25 qytetet e preferuara në botë për vitin 2023

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lexuesit e medias së njohur Travel+Leisure, kanë zgjedhur qytetet e tyre të preferuara në botë, në sondazhin vjetor “Çmimet më të mira të botës” (World’s Best Awards) për vitin 2023.

Pesë nga shtatë kontinente, janë të përfaqësuara në listën e këtij viti të qyteteve më të mira në botë, sipas lexuesve të T+L.

Renditja vërteton se, vitin e kaluar, lexuesit u rikthyen në Azi dhe Afrikë, dhe udhëtuan në qytete që ia vlente fluturimi i gjatë, si Marrakeshi (Nr. 14) dhe Singapori (Nr. 18).

Bazuar në komentet e lexuesve, duket se udhëtarët, që votuan në sondazhin e çmimeve më të mira botërore të këtij viti, ishin më të interesuar për të mirëpritur vendasit, kishin ushqim shumë të mirë, siguri, çmime të arsyeshme dhe estetikë, qoftë kjo natyra piktoreske apo arkitektura e Rilindjes.

Si funksionon votimi

Çdo vit, për sondazhin e çmimeve më të mira në botë, T+L u kërkon lexuesve të vlerësojnë përvojat e udhëtimit në mbarë globin, të ndajnë mendimet e tyre për hotelet, vendpushimet, qytetet, ishujt, anijet turistike, spa, linjat ajrore dhe më shumë.

Gati 165,000 lexues T+L përfunduan sondazhin e vitit 2023, një rritje prej gati 25 %, krahasuar me nivelet e votimit para pandemisë. Gjithsej më shumë se 685,000 vota, u hodhën në mbi 8,500 prona (hotele, qytete, linja lundrimi, etj.).

Oaxaca, Meksikë

Qytetet u vlerësuan në mënyrë specifike, sipas kritereve të mëposhtme:

  • Pamjet/monumentet
  • Kultura
  • Ushqimi
  • Mikëpritja
  • Blerjet
  • Çmimet

Për secilën karakteristikë, të anketuarit mund të zgjidhnin një vlerësim të shkëlqyeshëm, mbi mesataren, mesataren, nën mesataren ose të dobët. Rezultatet përfundimtare janë mesataret e këtyre përgjigjeve.

Çfarë kanë pëlqyer lexuesit

Udaipur, Indi

Duket, nga kjo listë, se Meksika është vendi i preferuar i lexuesve të T+L në botë. Jo më pak se pesë qytete meksikane, renditen si më të mirat në botë këtë vit.

Lexo edhe :  Ushqimet ideale për syfyr dhe iftar

Japonia pati tre fitues dhe Tajlanda, Italia dhe Portugalia kishin nga dy.

Pati një lëvizje në pesëshen e parë, krahasuar me renditjen e vitit të kaluar, me dy qytete europiane që lëvizën, për t’i lënë vend Nr. 2 Udaipur, Indi dhe Nr. 3 Kioto, Japoni.

Është e zakonshme të shohësh të paktën një qytet europian në pesëshen e parë – shpesh Stambollin (nr. 8 këtë vit, duke fituar gjithashtu titullin e qytetit më të mirë në Europë) ose Firence, Itali (Nr. 12).

Në këto vende, këtë vit, u renditën qytetet aziatike, tregues i ndryshimit për të udhëtuar në Japoni (Tokio doli në vendin e 7-të, katër vende pas Kiotos) dhe Indi (e cila gjithashtu kishte Mumbai në numrin 10, pas Udaipurit nr. 8).

 

Kioto, Japoni

 

Lista e plotë e 25 qyteteve të preferuara në botë për vitin 2023

1. Oaxaca, Meksikë
2. Udaipur, Indi
3. Kioto, Japoni
4. Ubud, Indonezi
5. San Miguel de Allende, Meksikë
6. Mexico City, Meksikë
7. Tokio, Japoni
8. Stamboll, Turqi
9. Bangkok, Tajlandë
10. Mumbai, Indi
11. Chiang Mai, Tajlandë
12. Firence, Itali
13. Luang Prabang, Laos
14. Marrakesh, Marok
15. Romë, Itali
16. Merida, Meksikë
17. Siem Reap, Kamboxhia
18. Singapor
19. Charleston, Shtetet e Bashkuara
20. Lisbonë, Portugali
21. Santa Fe, Shtetet e Bashkuara
22. Hobart, Australi
23. Guadalajara, Meksikë
24. Porto, Portugali
25. Osaka, Japoni

Të fundit

Inteligjenca artificiale na ndihmon të interpretojmë tingujt e kafshëve

Cilido qoftë mendimi juaj për atë që përgjithësisht (dhe shpesh në mënyrë të pahijshme) quhet "inteligjencë artificiale", nuk ka...

Makina që drejton vetë vendos rekord botëror të shpejtësisë!

Një moment historik i ri për lëvizshmërinë autonome është arritur në Qendrën Hapësinore Kennedy: Maserati MC20 Coupé , i pajisur me një shofer AI të zhvilluar nga Universiteti Politeknik i...

Një monografi për artisten Safete Toska, “fisnikja tironse” e këngës qytetare

Nën zërin e mrekullueshëm të këngëtares Safete Toska në sfond, u promovua në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit monografia Safete Toska – Fisnikja...

I kemi parë në filmat e Disney/ Makinat fluturuese tashmë janë një realitet!

E keni parë në veprim në sagën Back to the Future dhe Blade Runner , por edhe në Total Recall , Harry Potter dhe madje edhe në një film të vjetër të...

SHBA tërheq trupat?! Makthi i Evropës mund të bëhet realitet

Politikanët evropianë besojnë se SHBA mund të tërheqë rreth 20,000 trupa amerikane nga rajoni, numri që ish-presidenti Joseph Biden përforcoi forcat evropiane në fillim...

Lajme të tjera

Web TV