“Ish-vjehrri më ndau nga burri”/ Balerina shqiptare tregon historinë e pazakontë: Nuk…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-balerina shqiptare dhe aerobisja e njohur, Linda Kalemi ka një histori shumë të pazakontë jete. Ajo është divorcuar tre herë nga bashkëshorti dhe sot ruan një marrëdhënie shumë të mirë.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Linda ka treguar se në fillim ka qenë ish-vjehrri që e ndau pasi bëri një kërkesë në gjykatë, ndërkohë që ajo dhe burri nuk donin. Ata vazhdonin të takoheshin me njëri-tjetrin.

“Ish-vjehrri më ndau nga burri”/ Balerina e njohur shqiptare

“Vjehrri kishte shumë autoritet dhe një profesion të mirë, kishte një status, një autoritet, por nuk donte që nusja e tij të vinte netëve dhe të rrinte jashtë. Edhe shkoi pas 4 vitesh martesë në gjykatë të kërkojë për të ndarë djalin. Gjyqtari Aldo Zadrima thoshte që nuk mund ta ndajë djalin por nuk erdhi vetë këtu. Mbas një viti i dhash ndarjen dhe kam jetuar te shtëpia e bashkëshortit tim. Atëherë ishte ligji që ata që prishin familjen duhet të shkojnë jashtë Tirane dhe im shoq e çuan në Rreshen për 3 vjet dhe çdo fundjavë vinte në Tiranë dhe flirtonin fshehurazi”, u shpreh ajo.

Më tej, Linda ka theksuar se aktualisht do të jap një mesazh për të gjitha gratë që të mos shkatërrojnë familjen.

“Në këtë rast, ashtu siç kam dhënë mesazhe në organizatat e grave dhe në media, ajo që them është: ‘Mos shkatërroni familjen’. Unë jam penduar që bëra një nxitim për herë të dytë, shkova unë dhe u ndava me të për sedër dhe krenari. Sepse një grindje e vazhdueshme, më bëri t’i thosha: ‘Merr këtë koli’ se as valixhe nuk kishte, dhe ik. Ajo që desha të them unë është që nuk ishte ky shkaku, unë kam zgjedhur të luftoj me jetën, të luftoj dhe me mentalitetin tonë. Unë sot po luaj një rol shumë të rëndësishëm që shumë femra e kanë, që të jesh e ndarë nga burri dhe të jesh përsëri me të. Sepse sociologët këtë thotë që të luftoni për problemet bashkë”, tha ish-balerina.

Të fundit

De Rossi udhëheq revolucionin tek Roma, nëntë lojtarë me “valixhet në duar“

Organika e Romës pritet të pësojë ndryshime të mëdha në sezonin e ri. Trajneri Daniele De Rossi pritet të...

Rruga Tiranë-Durrës, ARRSH del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se, në kuadër të zbatimit të kontratës së mirëmbajtjes, ditën e sotme do të fillojë rehabilitimi i shtresave asfaltike...

Vrasja e efektivit në Fier, reagon ish-kreu i policisë së shtetit, Gledis Nano

Ish-kreu i policisë së shtetit, Gledis Nano përmes një postimi në Facebook ka dhënë një mesazh ngushëllimi për efektivin e ‘Shqiponjave’, Novruz Cenalia që...

Holanda gjobit Fortnite me 1.1 milionë euro për presion ndaj fëmijëve për ta blerë

Autoritetet holandeze gjobiten sot Epic Games, prodhuesin e video-lojës online Fortnite, me 1.1 milionë euro, duke pretenduar se fëmijët po shfrytëzohen dhe po ushtrohet...

Idrizi për vizitën e Ramës në Athinë: Nuk duhet të jemi më ‘armiq’

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë për “Tirana Live” në ABC News, komentoi vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë ku...

Lajme të tjera

Web TV