Berisha thirrje demokratëve: Mos harroni sakrificën tuaj, bashkë dalim fitimtarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sali Berisha ishte të dielën në Shkodër ku mori pjesë në ceremoninë e përkujtimit të 4 dëshmorëve të 2 prillit të vitit 1991.

Në një deklaratë për mediat Berisha tha se dëshmorët e 2 prillit janë frymëzim për të gjithë shqiptarët që duan të votojnë të lirë dhe detyrim për PD që të rikthejë votën e lirë.

Berisha u shpreh i sigurt për një fitore të madhe të PD në zgjedhjet  e 14 majit, ndërsa u bëri thirrje demokratëve të bashkohen dhe të mos e harrojnë sakrificën e tyre për PD.

“PD do dalë fitimtare në këto zgjedhje dhe i garanton shqiptarët se asgjë në këtë botë s’e ndalon hovin e saj. Kam një ftesë për çdo demokrat, të bashkohemi dhe të mos harrojmë se gjeni ynë është pluralizmi.

Sa i përket binomit Basha-Alibasha përbën shëmtirën politike më të madhe në 32 vite, janë pengjet më të keqpërdorur dhe çdo votë e imagjinuar për ta është votë për Edi Ramën”, tha Berisha.

 

Të fundit

Sopranoja italiane Ana Pirozzi vjen për Master Class në Tiranë, pa pagesë për të rinjtë

Sopranoja e njohur italiane, Ana Pirozzi do të jetë në Tiranë për një master class falas për të rinjtë....

Kur duhet të hamë më shumë mish në dimër apo verë? Ja çfarë thonë mjekët

Kur jashtë është ftohtë dhe temperaturat bien nën zero gradë Celsius, shpesh mund të shërbejë si një instinkt për të kërkuar porcione ushqimi më...

7 vende përrallore të cilat duhet t’i vizitoni të paktën një herë gjatë jetës tuaj

Cilido qoftë versioni juaj i parajsës në tokë, vendet më poshtë jo vetëm që mahnisin sytë me bukuritë e rralla natyrore por edhe mbushin...

Fushata i kushton shtrenjtë, Mitsotakis rezulton me Covid 19

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka rezultuar pozitiv për Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i qeverisë helene i cili ka anuluar...

Gazetarja plas ‘bombën’: Ja çfarë do të bëjë prokuroria për çështjen e Tahirit

Burime të sigurta të gazetares Anila Hoxha deklaruan se pavarësisht se prokurori i çështjes ka aprovuar lirimin e Saimir Tahirit, të hënën po shohin...

Lajme të tjera

Web TV