KAS shqyrton ankimimin e Alibeajt/ Sefa: Autorizimi i Bashës është i vlefshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfaqësuesi ligjor i Enkelejd Alibeaj në Partinë Demokratike, Indrit Sefa ka mbrojtur në KAS, ku po shqyrtohet ankimimi i Alibeaj,  tezën se autorizimi i Lulzim Bashës, i dhënë  në momentin kur ai dha dorëheqjen vlen për çdo datë të vendosur për zgjedhjet në vitin 2023.

Ai shtoi se vetë Sefa ka autorizimin e duhur për të kërkuar rregjistrimin në zgjedhje për shkak se ai është përfaqësue i përhershëm i saj pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Kodi Zgjedhor që përcakton që periudha e zgjedhjeve është nga 15 prilli deri në 15 maj që caktohet se kur do të bëhen zgjedhjet e në Republikën e Shqipërisë.

Autorizimi i jep tagrin të përfaqësuarve që jemi tre , për të bërë të gjitha kërkesat, edhe për regjistrimin e partisë politike, në Komisionin Qendror të zgjedhjeve.

Gjithashtu unë si përfaqësues i Partisë Demokratike jam edhe përfaqësues i përhershëm i Partisë Demokratike jam edhe përfaqësues i përhershëm i saj në KQZ.

Në bazë të nenit  26 të kodit Zgjedhor unë kam  tagrin që të bëj kërkesa nga më të ndryshme, si rrjedhojë edhe kërkesa për regjistrimin e subjektit zgjedhor është një nga këto kërkesa.

Ndaj kërkesa është firmosur nga unë në bazë të autorizimit, por edhe në bazë të përfaqësimit të hershëm që kam”, tha Indrit Sefa.

Të fundit

Lufta për çdo votë në Fier, Celibashi i bashkohet numëruesve për zarfet e Diasporës

Qarku i Fierit po mban të mbërthyer opinionin publik në ditën e katërt të numërimit të votave. Kjo për shkak...

Gara brenda PD për mandatin në Tiranë, thellohet diferenca mes Tabakut dhe Alimehmetit!

Garë e ethshme brenda PD për mandatin e Tiranës. Nga numërimi i 814 kutive, Jorida Tabaku ka fituar terren ndaj Ilir Alimehmetit, duke kaluar...

PS në festë, Berisha në protestë

Kreu i PD-së Sali Berisha pas humbjes së thellë në zgjedhje e sheh “shpëtimin e vetes” në mosnjohjen e rezultatit duke mbajtur protestë më...

Horoskopi i ditës së enjte, 15 maj 2025

Nga Paolo Fox Dashi Gjatë orëve të ardhshme do të jetë e rëndësishme ta sqaroni se çfarë dëshironi. Sa i përket punës, mund të lindin mundësi...

Lajme të tjera

Web TV