Lajm i hidhur/ Ndahet nga jeta mjeku i shquar në Spitalin e Korçës(EMRI)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Spitali Rajonal Korçë ka ndarë lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Dr.Ligor Shkrapi, mjek Alergolog dhe i  Sëmundjeve profesionale, ish shef i shërbimit të Patologjisë, pranë Spitalit Rajonal Korçë ( 1982-2006 ), si dhe  ish President i Urdhërit të Mjekut dega Korçë (2000-2006).

Shkrapi ka punuar si mjek Patolog në Spitalin e Korçës në vitet 1970-1975, më pas ka kryer specializime në degën Alergologji dhe Mjekësi profesionale.

Me punën e palodhur dhe kontributin e tij, me aftësitë organizative, karakterin e fortë dhe korrektësinë që e karakterizonte , ka lënë gjurmë të padiskutuara në shërbimin e Patologjisë dhe spitalin e Korçës në veçanti , por dhe në mjekësinë korçare.

“IN MEMORIAM

Me hidhërim të thellë njoftojmë sot ndarjen nga jeta të Dr.Ligor Shkrapi, mjek Alergolog dhe i  Sëmundjeve profesionale, ish shef i shërbimit të Patologjisë, pranë Spitalit Rajonal Korçë  ( 1982-2006 ), si dhe ish President i Urdhërit të Mjekut dega Korçë (2000-2006).

Dr. Ligor Shkrapi lindi në vitin 1941.

Përfundoi studimet në degën Mjekësi e Përgjithshme në vitin 1970. Ka punuar si mjek Patolog në Spitalin e Korçës në vitet 1970-1975, më pas ka kryer specializime në degën Alergologji dhe Mjekësi profesionale. Prej vitit 1982 emërohet shef i shërbimit të patologjisë deri në daljen në pension në vitin 2006.

Ai me punën e palodhur dhe kontributin e tij, me aftësitë organizative, karakterin e fortë dhe korrektësinë që e karakterizonte , ka lënë gjurmë të padiskutuara në shërbimin e Patologjisë dhe spitalin e Korçës në veçanti , por dhe në mjekësinë korçare.

Gjatë karrierës së tij ka botuar artikuj studimorë  në revista shkencore si “Shoku anafilaktik”, “studimi i Asmës bronkiale në rrethin e Korçës”,  etj. Gjithashtu është nderuar me medalje dhe urdhëra për shërbim të mirë të popullit.

Spitali Rajonal Korçe i shpreh ngushëllimet familjarëve, të afërmve, miqve dhe kolegëve të tij!”, thuhet në njoftimin nga Spitali Rajonal i Korçës.

Të fundit

Nëndeklarimi i pagave po rrezikon pensionet!

Rreth 294 mijë qytetarë që kanë mbushur moshën e pensionit, nuk e marrin të plotë pensionin mujor, kjo për...

Rama mes formës dhe nacionalizmit?!

Nga Ben Andoni Pakkush mund të mëdyshojë për aspektin e kuruar estetik, që kryeministri shqiptar Rama, e ka rrethuar me sukses pamjen e jashtme të...

Reshje të dendura shiu në Milano/ Ekspertët: Kurrë nuk ka rënë kaq shumë në 170 vjet

Italia veriore është pushtuar nga moti i keq ditët e fundit, me reshje të dendura shiu dhe përmbytje. Në Milano mediat raportoje për reshje...

‘Lufta e Yjeve’ Arma sekrete e Putinit, që po tremb Amerikën

Nëntëmbëdhjetë ditë përpara se Vladimir Putin të urdhëronte trupat e tij të pushtonin Ukrainën më shkurt të 2022, Rusia lëshoi një satelit të ri...

Rivlerësimi i pronave në 3%, kategoritë që përfitojnë nga nisma

Sot çdo shitje prone tatohet me 15%, për diferencën midis çmimit të parë dhe vlerës me të cilën shitet. Pra nëse një pronë e...

Lajme të tjera

Web TV