A është kafeja e mirë apo e keqe?/ Studimi befasues mbi efektin e saj në organizëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

A është kafeja e mirë apo e keqe? Me sheqer apo pa? Sa filxhanë në ditë?

Studimet e mëparshme mbi efektet shëndetësore të kafesë kanë zbuluar se konsumimi i kafesë lidhet me një rrezik më të ulët të vdekjes, por ata nuk bënë dallimin midis kafesë së pa ëmbëlsuar dhe kafesë së konsumuar me sheqer ose ëmbëlsues artificialë.

Kësaj pyetje i jep përgjigje një studim i ri i madh i botuar në Annals of Internal Medicine, i cili tregon se konsumimi i zakonshëm i kafesë (dhe efekti është vërejtur për të gjitha llojet e kafesë, duke përfshirë kafenë pa kafeinë) redukton vdekshmërinë nga të gjitha shkaqet, edhe nëse sheqeri i shtohet pijes.

Rezultatet për ata që përdorën ëmbëlsues artificialë, ishin më pak të qarta.

Studiuesit në Universitetin Mjekësor Jugor në Guangzhou, Kinë, kryen studimin duke analizuar përgjigjet e pyetësorëve nga më shumë se 171,000 njerëz nga Britania e Madhe (pa sëmundje të zemrës ose kancer)  të cilëve iu bënë pyetje rreth sjelljes dietike dhe shëndetësore për të përcaktuar zakonet e konsumimit të kafesë.

Pjesëmarrësit u ndoqën për gati shtatë vjet dhe, në fund të vëzhgimit, u zbulua se rreziku i vdekjes në mesin e të gjithë konsumatorëve të zakonshëm të kafesë (me sheqer, ashtu dhe pa sheqer) ishte rreth 30% më i ulët se tek ata që nuk e bënin këtë.

E ËMBËL APO E HIDHUR? Në mënyrë të veçantë, pjesëmarrësit që pinin çdo sasi kafeje të pa ëmbëlsuar gjatë gati shtatë viteve kishin 16 deri në 21 për qind më pak gjasa të vdisnin sesa pjesëmarrësit që nuk pinin kafe.

Dhe ata që pinin 1.5 deri në 3.5 filxhanë në ditë kafe të ëmbëlsuar me sheqer ( rreth një lugë çaji sheqer për filxhan) kishin 29 deri në 31 përqind më pak gjasa të vdisnin sesa pjesëmarrësit që nuk e pinin atë.

Lexo edhe :  Lëngjet më të mira natyrale kundër dhimbjeve të fytit dhe virozave të stinës

Megjithatë, rezultatet në lidhje me efektet shëndetësore të konsumuesve të kafesë me shtimin e ëmbëltuesve artificialë ishin jopërfundimtare.

NGA 2 DERI 4 FILXHANË NË DITË. Sipas autorëve të studimit, pra, pirja e dy deri në katër filxhanë kafe në ditë duhet të jetë pjesë e zakoneve të mira për të qëndruar të shëndetshëm. Siç dihet, gratë shtatzëna dhe ato në gji duhet të shmangin pirjen e kafesë, si dhe ato me probleme të veçanta shëndetësore për të cilat pija nuk rekomandohet nga mjeku apo specialisti.

Përshtati në shqip nga Focus.it. Fjala.al

Të fundit

Me grua dhe dashnore, babai i Laert Haxhiut: Vajzat e reja duan djem me emër

Babai i Laert Haxhiut, Qamil Haxhiu ka folur ditën e sotme në lidhje me akuzat që rëndojnë mbi djalin...

Transfertat kombëtare në Euro, në rritje të fortë për këtë vit

Transfertat e brendshme bankare në monedhën Euro janë në rritje të fortë për këtë vit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për tetë muajt...

Viti akademik nis me probleme/ Berisha: Qiratë dhe çmimet po e bëjnë një mollë të ndaluar

Ish-kryeministri Sali Berisha renditi problemet me të cilat përballen studentët dhe pedagogët në këtë nisje të vitit të ri akademik. "Dita e parë e hapjes...

Sa e rrallë është ngjyra juaj e syve?

Të gjitha ngjyrat e syve janë të bukura në aspektin e tyre. Njerëzit mund të “përhumben” me orë të tëra në magjinë e syve....

Zbuluan vaksinën kundër COVID-19/Nderohen me çmimin Nobel në Mjekësi, Kariko dhe Weissman

Çmimin Nobel në Mjekësi e morën sot hungarezja, Katalin Kariko dhe amerikani, Drew Weissman për vaksinën mRNA. Katalin Kariko dhe Drew Weissman bënë zbulime në...

Lajme të tjera

Web TV