Mazhoranca fitoi ndaj opozitës, humbi ndaj besimit qytetar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Erald Shulla

Zgjedhjet lokale u mbyllën me fitoren e thellë të PS-së duke marrë 53 nga 61 bashkitë e vendit. Si e konsideroni këtë rezultat? Po pjesëmarrjen e ulët në votime si e komentoni?

Zgjedhjet e 14 majit dhanë disa mesazhe, mesazhe të cilat erdhën nga politika për qytetarët dhe mesazhe nga qytetarët për politikën. Këto që unë i lexoj si mesazhe duhen analizuar në detaje. Kemi disa faktorët të cilët fiksuan rezultatin në shumê bashki. Mazhoranca me opozitën tonë copa-copa e cila nuk gjen dot vetveten e jo më të gjej rrugën e suskesit, do fitojë gjithnjë nëse në kampin opozitar nuk ke ndryshim figurash dhe frymë. Pushteti, vendet e punës, interesat ekonomik të biznesit, trysnia e presionit të gjithë këto faktorë e bëjnë mazhorancën superiore në shumë bashki. Qytetarët e shumtë vendosën mospjesëmarrje në votime, kjo është një votë kundra në heshtje, një votë kundra alternativave politike që vijnë si oferta që për ata nuk ofrojnë asgjë për qytetarët, pra të lodhur nga propaganda zhgënjyese, me premtime të pambajtura, me alternativa të konsumuara nga mazhoranca, ku një pjese e kandidatëve kërkuan për herën e tretë mandatin e kryebashkiakëve, dhe alternativat e opozitës që janë në dukje si fotokopje e kandidatëve të mazhorancës i detyruan qytetarët e shumtë të mos marrin pjesë në votime. Qytetarët kërkojnë alternativa bindëse, që ti tërheqin në pjesëmarrje. Melodia politike në vendin tonë është e njëjtë prej dekadash, me të njëjtët politikan që këndojnë të njëjtat këngë që tashmë janë bërë jo vetëm të lodhshme, por do të thosha edhe të padurueshme për qytetarët të cilët zhgënjimin e tregojnë me votën e mospjesëmarrjen në votime.

Opozita e drejtuar nga Berisha dhe Meta nuk pranojnë rezultatin duke akuzuar qeverinë se votat u blenë, përdorën bandat kriminale dhe administratën zgjedhore. Këto pretendime qëndrojnë, apo është justifikim për të mbuluar rezultatin shumë të dobët të koalicionit “Bashkë fitojmë “? Nëse opozita ka prova si është e mundur që nuk ka kush “i dëgjon”, as nga faktori ndërkombëtar apo institucionet vendore? Kujtojmë që si Berisha ashtu edhe Meta nuk janë takuar me asnjë ambasador apo institucione ndërkombëtare për ankesat e tyre.

E nisën me premtimin që do e mundnin Ramën, nuk ja dolën as ta vendosin në vështirësi. Pra e gjithë fushata e tyre e kujtojmë që në nisje ishte krejtësisht politike, duam të mundim Ramën, por kjo nuk funksionon kështu, zgjedhjet ishin për bashkitë, qytetarët dëshironin alternativa për qytetet e tyre ndryshe nga ato që ofronte Rama, kërkonin programe të reja, frymë të re, ide zhvillimi ndryshe nga ajo që ofronte Rama, dhe problemi nuk është tek ata që për shumë arsye shkojnë e votojnë Ramën, për një vend pune, për interesa ekonomike, nga presioni apo ku di unë nga ato pretendime që ngrejnë z.Berisha dhe z.Meta, problemi është tek ata që nuk erdhën në votime që janë shumë, ata që nuk e shohin me interes të zvendësojnë Ramën me Berishën dhe Metën, që ju duken njësoj të tre. A ka pasur probleme në zgjedhje? Padiskutim që po, nuk mbaj mend që në Shqipëri jenë zhvilluar ndonjëherë zgjedhje pa incidente dhe probleme të ndryshme. Berisha dhe Meta duhet të mbajnë përgjegjësi për rezultatin, sepse u zotuan që ne e mbrojmë votën e qytetarëve dhe Rama nuk do guxojë të prekë asnjë votë. Dhe nëse këta duan ta kapërcejnë situatën me akuza dhe pa e parë aspak tek vetja kjo do e dobësoj akoma dhe më shumë opozitën e cila sa vjen dhe zvogëlohet e humb e më shumë besimin tek masa e cila nuk jep asnjë shenjë vlerësimi ndaj kësaj pjese të opozitës.

Opozita nuk po jep asnjë shenjë për të ndryshuar. Berisha nuk pranon dorëheqjen, zëra kundër në grupin e Rithemelimit nuk ekzistojnë dhe nga ana tjetër PD zyrtare duket se po rikthehet tek i larguari Basha. Si e parashikoni të ardhmen e opozitës?

Lexo edhe :  Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo

Paqartësi e plotë dhe situatë e cila shkon deri në keqardhje për gjendjen ku ndodhet jo vetëm opozita por vendi. Opozita duhet të jetë e ardhmja, ndryshimi dhe jo e shkuara e vendit. Berisha dhe Meta e shumë nga drejtuesit e kualicionit “Bashkë Fitojmë” duhet të bëjnë atë që i kërkuan të tjerëve, dorëheqjet për mosrealizimin e objektivave dhe humbjen që pësuan, sot janë ata që rihumbin, pra duhet të bëjnë atë i kërkuan z.Basha. Z.Berisha , u ngrit duke premtuar një opozitë më të fortë me atë në krye, premtoi që do e bashkonte opozitën, premtoi që do të mundë Ramën e do fitonte shumicën e bashkive. Sot, rezultati tregoi që opozita nuk është më e fortë, por më e dobët akoma se ajo ishte në 2021, opozita sot është më e përçarë, me dy logo me dy seli, me dy kryetarë, me dy grupe parlamentare, me dy kampe që më shumë luftojnë njeri-tjetrin se mazhorancën. Sot opozita ka më pak bashki sa edhe në 2019 që në ato zgjedhje nuk mori pjesë fare. Asgjë nuk prodhoi pozitive kjo lëvizje, madje jam i bindur që pas zgjedhjeve mbështetja dhe pritshmëria ndaj zotit Berisha rënë akoma edhe më shumë. Partia Demokratike, ka nevojë për një proces real rinovimi, por kjo të ndodhë në interes të Partisë Demokratike dhe demokratëve jo në interes të individivë që kanë interes karriken e tyre. Z.Basha unë e shoh më kokë lartë se Meta dhe Berisha, ai u tërhoq duke i lënë të gjithë terrenin që ata të realizonin atë që donin. Do thoni ka luajtur taktikisht në interes të tijin, po, por kjo tregoi, që problemi në humbjet e mëparshme nuk paska qënë thjesht Lulzim Basha, por mentaliteti i vjetër e demode i opozitës që këta i lanë Bashës. Për mendimin tim Basha është faktor dhe i vlefshëm nëse PD do kërkojë vërtet të rinovohet.

Rama ka superpushtet me 53 bashki të fituara ose 90 për qind të kontrollit të pushtetit lokal dhe kontroll të plotë të parlamentit dhe qeverisë. A mund të themi se kjo situatë është paradhoma për të shkuar pa probleme në mandatin e katërt qeverisës? Këto zgjedhje gjithashtu patën një parti surprizë elektorale siç është PSD e Tom Doshit me një rritje 240 për qind krahasuar me dy vite më parë dhe shtrirje në të gjithë shqipërinë në këshillat bashkiakë. Si e komentoni këtë fenomen? Kujtojmë që Doshi është individ i sanksionuar nga SHBA bashkë me Berishën, por njëri rritet masivisht dhe tjetri ulet dramatikisht në aspaketin elektoral.

Rama vërtet është si thoni ju me një superpushtet, por fati i tij varet jo më nga socialistët, por nga fati i opozitës, nëse opozita do ndryshoi rrugë, do kemi ndryshime të mëdha në vend, është ndjeshme kudo, tek votat që shkuan tek Lëvizja Bashkë, te partia e z.Doshi që unë e lexoj që në këto zgjedhje ka zvendësuar LSI, por e shoh tek mospjesëmarrja e madhe në votime, pra ne jemi një vend sot ku shumica nuk voton dhe një pakicë e vogël vendos fatin e drejtimit të institucioneve. Ke bashki që nuk kalohet 40% i pjesëmarrjes çfarë presim të ndodhi, votojnë vetëm administrata me familjet dhe ato pak interesa që janë tek pushteti. Vota e emigrantëve dhe vetingu për politikanët duhet me domosdoshmëri në vendin tonë. Mundësia që të votojnë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit është një mundësi që jo vetëm që do flasin miliona shqiptarë, por një mundësi për ndryshim të madh. Uroj të realizohet.

Të fundit

A mund të bjerë Rama nga një emision televiziv?

Nga Artur Ajazi Kujtojnë se, duke nisur “habere” lart e poshtë, madje duke u ndalur edhe tek emisionet e RAI-t,...

Çfarë ndodhi? Arrestohet ministri i Bujqësisë, ja akuzat që rëndojnë mbi të

Gjykatësi vendosi kushtin e Solskit në 1.9 milionë dollarë, raporton Reuters. Solski mohon akuzat, të cilat lidhen me blerjet nga viti 2017 deri në 2021,...

Greqia do t’i dërgojë sisteme mbrojtje ajrore ukrainës? Reagon kryeministri Mitsotakis

Kryeministri Kyriakos Mitstoakis tha se Greqia nuk mund t'i ofrojë Ukrainës sisteme të mbrojtjes ajrore si Patriots ose S-300, duke iu përgjigjur presionit nga...

Transporti publik i Tiranës hyn në Google Maps, kush vjen nga Durrësi do kalojë në Rinas

Tirana ka më në fund të hedhura online të dhënat e kombinuara të transportit publik në Google Maps të cilat gjenerojnë sipas kërkesës së...

A duhet të ndalosh së fjeturi me fëmijët e vegjël?

Ka shumë diskutime rreth kësaj teme, e cila në fokus vendos prindërimin e secilit kur sjell në jetë një fëmijë. Ka nga ata që thonë...

Lajme të tjera

Web TV