Dekoratat/ Presidenti Begaj i kthen ligjin e parë qeverisë: Cenon kushtetutën e rolin e..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i republikës, Bajram Begaj ka kthyer për rishqyrtim në kuvend ligjin “për dekoratat në republikën e Shqipërisë”.

Publikimi për kthimin e këtij ligji në kuvend është bërë ditën e sotme nga presidenca, duke e bërë këtë ligjin e parë që Begaj kthen se president.

Presidenti bën me dije se ka konstatuar së pari, mungesën e konsultimit të ligjit me Presidentin e Republikës, si palë e interesuar dhe organi i vetëm që përcakton Kushtetuta për dhënien e dekoratave dhe titujve të nderit.

Prandaj më datë2 0.12.2022, ai i është drejtuar Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku i ka kërkuar përcjelljen në formë zyrtare të projektligjit për mendim, si palë e interesuar.

Institucioni i Presidentit të Republikës, edhe pse është palë e interesuar në këtë proces, nuk është njoftuar zyrtarisht, nuk i është përcjellë për mendim projektligji përkatës dhe nuk është njoftuar për të qenë pjesë e procesit të diskutimeve në tërësinë e tij në shkelje të ligjit të sipërcituar dhe të procedurave parlamentare.

Presidenti thekson se sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhënia e dekoratave dhe e titujve të nderit është qartësisht një kompetencë kushtetuese e Presidentit të Republikës, si institucion i pavarur kushtetues.

“Në nivelin e përcaktimit si kompetencë kushtetuese, çdo ndërhyrje e mundshme për ndryshimin e saj, si në drejtim të zgjerimit apo të ngushtimit, mund të bëhet vetëm sipas një rendi të parashikuar nga Kushtetuta, pra duke ndryshuar apo shfuqizuar dispozitat përkatëse të Kushtetutës. Konstatohet me mangësi, që në pjesën e përcaktimit të bazës ligjore mbi të cilën ai mbështetet. Më konkretisht, ligji ka të parashikuar si bazë mbështetëse, nenet 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, por nuk citon nenin 92, germa “ç”, të Kushtetutës.” – thuhet nw arsyetim.

“Është e qartë, se në këtë rast kemi të bëjmë me një kompetencë kushtetuese të Presidentit të Republikës, i cili në kuptim të Kushtetutës, është një institucion i pavarur kushtetues, me ligj rregullohet mënyra e dhënies së dekoratave dhe titujve të nderit, pasi është e qartë se cili është organi që i jep ato.

Një kompetencë të tillë, të përcaktuar shprehimisht në Kushtetutë, nuk e ka në të njëjtin nivel as Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, as Kryeministri dhe as Ministrat përkatës, të cilët përcaktohen në ligj si autoritete përgjegjëse shtetërore, për dhënien e dekoratave (neni 6-17).” – shtohet po aty.

Po ashtu presidenca shton se nisur nga përmbajtja e neneve të ligjit të miratuar nga Kuvendi, “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë”, konstatohet një ngushtim i kompetencës kushtetuese të Presidentit të Republikës për dhënien e dekoratave.

“Në frymën e Kushtetutës, ligji në këtë rast mund të përcaktojë dhe detajojë çështje proceduriale apo teknike të procesit të dekorimit në rastin e kompetencës së ushtruar nga Presidenti i Republikës, por nuk mund të futet deri në përcaktime dhe detaje, që deformojnë apo ngushtojnë thelbësisht këtë kompetencë kushtetuese. Krijimi i Kancelarisë së Urdhrave dhe Medaljeve, e cila përbëhet nga organet drejtuese, Kancelari dhe Kolegji i Urdhrave dhe Medaljeve dhe kompetencat e përcaktuara për këtë strukturë kolegjiale vendimmarrëse shtetërore, i heqin një pjesë të rëndësishme të kompetencës kushtetuese në vetvete Presidentit të Republikës. Dhënia e dekoratës me dekret nga Presidenti, nuk mund të konsiderohet një akt përmbyllës i procedurës përkatëse dhe një veprim thjesht honorifik/simbolik për Kreun e Shtetit. Dhënia e dekoratës duhet konsideruar si një akt përmbyllës i një procesi vlerësimi, që i takon paraprakisht dhe vetëm Presidentit të Republikës.”

Duke pasur parasysh këtë grupim dekoratash që ligji i përcakton Presidentit në kuadër të ushtrimit të së drejtës së tij kushtetuese për dhënien e dekoratave, referuar subjekteve që po sipas ligjit të miratuar, u jepen dekoratat, në nenin 21, pika 2, të ligjit gjejmë përcaktimin se: “Dekorimi i shtetasve të huaj, për shkak të funksionit, kryhet vetëm pas marrjes së mendimit të kancelarisë” .

Lexo edhe :  'Foltorja po ha veten'/ Bejko: Argita në krye? Berisha shkoi të nxirrte Bashën me shqelma

Në ligjin e miratuar në Kuvend, krijohet një person juridik publik, i emërtuar Kancelaria e Urdhrave dhe Medaljeve, e cila përbëhet nga organet drejtuese, Kancelari dhe Kolegji i Urdhrave dhe Medaljeve (neni 25 dhe neni 26).

Ushtrimi i kësaj kompetence në fjalë humbet sensin përmbajtësor të saj, në çdo rast, qoftë në rastin e dekorimit mbi bazë propozimi nga autoritete të tjera shtetërore, apo edhe në rast të dekorimit kryesisht. Dhënia e dekoratës në frymën e Kushtetutës, nga ana e Presidentit të Republikës është një proces që vlerësohet si i tillë dhe duhet të zhvillohet si i tillë nga ana e Kreut të Shtetit. Kjo është kompetencë e tij parësore dhe vetëm e tij, e ngritur në nivel kushtetues.

Kolegji i Urdhrave dhe Medaljeve, nuk mund t’i imponohet Presidentit të Republikës në vendimmarrje. Kjo dispozitë cenon në përmbajtjen e tij, edhe parimin e shtetit të së drejtës i shprehur me përparësinë e normave të Kushtetutës, në raport me normat e tjera ligjore.

Mbi të gjitha nuk ka asnjë justifikim ligjor, apo rast të ngjashëm në praktikat ndërinstitucionale, për faktin se propozimi i Kryeministrit shqyrtohet nga një organ më i ulët se ai në hierarki, për më tepër 4 nga anëtarët e të cilit Kryeministri i emëron vetë. Kryeministri ka të drejtë dhe kompetencë t’i bëjë propozime Kryetarit të Kuvendit dhe Presidentit, në asnjë rast anasjelltas.

Të fundit

10 pyetje që duhet t’i bëni vetes përpara se të bashkëjetoni

Përveç anës emocionale të marrëdhënies, ka një sërë çështjesh praktike që nuk duhen nënvlerësuar dhe të cilat duhet të...

Plagoset me thikë 16-vjeçari në Sarandë/ Identifikohet autori, shpallet në kërkim

Një 16-vjeçar është plagosur me thikë në Sarandë. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së martës në lagjen nr.2 të qytetit bregdetar. I mituri u...

Si përvetësoi grupi italo-shqiptar 31 restorante në Firence

Mediat italiane kanë zbuluar detaje të reja nga rrjeti italo-shqiptar që kishte mundur “të shtinte në dorë”, 31 restorante dhe 2 hotele në një...

Rritet çmimi për turistët që duan të marrin ashensorin për në Kullën Eiffel!

Këshilli i qytetit të Parisit ka rritur çmimin e hyrjes në Kullën Eiffel për të mbledhur më shumë para për restaurimin e kullës, pasi...

Romeo Veshaj nuk shfaqet në ‘post Big Brother’, Liço: Arsyet nuk i dimë, ndoshta…

Pas finales së të shtunës në BBVIP3, ku u shpall fituese aktorja Egla Ceno, këtë të martë po mbahet një “Post Big Brother Vip”. Në...

Lajme të tjera

Web TV