EMRI/ Qëlloi me armë zjarri drejt banesës në Shkodër, arrestohet 49-vjeçari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qëlloi me armë zjarri, në drejtim të një banese në Shkodër, në janar të vitit 2022, për shkak të një konflikti për motive pronësie, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 49-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, me mbështetjen e inteligjencës informative dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Policinë e Shkodrës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Rakordimi”.

Në kuadër të këtij operacioni, u kap dhe u vu në pranga shtetasi i kërkuar Ded Arraj, 49 vjeç, banues në fshatin Dukagjinin e Ri, Krujë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Shtetasi Ded Arraj më datë 26.01.2022, në fshatin Kasnec, Shkodër, për shkak të një konflikti për motive pronësie, ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të banesës së shtetasit N. U.

49-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Të fundit

“Agresioni erdhi nga serbët”/ Rama në BBC: SHBA dhe BE kanë të drejtë

Kryeministri Edi Rama dha një intervistë për BBC ku foli për tensionet në Veri. Ai doli krah BE-së dhe SHBA-së...

“Vetëm qahej e ankohej …”/ Aktrimi i Vuçiç në prani të Macron dhe Scholz

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zbuluar detaje nga takimi me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, i cili u zhvillua në praninë e kancelarti gjerman...

Kreshnik Spahiu zbulon rolin e SHBA në çështjen e Saimir Tahirit

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se lirimi i Saimir Tahirit nga burgu është një bast i humbur i amerikanëve. Sipas...

Beatriks Ramosaj kërkon ndihmën e fansave/ Kush e gjen shpërblehet 2 mijë euro

Beatrix Ramosaj e ka nisur ditën e sotme me një kërkesë për ndjekësit e saj të shumtë. Ajo ka publikuar foton e një qenushi duke...

Dy zyrtaret e MSH në pranga për korrupsion/ Zbadhen detaje nga dosja e SPAK

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, së bashku me një punonjëse të kësaj ministrie janë arrestuar ditën e sotme me urdhër të SPAK...

Lajme të tjera

Web TV