Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Rama takohet me Borrell në Bruksel, tensionet në veri ende të ndezura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama vijoi dje takimet në Bruksel ku bisedoi me kryediplomatin Europian Josep Borrell, njëhershëm një nga të deleguarit për bisedimet Kosovë-Serbi.

Temë kryesore e dikutimeve ishin pikërisht mundësia e shtensionimin e situatës në veri të Kosovës. Nga ana e tij, Rama i tha Borrell, se Shqipëria është e gatshme të bashkëpunojë me miqtë për të për një ballkan të paqtë dhe të zhvilluar.

Nga ana e tij, shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, falenderoi kryeministrin Edi Rama për angazhimin e tij për të gjetur një paqe mes Kosovës dhe Serbisë. Në konferencë të përbashkët Borrell tha se BE-ja përgëzon rrugëtimin e Shqipërisë në përmbushjen e kushteve për tu bërë pjesë unionit evropian.

“Jam i lumtur të shikoj që Shqipëria ka bërë progres në ecurinë e saj drejt BE dhe janë të vendosur të vijojnë më tej për negociatat. Jam shumë i lumtur të shoh se Shqipëria ka qenë në harmoni të plotë me vlerat tona.

Shqipëria do ketë mbështetjen e BE në këtë aspekt. Ne kemi diskutuar për dialogun për paqen në Prishtinë, dhe të faleminderit ty kryeministër për angazhimin për të gjetur një zgjidhje. Palët duhet të gjejnë një mënyrë për të evituar përshkallëzimin e situatës dhe të miratojnë udhërrëfyesin që iu është vendosur në tavolinë!

E kam bërë të qartë edhe pas takimit të djeshëm të ministrave të Jashtëm të BE-së se, palët duhet t’i ulin tensionet dhe të gjejnë zgjidhje, sipas planit të BE-së, që u është prezantuar atyre javën e kaluar në Bruksel. Situata kërkon hapa të shpejtë dhe zgjidhje të shpejtë, dhe mund t’ju them që vendet janë duke humbur durimin, andaj kërkojnë veprime të shpejta”- tha Borrell.

Më tej ai u shpreh se situata në veri të Kosovës kërkon hapa të shpejtë dhe zgjidhja të shpejtë e shtoi se vendeve të BE-së po ju humbet durimi me situatën në veri të Kosovës, ndryshe do të ndërmarrin sanksione. Ndërsa Rama u tregua mirënjohës për inkurajimin që mori prej përfaqësuesve të BE-së këto dy ditë në Bruksel dhe shpresoi në një zgjidhje sa më të shpejtë për rajonin, e veçanërisht për dialogun Prishtinë-Beograd.

Lexo edhe :  Opozita proteston jashtë, Kuvendi nis punimet vetëm me deputetët socialistë

Përgjatë konferencës, Rama përmendi idenë e një takimi të nivelit të lartë, në të cilin, Kosova dhe Serbia, me ndihmën e Shteteve të Bashkuara dhe BE-së, do të gjenin një zgjidhje. Kryeministri Rama tha se nuk duhet të lejohet që gjithçka e arritur në rajon “të shembet si një kullë prej rëre“.

‘Jemi pjesë e rajonit që ka vuajtur shumë në të shkuarën, që nuk mundet të ketë një shikim mbrapa dhe ku ngjarjet nuk janë gjithmonë të ndara nga njëra-tjetra. Ne nuk mund të shikojmë vetëm shtëpinë tonë, pa shqetësime se çfarë po ndodh rreth e rrotull dhe situata nuk ka të bëjë vetëm me Kosovën e Serbinë, por gjithë rajonin.

Shqipëria është e angazhuar të punojë me ju dhe gjithë miqtë tanë, kemi shumë gjëra për të bërë. Kemi procesin e Berlinit, kemi bërë progres dhe nuk mund të lëmë këtë situatë në vend të dytë’, u shpreh Rama.

Takimet e kreut të qeveriso sonë ishin mjeft të rëndësishme edhe të hënën, teksa fillimisht u takua me Presidentin e Këshillit Evropian, ku ndanë së bashku të njëjtin mendim, që lirimin e tre policëve të Kosovës, ishte shumë vonë por megjithatë një lajm I mirë. Rama pati takim edhe me Komisionerin për Zgjerimin Europian Olivér Várhelyi.

 

Të fundit

“Sot do të ishte 17 vjeçe. Zoti na dha forcë”, Sidrit Bejleri flet për humbjen e vajzës

Një mesazh i ndjerë publik i këngëtarit nga Shkodra, Sidrit Bejleri, për të bijën që e kishin humbur 10...

Disa zakone të të ngrënit që janë fajtori kryesor i dhjamit në bark

Ndërsa moti më i ngrohtë afrohet, më shumë njerëz duhet të vendosin disa qëllime më të shëndetshme. Humbja e yndyrës së barkut është një qëllim...

Psikologët: Filmat horror mund t’ju ndihmojnë të kapërceni ankthin

Horrori është ndoshta zhanri i fundit që vjen në mendje kur njerëzit mendojnë se si filmat mund të ndihmojnë në zbutjen e ankthit. Pse një...

Si u shpikën celularët/ Telefoni i parë i krijuar nga ‘Motorola’

Celulari (ose telefoni celular) është një nga inovacionet më të rëndësishme teknologjike në historinë moderne, duke revolucionarizuar mënyrën se si ne komunikojmë. Historia e celularëve...

Albin Kurti kërkesë NATO-s: Ktheni zonën e sigurisë në kufirin me Serbinë

Kryeministri i Kosovs, Albin Kurti ka kërkuar nga NATO-ja që ta kthejë zonën tokësore të sigurisë në një perimetër prej 5 kilometrash përgjatë kufirit...

Lajme të tjera

Web TV