Nënë e dy fëmijëve/ Del ekspertiza, çfarë e shkaktoi vdekjen e 34-vjeçares në Elbasan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

34-vjeçarja Etleva Çullhaj humbi jetën të hënën në maternitetin e Elbasanit pak orë pasi kishte abortuar një fëmijë.

Paraprakisht ekspertiza ka nxjerrë rezultat që vdekja e 34-vjeçares është shkaktuar si pasojë e tromboemboli, ose mpiksje gjaku.

Mjeku gjinekolog si dhe ai reanimator janë shoqëruar në polici por janë lënë të lirë pas ekspertizës.

Nënë e dy fëmijëve, 34-vjeçarja prej kohesh punonte në Elbasan ku merrte lokale të vogla me qira.

Trupi i 34-vjeçares është çuar në Baldushk të Tiranës pasi aty banonin prindërit e saj, ku edhe do t’i kryhet përcjellja për në banesën e fundit.

Policia më herët njoftoi se dy mjekët e spitalit të Elbasanit, Arben Paralloi dhe Behar Gjevori janë vënë nën hetim lidhur me vdekjen e 34-vjeçares.

Ata akuzohen për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

Të fundit

U nda sot nga jeta, intervista me “Zonjën e Tironës” 3 vite më parë, ja historia e saj

Është ndarë sot nga jeta në moshën 102-vjeçare bashkëshortja e legjendës së futbollit shqiptar Selman Stërmasi, Nezihat Stërmasi. Fjala.al pati...

E papritur nga produksioni/ Olta dëshiron të lërë shtëpinë e BBV, çfarë pritet të ndodhë

Banorët e Big Brother VIP pritet të japin sot vendimin përfundimtar për shtyrjen e spektaklit, ku do të konfirmojnë ose jo qëndrimin e tyre...

Manchester City “shkrin” Liverpoolin në Etihad dhe vijon ndjekjen ndaj Arsenalit

Manchester City përmbys dhe bën “poker” ndaj Liverpool, duke ndezur festën në “Etihad Stadium”. Ishte ekipi i Jurgen Klopp ai i cili gjeti rrugën drejt...

“Dikur u cilësua ‘George Washington’ i Kosovës”/ Rama akuza Hagës për gjyqin ndaj Thaçit

Kryeministri Edi Rama i ka dalë sërish në mbrojtje ish Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili del të hënën në gjyq për akuzat...

Tragjike/ Ish-mjeku vret gruan dhe dy fëmijët, më pas i jep fund dhe jetës së tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një ish-mjek italian ka vrarë gruan, dy fëmijët dhe më pas ka kryer vetëvrasje. Ngjarja ndodhi...

Lajme të tjera

Web TV