Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

KRIIK nxjerr raportin/ Patronazhimi dhe përdorimi i administratës problem për tu zgjidhur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK), ka dalë me raport përfundimtar për zgjedhjet lokale duke monitoruar problemet e fushatës, ditën e votimit, numërimit dhe reagimeve ndaj KQZ-së. Cilat janë gjetjet e raportit dhe rekomandimet për të ardhmen që i mbetet për detyrë klasës politike për përmirësim.

“Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK) në bashkëpunim me 30 organizatat partnere lokale ndoqi procesin e numërimit në mënyrë jo sistematike, por në vazhdimësi, me vizita të shpeshta në vendet e numërimit të votave. KRIIK evidenton se procesi i numërimit, në linjë edhe me procesin në ditën e votimit, ishte i qetë dhe në përgjithësi i mirëadministruar”. Ka qenë ky konkluzioni përsa i përket ditës së votimit dhe më pas numërimit për krerët e bashkive dhe anëtarët e këshillave bashkiakë. Në përgjithësi procesi mund të quhet i shpejtë, duke marrë në konsideratë faktin se ishte një punë dyfish për numëruesit e votave në KZAZ-të në të gjithë vendin. “Pavarësisht se sërish procesi u zgjat në një numër të Vendeve të Numërimit të Votave (VNV) pas afatit ligjor përsa i përket numërimit të votave për këshillat bashkiakë, procesi u përfundua më shpejt se në zgjedhjet të mëparshme, me vonesa në një numër të kufizuar VNV-sh e përgjithësisht për arsye objektive”-thuhet në raport. Por ndërsa administrata zgjedhore dhe grupet e numërimit mbetën gjithsesi nën trysni, kjo lidhet me “sëmundjen e vjetër” të politikës që shpesh krijon kaos, kryesisht në vendet e numërimit të votave. “ Në këtë kuadër KRIIK sheh si mjaft të rëndësishme dhe të domosdoshme që tërë aktorët e përfshirë në proces të tregojnë përgjegjshmëri, maturi duke ndjekur rrugët institucionale për adresimin e të gjithë pretendimeve që mund të kenë, duke treguar vullnet të qartë për respektimin e ligjit dhe të institucioneve të ngarkuara me detyra, pa i paragjykuar ato dhe pa ushtruar në asnjë çast presion politik apo asnjë lloj tjetër intimidimi ndaj tyre. “Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve dhe Kolegji Zgjedhor nevojitet të funksionojnë dhe ndjekin zbatimin pa ekuivok të ligjit të pandikuar dhe të pakërcënuar, qoftë drejtpërdrejt prej eksponentëve të subjekteve zgjedhore, qoftë edhe nga sulmet në opinionin publik të orkestruara prej tyre”-theksohet në raportin e KRIIK.

Sulmi ndaj KQZ-së

KRIIK Albania edhe pse konstaton disa problematika që lidhen me administrimin e procesit zgjedhor nga KQZ dhe administrata e saj, i cilëson të papranueshme deklarata e mazhorancës dhe kryeministrit Rama ndaj KQZ-së. “Deklarata e mëngjesit në ditën e votimit u ndoq nga një mori deklaratash të të tjerë zyrtarëve të Partisë Socialiste dhe ministrave , madje edhe nga një numër opinionistësh në mediat e ndryshme. KRIIK i konsideron të papranueshme këto deklarata të maxhorancës dhe gjykon se akuzat ndaj KQZ-së, ndërkohë që procesi zgjedhor ishte ende në pjesën më të rëndësishme të vet, në shprehjen e vullnetit prej qytetarëve dhe leximim më pas të tij prej administratës zgjedhore politike, nuk i shërbejnë aspak sfidës së konsolidimit dhe shëndoshjes së Institucioneve të Pavarura, specifikisht të Institucionit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në këtë rast”-thekson KRIIK.

Ankimimi në institucione

KRIIK vlerëson se mbetet përgjegjësi dhe detyrim madhor për aktorët politikë dhe subjektet zgjedhore që të vijojnë të ndjekin me përgjegjësi procesin zgjedhor në të gjithë elementët e mbetur të tij, duke adresuar institucionalisht tërë pretendimet dhe kontestimet e tyre qoftë në lidhje me ditën e zgjedhjeve, procesin e numërimit, apo të tjera pretendime që mund të lidhen me periudhën parazgjedhore. “Sigurimi i integritetit të procesit dhe i besueshmërisë së tërë palëve dhe të gjithë qytetarëve në këtë proces, mbetet një domosdoshmëri me interesin më të lartë e më të gjerë publik, pasi lidhet ngushtë me integritetin e procesit zgjedhor dhe nuk ka të bëjë vetëm dhe thjesht me korrigjimin ose jo të rezultatit të një subjekti zgjedhor”-konstatohet në gjetjet e raportit. Gjithashtu, KRIIK i bën thirrje administratës zgjedhore, dhe në veçanti Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të sigurojë mbylljen e procesit në përputhje me ligjin, si dhe të nisë hetimin administrativ në lidhje me problematikat e vërejtura, duke dokumentuar të gjitha problematikat gjatë tij në mënyrë të detajuar dhe rigoroze, në mënyrë që të mund të bëhet transparencë e plotë mbi to dhe të analizohen më pas, në mënyrë sa më të plotë, të gjithë elementët që nuk funksionuan në mënyrën e duhur. Analiza e detajuar dhe transparenca e plotë jo vetëm do të kontribuojë në rritjen e besimit të publikut në procesin zgjedhor, por edhe do të shërbejë për të drejtuar përmirësimet e nevojshme qoftë në kuadrin ligjor, qoftë në praktikën e procesit në të ardhmen. “

Lexo edhe :  Mblidhnin para për “të sëmurët”, arrestohet një 55-vjeçar, dy të tjerë hetohen në liri

Paralelisht dhe në lidhje të ngushtë me sa më sipër, politika shqiptare duhet të marrë përgjegjësitë e veta dhe të përgatitet për nisjen e një procesi reformues serioz, të thelluar dhe gjithëpërfshirës të kuadrit ligjor që afekton zgjedhjet, duke mos u kufizuar vetëm në Kodin Zgjedhor, por edhe në të gjithë paketën e ligjeve që ndikojnë zgjedhjet”-thuhet në raportin përfundimtar të organizatës që monitoron zgjedhjet në vendin tonë.

Problematikat që duhet të korrigjohen në vijim

Ndonëse procesi i votimit dhe numërimit mund të silësohet përgjithësisht i mirë, pjesa e fushatës dhe qëndrimet e aktorëve politik ndikuan si në cilësonë e zgjedhjeve përfundimtare ashtu edhe në çështje të tjera thelbësore që kanë të bëjnë me “intimidimin e votuesve”. Në këtë pikë KRIIK rikthen si problem çështjen e patronazhimit, e vënë gjerësisht në zbatim nga PS. “Në gjykimin e KRIIK, bazuar edhe në Deklaratën e Gjetjeve dhe Konkluzioneve Paraprake të Zgjedhjeve Lokale 2023, në fokus të Reformës Zgjedhore e cila duhet të mbyllet brenda majit 2024, do të duhet të jetë ndër çështjet kryesore, zhbërja e sistemit të patronazhimit dhe kontrollit të votës, me fokus të veçantë në çlirimin e administratës publike nga politizimi dhe intimidimi, duke garantuar në këtë mënyrë plotësimin e aspiratës së Marrëveshjes Politike të 5 qershorit 2020 për administrimin e zgjedhjeve parlamentare të 2025 nga administratorë jo-politikë”-thekson raporti.

Këshilli Bashkiak Tiranë, PS merr 34 mandate

Nga rezultatet e dala kryeson Partia Socialiste me 34 mandate, koalicioni Bashkë Fitojmë ka 15 mandate, PD 4 mandate, PSD 3 mandate. Ndërkohë nga një mandate kanë marrë Partia Republikane, LZHK, PDIU, PR, Nisma Thurje dhe Lëvizja Bashkë. Ndërkohë është rikonfirmuar për një mandat të tretë Erion Veliaj, i cili fitoi bindshëm kundrejt rivalit demokrat Belind Këlliçi. Sipas KQZ, PS ka marrë 147267 vota ose 50.43 % të totalit, një shifër më e ulët krahasuar me votat e Erion Veliajt, i cili arriti të merrte 158852 ose 54.69 %. Me 50,43% të votave, Partia Socialiste ka siguruar 36 mandate për këshilltarët. Ndërkohë, sa i përket koalicionit Bashkë Fitojmë, diferenca me votat e kandidatit Belind Këlliçi është shumë më e madhe. Koalicioni arriti të merrte 67999 vota për këshillin, ndërsa Këlliçi arriti të merrte 100422 vota. Koalicioni Bashkë Fitojmë ka siguruar 15 këshilltarë. Partia Demokratike ka siguruar 4 këshilltarë, Partia Socialdemokrate 3, ndërsa nga një do të kenë Partia Republikane Shqiptare, LZHK, PDIU, Nisma Thurje dhe Lëvizja Bashkë.

Të fundit

Kush ka më shumë pushtet në çift e tradhton më lehtë partnerin

Burrat dhe gratë që ndiejnë se kanë fuqi (jo domosdoshmërisht se kanë ) janë më të prirur të tradhtojnë partnerin e tyre: kjo është ajo...

Qytetet e Shqipërisë ‘pushtohen’ nga dritat

Atmosfera festive e fundvitit sapo ka filluar në qytetet e vendit. Ndezja e dritave është kthyer tashmë në një tradite në qytetet shqiptare. Ditën e...

Kjo është Shqipëria që donte Azem Hajdari? Ja si përgjigjet vajza e tij

Rudina Hajdari, e ftuar në një emision televiziv, theksoi se kjo nuk është Shqipëria që do të donte babai i saj, Azem Hajdari. “Nuk mendoj...

Pse rritja sezonale e dhjetorit të euros mund të jetë në rrezik këtë vit?!

Dhjetori ka qenë historikisht muaji më i fortë i vitit për euron, me monedhën e përbashkët që fitoi një mesatare prej 1.6% kundrejt dollarit...

Basti që fitoi Arbana Osmani me “Mirëmbrëma yje”, e hodhi edhe një ‘thumb’ larg e larg

Arbana Osmani ka treguar se emisioni i saj i ri “Mirëmbrëma yje,” larg çdo logoje televizive, është një sukses i vërtetë. Me vetëm katër episode...

Lajme të tjera

Web TV