Modeli iPhone 15 Pro që pritet të prezantohet këtë shtator do të jetë i disponueshëm në një ngjyrë unike blu të errët që ka një ton gri, sipas Unknownz21, një burim që ka dhënë detaje të shumta se çfarë mund të presim nga iPhone-ët e gjeneratës së ardhshme dhe informacione të sakta për pajisjet e tjera të Apple si Vision Pro. E disponueshme në një material të ri titani, nuanca blu do të ketë një pamje me teksturë që është ndryshe nga çeliku inox që Apple ka pasur në të kaluarën.
Ngjyra është e ngjashme me blunë që Apple përdori për modelet e iPhone 12 Pro, por duket të jetë më e errët dhe me më shumë gri për të plotësuar më mirë ‘përfundimin’ e titanit. Gjiganti amerikan i teknologjisë Apple pritet që të sjellë të paktën 18 pajisje të reja vitin e ardhshëm. Sipas parashikimeve të Mark Gurman të Bloomberg bëhet fjalë për iPhone të rinj, ora Apple dhe Mac të rinj.
Më konkretisht, priten katër iPhone 15. Ndër të tjera, iPhone-t e rinj të Apple pritet që portën e kërkimit ta kenë tashmë USB-C për shkak të ligjit të kaluar në 2022 nga Bashkimi Europian.