar momentin kur pronarët nuk ndodheshin aty, përmes çelësit që kishte kopjuar. I biri i pastrueses reklamonte në rrjetet sociale jetën e tij të luksit, duke treguar para kesh, makina, varëse floriri e rroba të shtrenjta, por në rrethin e tij miqësor ai shprehej se makinat i kishte marrë me qira.

Ndërkohë banesa e fundit e grabitur nga nënë e bir me 120 mijë euro, i përket shefes së kabinetit të ish ministrit Ahmetaj, Alda Klosi. Burimet bëjnë me dije se policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet pasurore edhe për Klosin dhe mënyrën se si i ka siguruar të ardhurat në vlera kaq të larta.

Por vjedhja e shtëpive të zyrtarëve, prokurorëve, gjyqtarëve, deputetëve apo të afërmve të tyre nuk është denoncuar më herët. Të gjitha banesat që janë vjedhur në muajt e fundit dhe që kanë mbetur të pazbardhura janë në fokus të hetimeve, mbi dyshimin se mund të jetë autor dy të arrestuarit.

Të fundit

“Po bëni gjenocid!”/ Deputeti izraelit protestë në parlament, nxirret me forcë nga salla

Deputeti arabo-izraelit Ayman Odeh u përjashtua me forcë nga foltorja e Knesset-it pas një fjalimi të zjarrtë në të...

Kujdes nga kontrolli i tepërt ndaj fëmijëve, u shkaktoni atyre probleme psikologjike

Një prind shumë mbrojtës nuk është gjithmonë një prind që jep siguri. Këtë e sugjerojnë dy studime të fundit të realizuara nga Departamenti i Psikologjisë...

Manja: Shqipëria, epiqendra e noterisë botërore në 2026

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka njoftuar se në tetor të vitit të ardhshëm Tirana do të mirëpresë Asamblenë e Përgjithshme të Unionit Botëror...

Vrasja në Madrid/ Kush ishte këshilltari presidencial ukrainas Andriy Portnov

Derisa po shkonte për të hipur në veturën e tij të tipit, Mercedes, pasi i kishte lënë fëmijët në një shkollë ndërkombëtare afër Madridit,...

Izraeli akuza të forta liderëve perëndimorë/ Jeni në anën e gabuar të historisë!

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit britanik Keir Starmer, presidentin francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin kanadez Mark Carney. Në një video të publikuar në...

Lajme të tjera

Web TV