Fushata/ Rama kthehet në Elbasan me “rritje page” dhe “Formula 1”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama është rikthyer të flasë mbi pistën e Formula 1 në Elbasan, në një takim që ai pati me biznesmenë të këtij qyteti. Rama tha se ky investim do të sjellë garat e Formula 1 në vendin tonë bashkë me të ardhura që do të zhvillojnë qytetin.

Kryeministri Edi Rama është ndalur në qytetin e Elbasanit për fushatë në zgjedhjet lokale. Gjatë bisedës ai foli për nismën e qeverisë për rritjen e pagës mesatare, teksa theksoi se kjo nuk lidhet me zgjedhjet. Rama pasi tha se rrogat e administratës janë rritur nga muaji prill dhe në vijim, tashmë ai po ju kërkon edhe bizneseve të rritin pagat për punonjësit e tyre si dhe domosdoshmërinë për ecjen në të njëjtën korsi edhe të sektorit privat, për ta bërë tregun më tërheqës dhe krahun e punës më të mirëpaguar kudo në vend. “Shqipëria është në një nivel tjetër totalisht në perceptimin e botës për ne. Nuk është vetëm çështje perceptimi politik që ka ndryshuar 100%, jo 99%, 100%. Ju e keni parë vetë. Kush do ta mendonte që në Shqipëri Bashkimi Europian do të vinte dhe të bënte samitin e vet për herë të parë jashtë kufijve të Bashkimit Europian apo që Gjermania do vinte të bënte procesin e Berlinit siç do bëjë në tetor në mos gabohem, apo që Shqipëria do të organizonte kupën, një nga kupat e finales europiane dhe këtu kalojmë tani nga politika tek një perceptim që shkon përtej politikës”, është shprehur Rama. Kryeministri premtoi se do të sjell në Elbasan edhe Formula 1. “Para se të vinim këtu dhe para se të bënim takimin me atë bashkë-ortakun e shtetit në këtë investim, ishim tek kantieri i auto motoparkut dhe unë ju them ne do sjellim çmimin e madh të Formula 1 në Elbasan brenda 2030-ës. Kush mund ta imagjinonte në atë fushën atje që ishin ato kodrat e plehrave të Elbasanit që e dini shumë mirë ju se i keni gjurmët e kodrave të plehrave në mushkëri dhe largqoftë do tua shihni dhe zararin ndonjëri, kurrë mos ndodhte në të ardhmen, që mund të mendohej se aty mund të kemi një pol zhvillimi ekonomik të super fuqishëm”- tha Rama. Drejtuar të pranishmëve, kreu i qeverisë nuk la pa cekur çështjen e pagave dhe sa prioritare është që biznesi të kuptoj se vetëm përmes rritjes së tyre, mund të mbajë krahun e punës në Shqipëri.

Lexo edhe :  Kostoja e të folurit online/ Analiza e REL, ja çfarë ndodh me dhunën në Shqipëri

“Kam takuar Kancelarin gjerman. I fola për çështjen e mjekëve dhe infermierëve, më pa në sy dhe më tha: të kuptoj shumë mirë, por që Gjermania të jetë kjo është që është duhet që deri në vitin 2030 të ketë 7 milionë plus krah pune prurje. Që do të thotë është në mendjen e çdo dite të Gjermanisë dhe të gjitha vendeve të zhvilluara, tani ka filluar Italia të flasë për hapje dyersh për punëtorë. Spanjës sot i mungojnë 14 mijë mjekë. Pra është një spostim i madh prioritetesh drejt marrjes së njerëzve. Këtu ne duhet të mbijetojmë dhe që të mbijetojmë, miqtë e mi, duhet të kuptojmë që krahu i lirë  punës nuk është më avantazh kokurrues, ka mbaruar. Është e tejkaluar dhe nëqoftëse biznesi shqiptar nuk do të kuptojë këtë, do të gjendet një ditë si ai që tha: “po si ka mundësi, mor vëlla, gomari më vdiq tamam kur e mësova pa ngrënë?””, është shprehur Rama. shefi i qeverisë ka folur edhe për agroturizmin si një destinacion fitmiprurës. “ Më besoni që ka vend për optimizëm. Ne nuk do prodhojmë raketa në Shqipëri, në fund të ditës ne do të arrijmë, siç kanë arritur vendet që i ka dhuruar Zoti bukuritë, i ka dhuruar Zoti pozicionin, ne jemi në mes të Europës, edhe ne të transformojmë dhuratën e Zotit në një benefit për njerëzit. Jetojnë nëpër fshatra super turistikë dhe të zotët e shtëpisë hapin derën dhe fitojnë nga ata që vijnë në shtëpi. Kjo është Shqipëria e të ardhmes në sensin që nuk është se ne duhet të bëjmë ndonjë gjë, por na duhet të bëjmë gjithë këto të tjerat. Shikoni agroturizmin se çfarë ka sjellë”, tha Rama.

 

Të fundit

Crystal Palace turpëron Manchester United në “Selhurst Park”, Ten Hag drejt shkarkimit

Manchester United turpërohet nga Crystal Palace në javën e 36-të të Premier League-s. “Djajtë e Kuq”, të cilët udhëtonin...

Napoli humbet “rrugën” e fitores, Udinese merr një pikë të artë në fundin e sfidës

Napoli nuk di më si të fitojë. Në ndeshjen që mbylli javën e 35-të të Serisë A, skuadra e drejtuar nga Calzona nuk shkoi...

Flet fqinji i babit të Alma Arrazit: I kishte kërkuar ndihmë të atit pak ditë më parë

Azem Bushati babai i Alma Arrazit, 39-vjeçares e cila u vetëmbyt në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, banon...

“Vajza e brishtë e martuar me të fortin e lagjes”, gazetari i njohur zbulon detajet

Gazetari Ferdinant Xhaferri ka treguar në një emision televiziv shkaqet e mundshme të ngjarjes tragjike të ndodhur tre ditë më parë në Shkodër, ku...

Tragjedia në lumin Buna/ Reagon Fevziu: Fëmijës nuk ka të drejtë t’ja marrë jetën askush

Qyteti mikpritës e bujar i Shkodrës u zgjua nën kujën e lotëve, ku një nënë e re i dha fund jetës së saj dhe...

Lajme të tjera

Web TV