test

Gjykatë arbitrazhi në Shqipëri, bizneset favorizohen apo penalizohen?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Komisionin e ligjeve në Parlament kaloi dje drafti që i hap rrugë krijimit të Gjykatës së Arbitrazhit Kombëtar, i cili do të shqyrtojë konfliktet bisnes-shtet. A është kjo një formë për të dalë nga jurdikisioni i Gjykatave të Arbitrazhit Ndërkombëtar?

Të gjitha bizneset që kanë mosmarrëveshje mund ta zgjidhin atë tashmë në Gjykatën e Arbitrazhit Kombëtar që do të ngrihet në Tiranë. Që prej vitit 2016 qeveria Rama është përpjekur që të ngrejë një sistem arbitrazhi për bizneset të cilat duhet të shmangin kohën e gjatë në gjykatë.

Edhe dje, komisioni i ligjeve ka miratuar me votat e mazhorancës ligjin, i cili do i jap një dorë bizneset që janë në konflikt për ta zgjidhur në një kohë më të shkurtër. Dilemma është nëse kjo nismë mund ti paraprijë daljes së Shqipërisë nga Gjykatat e Arbitrazhit Ndërkombëtar.

Deri më tani vendimit e gjykatave të arbitrazhit me seli në vende të ndryshme Europuiane janë njohur nga shteti shqiptar, por duke marrë në konsideratë koston e rëndë që vjen pas fitimit të çështjeve nga biznese të ndryshme qeveria po mendon daljen nga ky juridikision. Kjo nuk është më vetëm një ide, pasi kreu i qeverisë pak muaj më parë u shpreh se “po analizojmë mundësinë e daljes së Shqipërisë nga ky juridiksion ndërkombëtar”.

Megjithatë drafti ligjor që flet për “Gjykatën e re të Arbitrazhit që do hapet në Tiranë është një lloj ndërmjetësuesje mes bizneseve dhe qeverisë. Edhe pse kjo do të marrë kohën e nevojshme, bizneset do të kenë mundësi t’i zgjidhin ato në Gjykatën Kombëtare të Arbitrazhit, duke mënjanuar proceset e zgjatura gjyqësore.

Nisma e ligjore e qeverisë u kritikua nga opozita në komisionet parlamentare, por drafti kaloi me votat e mazhorancës për miratim në seancë plenare. Nisma e depozituar nga qeveria mori aprovimin nga deputetët e maxhorancës. Gjithashtu, edhe deputetët e opozitës ishin pro kësaj nisme.

“Është një mënyrë tjetër e zgjidhjes së konflikteve jashtë gjykatës. Me vullnet të lirë të palëve. Kryesisht është për çështjet tregtare. Ama, si çdo proces tjetër, edhe ky, për sa kohë do të duhet të zgjidhë një konflikt mes palëve duhet të jetë i normuar qartë, sipas standardeve”, u shpreh deputetja socialiste, Klotilda Bushka.

Lexo edhe :  Murrizi, analizë për ndeshjen e Kombëtares/ Mesazhi për shqiptarët

Sipas deputetëve të opozitës, meraku i tyre ishte deklarata e kryeministrit Edi Rama, në muajin prill, kur tha se, qeveria po mendon daljen nga ky juridiksion.

“Së pari njëherë meqë më dolët në një temë kaq të dashur për ata që mendojnë se e mira e tyre është e keqja e Shqipërisë dhe që gëzohen sa herë ka një lajm të kësaj natyre në vend se të revoltohen që një kriminel i gjykuar dhe i dënuar me 17 vjet burg për mashtrim të shtetit shqiptar arrin të çajë rrugën në një gjykatë me të cilën ne do të hapim probleme të mëdha duke filluar nga java e ardhshme dhe nga e cila madje po analizojmë dhe mundësinë e daljes fare nga juridiksioni sepse ajo që ka ndodhur është skandaloze.

Por ajo që ka rëndësi sot për ta dëgjuar publiku është se po këta njerëz i kanë thënë publikut para nja 2 vjetësh që Shqipëria i ka shpërndarë ato para. Këto 100 mln nuk paskan ikur dhe ju po bëni pyetjen a janë bllokuar apo jo dhe që nuk janë fare në xhepin e atij mashtruesi.

Sa i përket luftës me të do ta bëjmë deri në fund dhe pa këtë soj të prishur shqiptarësh”, deklaroi Rama në 8 prill të këtij viti, pas vendimit të gjyaktës së Arbitrazhit në Strasburg për kompensimin të Beçhettit.

Deputteja e Çupi tha se mund të jetë e rrezikshme për bizneset në vend. “Ajo çfarë mua më shqetëson është që juve po bëni një ligj për arbitrazhin për t’u larguar nga marrëveshjet ndërkombëtare? Dhe kjo është shumë e rëndë nëse është kështu”, pyeti deputetja e PD-së, Dhurata Çupi.

“Tani këto diskutime politike bëjini në seancë, pyetini atje. Mos i keqinterpretoni deklaratat. Ne jemi palë e marrëveshjeve ndërkombëtare, jemi një nga shtetet që zbatojmë më së miri detyrimet ndërkombëtare”, iu përgjigj Bushka.

Ngritja e dhomës së arbitrazhit nuk është një risi në legjislacionin shqiptar, pasi ai ka qenë funksional deri në vitin 2013 dhe tashmë pritet rihapja e tij.

Të fundit

Anglia mposht minimalisht Serbinë dhe merr kreun e grupit C, Bellingham vulos sfidën

Anglia përmbush pritshmëritë, fiton ndeshjen e parë të saj përballë Serbisë në Grupin C dhe merr kryesimin me pikë...

Albani fotograf? Miriam Cani na prezanton me ‘kartolinën’ më të ‘ëmbël’ të fundjavës

Çifti Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë padyshim një nga dyshet më të komentuara në shtypin rozë. Të dy artistët me profesionin e njëjtë...

Provimet e maturës/ Mehmeti: Numër i lartë ngelësish, ka cilësi të dobët mësimdhënie

Rezultatet e provimit të gjuhës së huaj të Maturës Shtetërore tregojnë një rritje të ndjeshme të nxënësve mbetës. 952 nuk kanë mundur të kalojnë...

“Po vritemi për një vijë uji”, kunatat sherr në emision për kanalin/ Debatet

Një konflikt kunatash zhvillohet në “Shihemi në Gjyq”. Mersinia dhe Saimja kanë ardhur për një kanal uji. Siç u shpreh ndërmjetësja e rubrikës të...

Dhimbjet e kokës/ Cilat janë arsyet shëndetësore që i shkaktojnë

Dhimbjet e kokës janë shumë dimensionale dhe tepër të komplikuara. Secila prej dhimbjeve ka një burim të ndryshëm dhe simptoma unike. Rrjedhimisht trajtimi i tyre është...

Lajme të tjera

Web TV