Zgjedhjet në Turqi/ Rama mbështet Erdogan: Mik i mirë i shqiptarëve në kohë të vështira

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në të njëjtën ditë me Shqipërinë dhe Turqia zhvillon zgjedhjet presidenciale.

Kreu i qeverisë sonë Edi Rama nëpërmjet një video –mesazhi ka dalë hapur në mbështetje presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.

Ai e ka cilësuar Erdogan si një mik i mirë i shqiptarëve në kohë të vështira si tërmeti apo edhe pandemia. Rama shtoi se me presidentin Erdogan në krye, Turqia mbështeti vendin tonë në tërmetin e nëntorit ndërsa njohu dhe Kosovën si shtet i pavarur.

“Turqia është përpara një zgjedhjeje me rëndësi të madhe, jo vetëm për edhe për Ballkanin dhe Europën.

Është padiskutim detyrë e popullit turk të zgjedhë liderin dhe qeverinë që duan. Askush nuk mund dhe nuk di e ta bëjë këtë më mirë se ata, por në respekt të secilit prej tyre unë dua të shpreh konsideratën më të lartë për presidentin Erdogan.

Vizioni, kurajo dhe puna e palodhur, e ktheu Turqinë në sytë e gjithë botës në transformimin e një shembulli fantastik.

Fuqizimi shembullor i Turqisë dhe krijimi i një vetëdije të re te forca e kombit dhe shtetit turk nuk sollën të mira vetëm për shtetit turk, por krijuan edhe vështirësi të mëdha, kundërshti të forta që kulmuan me vënien në pikëpyetje të integritetit të institucioneve të Turqisë, madje edhe vetë jetës së presidentit.

Unë e di që presidenti Erdogan ka kritikë të fortë, ashtu si kurse ka edhe mbështetës dhe të dyja palët kanë arsye për të cilat po zhvillon një ballafaqim shumë të zjarrtë.

Mirëpo unë dua vetëm t’ju them se në kohë kaq të vështira, eksperienca dhe karakteri i tij, roli i tij në lehtësimin e barrës së madhe të konfliktit në Ukrainë mbi rrugët e furnizimit me grurë dhe shumë vende të tjera të rrezikuara nga pesha e atij konflikti apo pesha nga kërcënimi me vatrat e terrorizmit janë aset i çmuar për t’u marrë parasysh për të gjithë ata që të dielën e ardhshme do të vendosin se nga kush do të drejtohet Turqia.

Lexo edhe :  Tirana binjakëzohet me Venecian/ Veliaj: Fillojmë një histori të re bashkëpunimi

Për Shqipërinë dhe shqiptarët Presidenti Erdogan është një mik i mirë i ditëve më të vështira, që nga dita e vendimit për njohjen e Kosovës si shtet, që Turqia ishte e para e cila e deklaroi sapo Kuvendi i Kosovës shpalli republikën, tek tragjedia e tërmetit në Shqipëri, kur Turqia mbështeti qindra familje të prekura shqiptare me ndërtimin e shtëpive të reja apo mundësimi i vaksinave kundër virusit vdekjeprurës, kur të tjerët ishin shumë të zënë me hallin e tyre.

Për mua personalisht Presidenti Erdogan nuk është vetëm një mik i mirë në ditë të vështira, po edhe një lider politik shumë i veçantë, për faktin se thotë atë që bën dhe bën atë që thotë.

Disa mendojnë se ai është shumë rigjid dhe i prerë! Mbase kanë të drejtë, po  mbase për këtë fazë të historisë së Turqisë dhe në këtë botë kaq të paparashikueshme, mospërkulja është pikërisht ajo që i është dashur e i duhet ende një vendi si Turqia.

E cila në 14 maj duhet të vendosë mes vështirësisë për të vazhduar përpara dhe lehtësisë së kthimit mbrapa! Duke i uruar Turqisë dhe popullit turk të gjitha bekimet e Zotit, uroj megjithë zemër që qytetarët turq të kenë parasysh në zgjedhjen e tyre edhe rolin e pazëvendësueshëm të Republikës së Turqisë në ekuilibrat e brishtë të kësaj kohe të vështirë për Ballkanin, e për krejt Europën”, tha Rama.

 

Të fundit

Analiza/ 2.3 miliardë euro nga Diaspora tek ne?

Nga Fatos Çoçoli  Sot, të 5 mijë e 141 vendet e uljes në Stadiumin Olimpik “Galatsi” në Athinë ishin mbushur...

A shkakton ankthi ëndrra të këqija? Ja ç’thonë psikologët

Ndodh që ëndrrat e këqija pasqyrojnë gjërat që keni përjetuar gjatë ditës apo ngjarje në botën reale. Por, duket se këto ëndrrat mund të...

Dita Ndërkombëtare e Infermierëve/ Koçiu: Rritëm pagat mbi 70%, ja kur do ti çojmë 100%

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu mori pjesë në aktivitetin e organizuar në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Infermierëve gjatë së cilës...

Nuk ka surpriza në “Old Trafford”, Arsenali mposht minimalisht Manchester United

Gara për titullin kampion të Premier League-s mes Manchester City-t dhe Arsenalit mbetet e ethshme deri në javën e fundit. “Topçinjtë” triumfuan 1-0 këtë...

Akuza për korrupsion, sot gjyqi ndaj senatorit Bob Menendez

Të hënën nis gjyqi ndaj senatorit Bob Menendez, ish kryetar i Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, i cili akuzohet se ka përdorur...

Lajme të tjera

Web TV