Lindi më 1 qershor 1926/ Merlin Monro, misteret e vdekjes se seks simbolit amerikan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Veizi

Ishte 36 vjeç dhe si shumë të tjerë dhe vuante nga insomnia, një term mjekësor që tregon pagjumësinë. Për këtë merrte qetësues të ndryshëm madje dhe pak amfetaminë. Mirëpo mëngjesin e 5 gushtit të vitit 1962, ylli i Hollivudit u gjet pa jetë në shtëpinë e saj në Brentwood, të Los Anxhelosit. Ishte po aq e shtrirë në shtrat dhe po aq pranë një tavoline të mbushur me gjithfarë medikamentesh. Përpara se lajmi të merrte dhënë e të dilte në faqet e para të të gjitha gazetave amerikane e ca më gjerë, policia u kujdes të merrte të gjitha masat për t’ë dalë në një përfundim shkencor mbi vdekjen e aktores së famshme, e cila ishte shumë e re dhe e shëndetshme për të pasur një vdekje natyrale. Autopsia e bërë me këtë rast doli në përfundimin se vdekja e saj me shumë probabilitet ishte një vetëvrasje. Më pas u tha se Merlin Monro kishte marrë një dozë më të lartë të njërit prej qetësuesëve që ndodhej mbi tavolinën e ilaçeve, e që ishte “Nembutal”. Marrja e këtij medikamenti, aksidentalisht ose qëllimisht kishte çuar kështu drejt vdekjes. Të dhënat mjekësore të zbuluara në vazhdimësi, aluduan se mjeku, i quajtur Engellberg, i kishte dhënë medikamente të tipit “Nembutal” dhe “Chloral Hydrates”, të cilat po sipas ekspertëve nëse merren bashkë, veprojnë në mënyrë të tillë që mund të shkaktojnë vdekjen. Duke rrëzuar versionin e një vdekje të paparamenduar, dhe të një vetvrasje të paralajmëruar, papritur u ngrit një version i ri: ai i një vrasje të planifikuar. Po kujt i duhej që aktorja e famshme të dilte nga skena, qoftë dhe e vdekur? Mw shumw se 60 vjet pas kësaj ngjarje ka hipoteza nga më të ndryshmet por asnjëra bindëse deri në shterim…

…Imazhi i saj ishte futur kudo, madje dhe në shumë familje shqiptare të izoluar nga diktatura deri në ekstremet e saj. Edhe nëse ndokush nuk e kishte të parë imazhin e saj, të paktën e dinte që bëhej fjalë për një famër aq e bukur sa që i kishte prishur mendjen dhe një presidenti amerikan. Sepse në vendet e izoluara, informacioni sekret dhe vetë thashethemet çuditërisht arrijnin në një kohë rekord e të pabesueshme. E pas kësaj nëse do të komplimentojë një vajzë në bulevardin e Tiranës, për t’u treguar pak inteligjent e ca më shumë snob, do të duhej ta krahasoje vajzën me Merylin Monroe, apo me Bridget Bardot, të cilat për shans, krijonin dhe rimë për shkak të fundit të mbiemërit: “Qenke bo si Merlin Monro – apo – Qenkne bo si Brixhid Bardo”. Dhe me kaq e kishe kryer misionin sepse nëse Brigite Bardot ishte parë në filmat francez si “Babeta shkon në lufta” por filmat amerikanë ku luante Merilyn Monroe ishin herezi dhe fare pak prej tyre arrinin ta kalonin klonin e të trasmetoheshin nga Televizioni Shqiptar.

Karriera
Merlin Monro ishte një seks idhull. Ajo ishte bërë dhe më e njohur që kur fustani i saj valvitej prej “erës” dhe vetë ajo mundohej në ngazëllim e sipër, më shumë epshndjellëse se sa e ndrojtur apo e vënë në sikleti, të mbrohej duke ulur palët, që kureshtja e meshkujve të mos ngrihej mbi gjunjët e saj. Nëse nuk kishte parë asnjë nga 30 filmat e saj, të paktën kjo sekuencë ishte aq e njohur sa ishtë e vështirë mos të të kishte rënë në sy.
Emri i saj i vërtetë ishte Norma Jeane Mortenson. U lind më 1 qershor 1926 në Los Angelos, pas një aventure dashurie të nënës së saj Gladis me Çarls Stanli Giford, i cili e braktisi sapo ajo ngeli shtatzënë. Pas lindjes, nëna e saj nisi të vuajë nga depresioni, për këtë arsye u detyrua t’a dorëzonte vajzën në një shtëpi fëmijësh, pasi e kishte të pamundur të kujdesej për të.
Gjatë adoleshencës jeta e Normas ndryshoi kur ra në sy të Xhejms Dorutit i cili i ofroi të pozonte si modele për revistën “Yank”. Ishte 16 vjeç, kur u martua me të. Fotot e saj do të shfaqeshin në 33 kopertina kombëtare. Në vitin 1946 u divorcua dhe u transferua në Hollivud ku firmosi një kontratë me “Fox”. Kalendari ku ajo pozoi nudo u bë më i famshmi i të gjitha kohërave.
Merlin Monro u kthye shpejt në një legjendë. Realizoi 30 filmat në 15-vitet e karrierës së saj. Por ishte po as e njohur për burrat e famshëm me të cilët është martuar, Xho DiMaxhio i cili ishte dhe ylli i futbollit amerikan dhe dramaturgu po aq i famshëm Arthur Miller. Por mbi të gjitha këto, Merlin Monro ishte përfolur shumë për lidhjen e saj intime me vëllezërit Kenedi, Xhon dhe Robert.

Lexo edhe :  “Libri i Blamit” sjell në shqip një shikim ndryshe të holokaustit

Vdekja
Të gjitha gazetat dhe revistat e kohës folën për vdekjen e saj. Por ato ishin disi të kursyera.
Ndërsa 53 vite pasi kësaj vdekje, një dokumentar akuzoi drejtpërdrejtë doktorin e saj personal, Hajman Engellberg, se e kishte “dënuar atë me vdekje”, pasi i kishte dhënë një koktej ilaçesh vdekjeprurës. Siç shkruante e përditshmja britanike “DailyMail”, ky dokumentar shfaqi të dhëna të cilat provonin se doktori Engelberg kishte gënjyer nën betim, gjatë hetimeve për vdekjen e Monroe në 1982, kur u pyet për ilaçet që ai i kishte dhënë. Në këtë dokumentar shokues, zbulohet gjithashtu se aktorja vuante nga çrregullimi bipolar dhe kishte patur një histori të gjatë tentativash vetëvrasjeje duke përdorur qetësues. Engelberg, i cili vdiq në 2005, mohoi t’i kishte dhënë Monroe këto ilaçe. Që atëherë, zërat dhe teoritë në lidhje me atë çka ka ndodhur para dhe pas vdekjes se saj, nuk janë larguar asnjëherë: ishte vetëvrasje apo aksident? Apo e kanë vrarë?

Versionet
Sipas një libri të ri, Bob Kenedi urdhëroi vrasjen e Marlin Monrosë me injeksion në zemër. Sipas librit të publikuar në vitin 2017, i dy shkrimtarëve të njohur amerikan, ekzekutimi u bë në dy faza nga truprojat dhe një psikiatër. Sipas gazetës “Daily Mail” gjashtë njerëz morën pjesë në këtë ekzekutim. Dhe gjithçka pas një afere seksuale.
Sipas një investigimi tjetër, të titulluar “Vrasja e Marlin Monrosë”, thuhet se aktorja javën e fundit para vdekjes së saj, u sulmua seksualisht nga burra të fuqishëm dhe u drogua. Sipas burimeve të siguruara nga gazetarët që u morën me çështjen e vdekjes së aktores, Monro u nxit nga qëllimet e errëta të Frank Sinatra-s, për të kaluar një natë në shtëpinë e një bosi të mafias, Sam Giancana. Në këtë natë, sipas gazetarëve investigues, Marlin Monro është droguar dhe përdhunuar nga disa burra. Kjo ngjarje traumatike, duket se përveç se e tronditi aktoren, e bëri një kërcënim për mafian. Sipas investigimit, Merilyn Monroe mund ta kenë hequr qafe mafiozët, të cilët abuzuan me të.

Konkluzioni
Të gjitha këto, versione të cunguar e kontradiktore, të vërteta po aq sa jo të tilla, tregojnë se dosja “Monro” nuk ka për t’u hapur edhe për shumë kohë të tjera. Dhe kjo padyshim hedh argumentin tjetër në tavolinë: që në vdekjen e saj janë përfshirë njërëz të rëndësishëm emri i të cilëve vazhdon të mbetet “top secret”.

Të fundit

Përse i duhet i ‘shkarkuar’ Gabriel Escobari, Albin Kurtit?

Nga Mero Baze Gabriel Escobar, zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit i SHBA dhe i dërguari Special në zyrën e Çështjeve...

“Në fillim nuk më pranuan…”/ Aktori Ledio Lako rrëfen vështirësitë e nisjes së karrierës

Aktori ikonik i “Portokallisë”, Ledio Lako në një rrëfim për një emision televiziv, tregoi vështirësitë e fillimit të karrierës së tij. Ledio tregoi se kush...

Çfarë do të prezantojë Apple në eventin e saj më të papritur

Apple ka paralajmëruar një prezantim për këtë të martë, më 7 maj në orën 16:00 në Spanjë nën titullin Let loose , i cili fillimisht do...

Tetë orë në SPAK/ Veliaj: Dhashë kontributin tim për të vërtetën, unë sot nuk jam…

“Unë sot nuk jam as i akuzuar, por as në hetim. Dhash kontributin tim për të vërtetën”, kështu shprehet kreu i Bashkisë së Tiranës,...

Luizi falenderon Kiarën: Më ke bërë bab dhe njeriun më të lumtur në botë (Video)

Nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagramit, fituesi i edicionit të dytë të ‘BBV’, Luiz Ejlli ka ndarë një video ku mes emocionesh...

Lajme të tjera

Web TV