“Humba shokun në aksident”, gazetarja e njohur shpërthen në lot LIVE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në emisionin “Aldo Morning Show” ka dalë në një lidhje direkte Dhurata e cila si çdo ditë raporton ngjarjet më të fundit që kanë ndodhur që qytetin e Durrësit.

Por sot ajo ishte në një gjendje të keqe dhe tepër e mërzitur sepse kishte humbur shokun e saj të ngushtë, Avni Gjunin 35 vjeç, në një aksident që ka ndodhur në  rrugën “Kastriotët” në Tiranë, mëngjesin e djeshëm.

Sipas një njoftimi të policisë Avniu ishte pasagjer që ndodhej në automjetin me drejtues Egzon Murataj i cili u përplas me një makinë tjetër për shkak të shpejtësisë.

Dy drejtuesit e automjeteve ndodhen në spital, por Avni Gjuni i cili sipas Dhuratës ishte babai i një djali të vogël 1 vjeç e gjysmë, ka humbur jetën.

Aldo: Çfarë ke ti?

Dhurata: Jam shumë e mërzitur Aldo.

Aldo: Çfarë ka ndodhur?

Dhurata: Më vjen keq por nuk kam lajme. Në Durrës ka ndodhur një tragjedi e madhe.

Aldo: Çfarë?

Dhurata: Një aksident i rëndë ndodhi dje në Tiranë. Ka humbur jetën Avniu, nuk e di jam shumë e prekur shpirtërisht.

Aldo: S’ke faj.

Dhurata: Dilja pija kafe kudo me të

Aldo: Çfarë moshe ka?

Dhurata: 35 vjeç, ka lënë dhe një djalë të vogël 1 vjeç e gjysmë.

Aldo: Çfarë thua ti, sa i ri qenka, bobo. Aksident ku?

Dhurata: Në Tiranë, tek Kthesa e Kamzës, mëngjesin e djeshëm.

Aldo: Ti i ke njerëzit e tu ata?

Dhurata: Jo e kam pasur shok të ngushtë, njihemi familjarisht. Kam qenë tek shtëpia e tij mbrëmë dhe do shkoj prapë sot.

Aldo: Ikë, s’ke faj, sa gjynah!

Dhurata: As gjumë nuk kam fjetur edhe për pak që më ka prekur gjumi Aldo, jam ngritur duke thurur disa vargje për atë njeri, nuk e di as vetë se si u ngrita ashtu.

Lexo edhe :  Kuvendi/ Tabaku-Ibrahimajt: Rindërtim për fushatë. Ministrja: Na pengoi pandemia

Aldo: Ik vazhdo, pa problem fare.

Të fundit

Tragjike/ Ish-mjeku vret gruan dhe dy fëmijët, më pas i jep fund dhe jetës së tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një ish-mjek italian ka vrarë gruan, dy fëmijët dhe më...

Ndahet nga jeta në moshën 102-vjeçare bashkëshortja e legjendës Selman Stërmasi

Ndahet nga jeta në moshën 102-vjeçare bashkëshortja e legjendës së futbollit shqiptar Selman Stërmasi, Nezihat Stërmasi. Nezihat ishte një nga mbështetëset më të mëdha të...

Sot 1 Prilli! Ironia e Bledi Manes: Gëzuar ditëlindjen Olta dhe Luiz…

Bled Mane sapo bëri atë që di të bëj më mirë, sërish. Gazetari ka bërë një postim në rrjetet sociale ku me rastin e...

I bëri publike sëmundjen/ Stresi zbulon si është raporti i tij me Keisin

I ftuar në “Ditë pas Dite” reperi Stresi, fitues i “Big Brother Vip Kosova” ka folur ndër të tjera për raportin që ka tani...

Veliaj nga Kavaja: Fyerje për demokratët që të votojnë listat e Ilir Metës!

Nga Kavaja, gjatë prezantimit të kandidatëve për Këshillin Bashkiak, drejtuesi politik i Qarkut të Tiranës, Erion Veliaj e quajti fyerje atë që po u...

Lajme të tjera

Web TV