Ahmeti për aksidentin e rëndë: Makina s’ishte më shpejt se 140/kmh, ajo rrugë është kurth

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-drejtuesi i Policisë Rrugore, Krenar Ahmeti thotë se automjeti tip “Audi A8”, që u përfshi në një aksident te rrethrrotullimi në afërsi të TEG-ut, me pasojë vdekjen e 3 personave, nuk e ka kalur shpejtësinë 140 km/h.

Në Euronews Albania, Ahmeti u shpreh se mënyra sesi automjeti çau barrierat dhe përfundoi në autostradën Tiranë-Durrës, duke goditur një tjetër automjet, ishte mjaft e rrezikshme.

Ahmeti e cilëson këtë aks si “rrugë kurth”, pasi janë shkaktuar shumë aksidente dhe kanë humbur jetën shumë njerëz.

“Për mua, nuk e ka kaluar shpejtësinë 140 km/h. Për mua, e rrezikshme ishte që i ka ardhur atij qytetarit tjetër poshtë si meteor, makina. Mjeti e humbi kontrollin.

Kalojmë në fazën tjetër, të minimizimit. Çfarë kanë minimizuar këta, se kjo parashikohet. A e kuptoni, krenohen të gjithë për atë rrugë të bukur? Është rrugë kurth, vdesin njerëz.”, theksoi ai.

Të fundit

Rama: Ditën që Albini shpalli fushatën kundër qeverisë time, hëngri makarona me mua

Kryeministri Edi Rama thotë se ai nuk synon të ‘përzihet’ me partinë e vet ndonjëherë as në Kosovë e...

Turi i 81 çiklistik i Shqipërisë, policia njofton masat, ja rrugët që bllokohen

Ditën e nesërme, në vendin tonë do të zhvillohet turi i 81 çiklistik të Shqipërisë në 4 etapa, me itinerar të përgjithshëm 723 km...

Romeo i ulet në gjunjë Julit?/ Nëse ma thua këtë gjë unë do të…

Big Brother Vip fenomeni i cili ka mbajtur mbërthyer pas ekranit të gjithë shikuesit shqiptarë si në Shqipëri ashtu edhe jashtë, po vjen drejt...

Moti i nxehtë, bregdeti i Vlorës ‘pushtohet’ nga pushuesit

Vlora mbetet destinacioni kryesor për turistët vendas dhe të huaj. Qyteti bregdetar ka çelur tashmë zyrtarisht sezonin ndërsa edhe pse jemi në muajin maj,...

Ik në Mamurras

Nga Edison Ypi Jeta vetëm me ledhatime, përqafime, puthje, pjerdhje, ahengje, nuk është jetë, është Ferr. Ik diku ku ndodhin vakira serioze, të vërteta, të...

Lajme të tjera

Web TV