Pse Berisha po trash zërin përditë e më shumë kundër SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mero Baze

Ka një përpjekje të shtuar të Berishës të identifikoj betejën e tij si betejë me SHBA dhe aty ku nuk është nevoja.

Nëse në fillimet e tij deri para pak kohësh përpiqej të fshehte betejën me SHBA pas betejave të tjera, fjala vjen pas betejës me Lulzim Bashën, tani ka filluar të bëj të kundërtën. Tani dhe kur e pyesin për gjëra që nuk kanë lidhje me SHBA ai e lidh betejën e tij me SHBA.

Fjala vjen sot, pyetjes së një gazetari, “përse nuk jep dorëheqje”, ju përgjigj me agresivitet se kjo ishte dëshirë e ambasadores Yuri Kim dhe ish zyrtarit të FBI McGonigal, por ai “nuk dorëzohet”.

Në fakt SHBA e ka të qart qëndrimin jo me Berishën por me çdo person “non grata”. Ata nuk duhet të jenë pjesë e pushtetit politik në një vend mik me SHBA. Në një vend armik me SHBA ata mund të jenë dhe heronj, siç është rasti i Dodik në Bosnjë.

Por SHBA ka kërkuar izolimin e Berishës duke e konsideruar Shqipërinë vend mik dhe politikan të tillë si minues të demokracisë dhe të përfshirë në korrupsion madhor.

Pra SHBA nuk ka kërkuar dorëheqje të Berishës, ka kërkuar më shumë se kaq , pastrimin e tij nga skena politike.

Deklaratat e tij se ai do të rezistoj dhe triumfoj kundër SHBA, nuk është se shqetëson njeri, por tregon se atij tani i ka dal turpi që kishte në fillim, dhe po bën deklarata lufte kundër SHBA.

Madje dhe televizioni i djalit të tij në “parashikimet e veta opimiste” për 14 Majin, një nga objektivat e lidhte me ambasadoren Yuri Kim, pra që Berisha do fitonte më 14 Maj dhe më 20 maj ambasadorja do të largohej. (Deri tani e kanë larguar disa herë).

Lexo edhe :  “Kalergi”, një plan i dyshimtë me mesazhe tronditëse që vijnë nga Apogjeu

Ky është një zhvillim i ri sa i takon Berishës në raport me SHBA. Ai po hyn në zgjedhje lokale me një retorikë të rritur antiamerikane, dhe me një qëndrim lufte ndaj tyre. Dhe kjo e ka një shpjegim. Shpartallimi që ka pësuar Berisha para këtyre zgjedhjeve dhe katandisja e kandidatëve të tij duke mbledhur firma nëpër lagje të kandidojnë, e bën të sigurt një rezultat qesharak për ta në zgjedhjet e 14 Majit.

Është e qartë se pas vendimit për vulën, Berisha nuk do të krijoj më parti të re por dhe në zgjedhjet e 2025 do të shkoj me këtë stil duke u qëndruar këtyre nëpër këmbë, që të mos numërohet kurrë sa vota ka.

Berisha do të viktimizohet si humbës përball SHBA dhe jo përball Edi Ramës apo Lulzim Bashës.

Duke rritur retorikën antiamerikane duke sulmuar përditë Ambasadoren Yuri Kim, duke akuzuar zyrtarë të DASH si të korruptuar, duke konsideruar SHBA një të keqe demokracinë në rajon, Sali Berisha po përpiqet që më 15 Maj të thotë: “Humbëm thellë se kishim përballë SHBA!”.

Në fakt SHBA e ka përballë vetëm Sali Berisha jo PD. Kandidatët e primareve ngjajnë në këtë rast si ata ushtarët e Faraonit që duan të varrosen bashkë me të. Pasi siç e kanë diktatorët zakon, kur nuk vrasin dot kundërshtarin, flijojnë të vetët.

Të fundit

Çfarë do të ndodhë me paratë serbe të sekuestruara në veri?

Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar e Kosovës nuk ka ende vendim gjykate për të administruar...

Njihet si fruti i ‘majit’/Mos i hidhni gjethet e Manave! Këto janë disa nga dobitë e tyre

Lëngu i gjetheve të manit është një thesar shijesh dhe vlerash që përftohet nga gjethet e manave. Kjo pemë e rëndësishme rritet me bollëk në...

Zbardhen bisedat/ Si Leonard Duka iu ‘lut’ Ervis Martinajt për të mbyllur sherrin

Ervis Martinaj dhe Leonard Duka njihen për miqësinë dhe më pas armiqësinë e tyre të betuar, pasi përplasja për biznesin e lojërave të fatit...

Shqiptarja sulmohet sapo lë fëmijët në shkollë, flasin fqinjët: Kishte probleme me…

Një grua shqiptare është goditur me thikë ditën e sotme jashtë një shkolle fillore në Londër. Ngjarja ka ndodhur pasi shqiptarja ka lënë fëmijët...

Për Bubulinën, apo për heroinën?

Nga Çapajev Gjokutaj  Javën që kaloi, në një apo dy media “online”, më saktë në katakombet e tyre, d.m.th në pjesën e rezervuar për komente...

Lajme të tjera

Web TV