Grafikat tregojnë përgjithësisht një trend rritës sa i përket blerjes së automjeteve që i përkasin kategorisë Euro5 nga ana e qytetarëve shqiptarë.
Sipas të dhënave të DPSHTRR rezulton se vetëm në 6 mujorin e parë të vitit 2023 kanë hyrë në vend 34,253 mjete.
Numri i automjeteve që i përkasin kategorisë Euro 5 që kanë hyrë në vend në këtë hapësirë kohore është 5279. Kjo shifër është 83% më e lartë, krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2021.
“Gjatë periudhës Janar-Qershor 2023, janë regjistruar për herë të parë 34,253 mjete ose +49% më shumë se viti 2019! 2,877 mjete me moshë mesatare 22-vjeçare janë çregjistruar plotësisht nga sistemi ose +41% më shumë krahasuar me vitin 2021! Regjistrimi i autoveturave EURO 5 e sipër është rritur me 83% krahasuar me Janar-Qershor 2021, duke rritur regjistrimet e autoveturave eco-friendly e më pak ndotëse!”, shkruan Gonxhe.
Ndërkohë, një tjetër grafik tregon se shtetet kryesore të origjinës së mjeteve që vijnë në Shqipëri, janë Italia me 23%, Gjermania me 21% dhe Zvicra me 10%.