Analiza e REL: SHBA revokon vizat për inspektorët bërthamorë të Rusisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në përgjigje të vendimit të Rusisë për të pezulluar traktatin bërthamor START, administrata e presidentit amerikan Joe Biden ka marrë masa, duke u kundërpërgjigjur. Të enjten, ata njoftuan revokimin e vizave për inspektorët bërthamorë rusë, refuzimin e aplikacioneve në pritje për monitoruesit e rinj dhe anulimin e lejeve standarde për avionët rusë për të hyrë në hapësirën ajrore të Shteteve të Bashkuara.

Në vazhdën e “shkeljeve të vazhdueshme” të Rusisë të traktatit START, Departamenti amerikan i Shtetit ka njoftuar masa të ndryshme si kundërpërgjigje.

Departamenti i Shtetit theksoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara për zbatimin e plotë dhe reciprok të traktatit, por “rrjedhimisht, në përputhje me këtë angazhim, Shtetet e Bashkuara kanë zbatuar kundërmasa të ligjshme për të adresuar shkeljet e vazhdueshme të traktatit nga Rusia”.

Departamenti tha se revokimet e vizave dhe refuzimet e aplikacioneve, si dhe një vendimi për të ndaluar shpërndarjen e informacionit mbi statusin ose vendndodhjen e raketave dhe të dhënave për lëshimet testuese të Rusisë, ishin në përputhje me ligjin ndërkombëtar për shkak të veprimeve të Rusisë.

Shtetet e Bashkuara, megjithatë, do të vazhdojë të njoftojë Rusinë kur të kryejë lëshimet testuese, tha Departamenti, duke shtuar se hapat që ajo po ndërmerr ishin të kthyeshme me kusht që Moska të rikthehet dhe respekton traktatin.

Rusia pezulloi pjesëmarrjen e saj në START në muajin shkurt, një lëvizje që SHBA e quajti “të pamundur ligjërisht”. Elementet thelbësore të traktatit START, të nënshkruar nga ish-presidentët Barack Obama dhe Dmitry Medvedev në vitin 2010, përfshijnë lejimin e inspektimeve të objekteve të armëve dhe shkëmbimin e informacionit në lidhje me vendosjen e raketave balistike ndërkontinentale. Në mars, SHBA njoftoi se ajo dhe Rusia kishin ndaluar shkëmbimin e informacioneve të armëve bërthamore.

Lexo edhe :  Nesër Mitsotakis në Turqi! Erdogan: S’jemi për konflikte, rëndësi ka fqinjësia e mirë

Edhe pse START u zgjat pak pasi presidenti Joe Biden mori detyrën në janar të vitit 2021, konflikti i vazhdueshëm në Ukrainë e ka tensionuar traktatin. Që kur presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Rusia nuk do t’i përmbahet më detyrimeve të saj sipas traktatit, START ka qenë në prag të kolapsit.

Brenda traktatit, ka dispozita specifike që i kufizojnë të dyja vendet që të kenë një maksimum prej 1.550 kokash bërthamore. Marrëveshja përfshin gjithashtu inspektime gjithëpërfshirëse në vend për të siguruar se vendet janë në bashkërendim me këto kufizime.

Inspektimet u mbyllën në vitin 2020 për shkak të pandemisë COVID-19. Diskutimet për rifillimin e tyre supozohej të zhvilloheshin në nëntor të vitit 2022, por Rusia i anuloi befas, duke cituar mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën.

Departamenti i Shtetit tha se Rusisë i ishte thënë paraprakisht për kundërmasat, por ka nënvizuar që Uashingtoni është ende i interesuar të mbajë gjallë traktatin.

“Shtetet e Bashkuara mbeten të gatshme të punojnë në mënyrë konstruktive me Rusinë për rifillimin e zbatimit të Traktatit START”, thuhet në deklaratë./REL

Të fundit

Jo, Donald Trump, ekonomia e Bidenit nuk është si ajo e Gjermanisë së Weimarit

Nga Peter Coy Në një tubim të 1 majit në Waukesha, Wis., Donald Trump tha se kur ishte president "ne...

Epika trimërore e Zhulatit dhe prijësi Mersin Gjoçaj

Nga Çerçiz Loloçi Libri i Fitim Çaushit kushtuar epikës heroike të Zhulatit në Gjirokastër është një kontribut i ndjeshëm në vargun e botimeve të tjera...

BE tregon vijën e kuqe: Mos e prekni Drejtësinë

Rezoluta e Partisë Socialiste për një komision të posaçëm anti-korrupsion, shihet me dyshim nga BE e cila edhe pse pranon çdo nismë për fuqizimin...

Rama në Greqi, jehona pas vizitës “provokative”

Një ditë pas vizitës në Greqi, ku mbajti tubim para mijëra emigrantëve shqiptarë atje, kreu i qeverisë Edi Rama në intervistë për mediat shprehet...

Sot protesta e opozitës, Meta kujton Dritëro Agollin: Një agim i ri po lind!

Teksa sot mbahet protesta e opozitës, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kujtuar Dritëro Agollin. Përmes një mesazhi, Meta thekson se Dritëro Agolli...

Lajme të tjera

Web TV