Kumbaro: TEA, aplikacioni që lehtëson udhëtimet në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sezoni turistik ka filluar dhe këtë vit do të jetë edhe më e lehtë për të organizuar pushimet apo udhëtimet e shkurtra të fundjavës.

Gjatë një interviste televizive ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tha se, “për t’i shërbyer sa më shumë mbarëvajtjes së sezonit turistik, sivjet jemi rikthyer fuqishëm me një ofertë që e kemi quajtur kalendari turistik kulturor”.

“Për pak ditë ne hedhim në treg një aplikacion të veçantë që do të jetë i aksesueshëm falas në të gjithë telefonat. Aplikacioni do të ketë një emër shumë të thjeshtë: TEA, që është Tourism Event of Albania, pra Eventet Turistike të Shqipërisë në të cilin mund të gjendet në çdo kohë dhe në çdo vend çfarë po ndodh dhe çfarë do të ndodhë gjatë gjithë sezonit turistik si aktivitete”, informoi Kumbaro.

Ministrja sqaron se mjafton të vendosësh vendndodhjen dhe aplikacioni do të nxjerrë rezultatet ku veprimtaritë do të jenë të dedikuara për të gjitha grupmoshat.

Kumbaro tha se, “për këtë kemi një bashkëpunim të dedikuar me të gjitha bashkitë, me të gjitha organizatat, me ambasadat, ndërkohë ndodhin javët kulturore të cilat organizohen nga ambasada të ndryshme nën koordinimin e Ministrisë së Kulturës, por edhe Ministria e Kulturës dhe Ministria e Turizmit kemi koordinuar eventet tona duke patur edhe një program shumë të mirë nga institucionet tona të kulturës siç është Cirku, siç është Teatri i Kukullave, siç është TKOB, Teatri Kombëtar, evente gjithashtu të organizuara në mënyrë të dedikuar nga Ministria e Turizmit në bashkëpunim me kompani të ndryshme të organizimit të eventeve të cilat do të shtrihen gjatë gjithë sezonit, gjatë gjithë territorit, për të gjitha grupmoshat dhe do të jenë me data, vendndodhje dhe tipologji”.

Lexo edhe :  Sa milion turistë kanë ardhur në Shqipëri gjatë vitit 2023?

Kumbaro tha se aplikacioni TEA do të jetë i mundur të aksesohet përgjatë javës së ardhshme.

/r.e/

Të fundit

A e vrau vajza të atin? Eksperti i sigurisë ngre dyshime të forta rreth ngjarjes

Krimi në familje ka tronditur Durrësin. 49-vjecari Pëllumb Meta është gjetur i groposur në oborrin e banesës, 13 ditë...

Mjekët e QSUT realizojnë ndërhyrjen e rrallë kardiokirurgjikale, Rama: Rast suksesi

Mjekët e QSUT-së kanë realizuar për herë të parë në Shqipëri një ndërhyrje të rrallë kardiokirurgjikale. Ndërhyrja është realizuar duke riparuar valvulën e aortës...

Pandemia e vetmisë: Duhen fajësuar rrjetet sociale?

E mira kryesore që kanë rrjetet sociale në jetën tonë është fakti që mund të na lidhin me njerëzit në të gjithë botën në...

Titulli kampion “çështje” e kryer, Inzaghi i beson Asllanit në rotacionin e Serie A

9 pikë plus vendit të dytë, për më tepër me një ndeshje më pak, shifra këto që i japin luksin trajnerit Inzaghi të bëjë...

E gjithë familja Meta e dyshuar! Zbardhen detaje të reja nga krimi horror në Durrës

Shtatë persona janë shoqëruar në polici në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Durrës ku 19-veçarja Hygerta Meta dyshohet se vrau babain...

Lajme të tjera

Web TV