“PD ka pasur një vit të vështirë”/ Alibeaj: Nuk ka se si të ketë dy kandidatë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i komanduar i PD-së Enkelejd Alibeaj në fjalën e tij në përfundim të takimit të grupit parlamentar, u shpreh se PD duhet të bëhet bashkë dhe të dalë me një kandidat në zgjedhje, jo për të triumfuar dikush, por të jetë në interes të shqiptarëve.

Alibeaj: PD ka pasur një vit e gjysmë të vështirë shumë të vështirë, brenda kemi pasur goxha përplasje, deri edhe fizike skena që s’dua t’i përmend, kemi bërë gjithë ato akte, qasje në funksion që është i interesit publik dhe zgjedhjet nuk bëhen çdo ditë.

Është një ditë jo më e vetëm e PD-së me gjithë problematikën e vet është e shqiptarëve dhe për hir të tyre për situatën kaq të keqe të shtetit të së drejtës ia vlen të hedhësh pas kurrizit, të gëlltitësh mllefin, urrejtjen që na ka bashkë shoqëruar, për të bashkuar forcat rreth një kandidati cilido qoftë ai nën këtë logo për t’i shërbyer shqiptarëve, jo për të fituar dikush.

Partia Demokratike nuk ka se si të ketë dy kandidatë, ka vetëm një, të tjerë mund të jenë në logo të tjera, mund të jenë në PS, apoPL, formacione të ndryshme nga PD, të marrësh demokratë, dhe t’i çosh në një parti tjetër që nuk ka ngjyrën apo këtë logo pas meje, sipas rregullit është e papajtueshme me qëndrimin e anëtarësisë së PD, unë e kam bërë të qartë një vit e gjysmë, nuk është personale por e identitetit të PD, është themeluar si parti pro perëndimore euroatlantike, marrëdhëniet me Amerikën, Përëndimin janë ADN e kësaj partie, nëse relatat, raporti aleanca e kësaj partie këto janë më se të shenjta, ne kemi bërë maksimumin, përtej çdo durimi ne kemi bërë të mundur qasjen e një kandidati të demokratëve, por më gjerë se ta, të gjithë ata që janë të pakënaqur nga regjimi i Edi Ramës kanë një mundësi të mirë që me votë të gjithë së bashku rreth emëruesit të përbashkët që është rrëzimi i regjimit të Ramës ta rrëzojnë në këtë ,mënyrë që, ne e kemi mbajtur dorën shtrirë, sidomos ata që janë shprehur.

Për hir të një gjëje më të shenjtë që është interesi i demokratëve, është interesi publik për t’i vendosur një kufi këtij regjimi, është e arsyeshme të ndodhë siç themi, një kandidat fitues me moral.

Të fundit

“Lumturia më e madhe”/ Kiara publikon momentin e ëmbël të Luizit me vajzën, (FOTO)

Më 30 prill, Kiara dhe Luizi mirëpritën vajzën e tyre, Luna Mari. Ngjarja ishte lajmi i ditës ku nuk...

Kronikë e një arrestimi të paralajmëruar

Nga Lutfi Dervishi Në ditën kur supozohej ta arrestonin, ai u zgjua në orën 5:30 të mëngjesit dhe bëri një vrap të lehtë në të...

Paralajmëron Von der Leyen: Përdorimi i TikTok mund të ndalohet në BE

Ndalimi i TikTok në Bashkimin Evropian mbetet ende një mundësi e hapur. Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, gjatë një diskutimi të...

“S’do heqim dorë nga njohja e Kosovës”/ Kryeministri malazez zbulon synimet strategjike

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç në një intervistë për Berliner Morgenpost ka thënë se Podgorica s’do të heq dorë nga njohja e...

Klosi dhe Spiropali nga Shkodra: Mungesa e opozitës mund të dështojë reformën zgjedhore

Deputeti Blendi Klosi nga Shkodra komentoi edhe ecurinë e reformës zgjedhore, ku mesa duket do të dështojë edhe kësaj here. I shoqëruar nga ministrja e...

Lajme të tjera

Web TV