Cili është djathi më i shëndetshëm?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I pasur me proteina, kalcium dhe aminoacide, djathi konsiderohet si një nga ushqimet më të shëndetshme në dietën e përditshme. Gjithsesi, jo të gjitha llojet e djathërave janë njësoj. Disa prej tyre duhen konsumuar më me kujdes, për shkak të kalorive të shumta dhe yndyrave të larta që mund të përmbajnë.

Por, cili djathë është më i shëndetshëm? Përgjigjja varet kryesisht nga metabolizmi juaj dhe nevojat e trupit tuaj për disa vlera të caktuara ushqyese. Megjithatë, ekspertët japin disa këshilla.

Rikota

Shumica e dietologëve kanë rënë dakord se rikota është më e shëndetshmja. Rikota autentike prodhohet duke përpunuar hirrën që mbetet, pasi qumështi mpikset dhe përdoret për të prodhuar djathëra të tjera (si p.sh. pecorino). Rikota ka një përqendrim të lartë të proteinës së hirrës, e cila përthithet lehtësisht nga trupi.

“Proteina e hirrës është një nga format më të absorbueshme të proteinave dhe përmban një gamë shumë të gjerë të aminoacideve. Pra, ideale për dikë që kërkon të ndërtojë muskuj dhe të humbasë peshë.”

Djathë i fortë

Djathërat e fortë si parmigiano ose pecorino janë gjithashtu ndër opsionet më të shëndetshme, sipas dietologëve, por sigurisht po të konsumohen me kujdes.

“Për shkak se ato përmbajnë më pak ujë dhe janë më të koncentruara, kanë sasi më të larta të kalciumit, por njëkohësisht mund të kenë përmbajtje natriumi më shumë së djathërat e buta, ndaj këshillohet të mos e teproni. Nëse jeni me hipertension ose ndoshta keni probleme me veshkat, atëherë më mirë zgjidhni një djathë të butë” thotë Castro Mortillaro, dietologe, shkruan CNN.

Djathi më i mirë për humbje peshe

Nëse po kërkoni të humbisni kilogramë ose të keni një peshë stabël, sekreti është konsumimi i proteinave. Ato ju mbajnë të ngopur për një kohë më gjatë dhe ju ndihmojnë të ndërtoni muskuj.

Lexo edhe :  Sindroma e vezores policistike dhe lidhja me shëndetit mendor

“Për çdo 100 kalori, duhet të ketë të paktën 10 gramë proteina, kjo do t’ju tregojë nëse është një burim i mirë proteinash dhe një djathë i shëndetshëm”.

Disa djathëra që dietologët rekomandojnë për humbje peshe janë: djathi zviceran, djathi cheddar dhe rikota.

Djathi që duhet shmangur

Nëse është e mundur, hiqni dorë nga gjërat shumë të përpunuara, duke përfshirë djathin e konservuar apo djathin krem, që kanë një nivel të lartë yndyre dhe proteina minimale. Disa nga varietetet e djathit të përpunuar, madje nuk klasifikohen teknikisht si “djathëra” nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave.

“Tendencat dietike ndryshojnë herë pas here. Në vitet 1990 dhe fillimin e viteve 2000 ishim në fazën: Hani pa yndyrë! Kishim djathë pa yndyrë, majonezë pa yndyrë, por ishin shumë të përpunuara. Sigurisht që e freskëta është më e mirë. Nëse nuk kërkoni të humbisni peshë, atëherë djathi me yndyrë të plotë, i paprocesuar, duhet medoemos të jetë pjesë e dietës suaj, gjithmonë duke mos e tepruar.”

Castro Mortillaro, dietologe

Disa djathëra mund të jenë gjithashtu një burim i mirë i probiotikëve, sipas Martorano, si p.sh. djathi feta nga qumështi i lopës ose dhisë, që konsiderohet një nga djathërat më të mirë, nëse nuk po ndiqni ndonjë dietë specifike.

Të fundit

Dhunë e molotov para bashkisë, Frrok Çupi: Protesta bëhet për t’i rënë në sy Berishës

Dhunën dhe molotovin para Bashkisë së Tiranës, analisti Frrok Çupi e sheh si një provë gjenerale mes Rithemelimit dhe...

Konfirmohet mungesa e parë, mbrojtësi bavarez nuk do të luajë ndaj Real Madridit

Vetëm disa orë na ndajnë para përballjes mes Bayern Munich dhe Real Madrid. Para asaj që njihet ndryshe si ‘klasikja e futbollit evropian’, Bayerni ka...

Emërohet drejtori i ri i NASA në Misisipi

John Bailey është emëruar drejtori i ri i NASA-s i Qendrës Hapësinore Stennis në Misisipi, katër muaj pasi ai filloi të shërbente në këtë...

Humbet ndjenjat polici gjatë protestës së Rithemelimit

Një efektiv ka humbur ndjenjat në protestën që po zhvillon Rithemelimit dhe Aleanca për Teatrin para bashkisë së Tiranës. Efektivi i policisë është marrë nga...

Pas daljes nga SPAK, Veliaj i bashkohet mbledhjes së Këshillit Bashkiak online

Kryebashkiaku Erion Veliaj i është bashkuar mbledhjes online të Këshillit Bashkiak, ashtu siç kishte thënë edhe më herët. Ai qëndroi për më shumë se 7...

Lajme të tjera

Web TV