“Shqipëria i vetmi vend që mbajti zi për viktimat”/ Dendias pjesë e ekspozitës së Ramës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka çelur në Athinë ekspozitën e tij personale.

Janë 33 punime pikture të krijuara vitet e fundit, 15 prej të cilave punime të vitit 2023 si dhe disa punime porcelani.

Ekspozita u inaugurua prej ministrit të jashtëm grek Nikos Dendias, i cili vlerësoi Edi Ramën si artist, por edhe si politikan.

Dendias falënderoi kryeministrin shqiptar për vendimin e tij për shpalljen e  6 marsit ditë zie kombëtare, në kujtim të viktimave të aksidentit hekurudhor të Tempit, ku humbën jetën 57 vetë, mes tyre edhe 6 shtetas me orgjinë shqiptare.

Shqipëria tha Dendias, ishte vendi i vetëm në botë veç Qipros, cili mbajti zi për viktimat e atij aksidenti aq tragjik.

“Ju jemi mirënjohës që u gjendët pranë nesh në ato momente aq të vështira për kombin tonë”, tha ai.

Kryeministri Qyriakos Mitsotakis  mbërriti në ekspozitë mbas çeljes së saj për shkak të agjendës tepër të ngarkuar të tij.

Vizita e zotit Rama vijon me një darkë pune me kryeministrin Mitsotakis në selinë qeveritare “Maksim”, ku delegacionet e dy vendeve qo të kenë bisedime dypalëshe lidhur me temat e hapura në  marrëdhëniet dypalëshe.

Duket se pala shqiptare i jep një rëndësi të veçantë diplomacisë ekonomike, ndaj dhe zoti Rama ndryshoi formatin e delegacionit, duke hequr nga delegacioni me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, për ta zëvendësuar atë me ministren e Financave, Delina Ibrahimaj.

Të fundit

Toka thyen rekord tjetër, shkencëtarët: Vera do të jetë “brutale”, i nxehti përvëlues…

Toka sapo përjetoi muajin e saj të 11-të radhazi në histori, në mesin e parashikimeve të shkencëtareve për një...

50 Cent padit ish-partneren për shpifje

Reperi i njohur 50 Cent ka ngritur një padi për shpifje kundër ish-partneres së tij, Daphne Joy, pasi ajo e akuzoi për përdhunim dhe...

Inflacioni zbret në nivelin më të ulët në tre vjet, por ushqimet mbeten të shtrenjta

Rritja e çmimeve është ngadalësuar ndjeshëm përgjatë këtij viti. INSTAT bëri të ditur se inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve për një shportë të...

Pse Sigurimi i Shtëpisë në SIGAL UNIQA?

Rëndom bëjmë investime të mëdha për të blerë një banesë apo ndërtuar një shtëpi me aq mund e për një kohë të gjatë, ndërsa...

Alarm në Europë, rritet numri i të arrestuarve për spiunazh ndaj Kinës

Një rritje e numrit të arrestuarve për spiunazh ndaj Kinës po shkakton alarm në Europë. Ndërsa presidenti kinez Xi Jinping mbërriti në Serbi për...

Lajme të tjera

Web TV