10 gusht 1793/ Luvri, muzeu me 380 mijë objekte të ekspozuara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Paris, Francë, më 10 gusht të 1793 hapet zyrtarisht Muzeu i Luvrit. Louvre është në pronësi të qeveris franceze; megjithatë, që nga vitet 1990 muzeu është bërë më i pavarur. Louvre punëson rreth 2.000 punonjës. Muzeu është përfshirë në polemika lidhur me pasurinë kulturore të konfiskuar nën Napoleon Bonapartin, si dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore nga nazistët. ‘Musée du Louvre’ përmban më shumë se 380,000 objekte dhe ekspozon 35.000 vepra; pret mesatarisht 15.000 vizitorë në ditë, 65 përqind e të cilëve janë turistë të huaj. Përdorimi i kamerave dhe videove lejohet brenda në muze. Përdorimi i blicit (flash) ndalohet për shkak se mund të shkatojë dëmtim të pikturave.

Pallati i Luvrit u fillua nga Mbreti Francis I në vitin 1546 në anë të një fortese të shekullit të 12-të e ndërtuar nga Mbreti Filip II. Francis ishte një koleksionist i madh arti, dhe Luvri do të shërbente si rezidenca e tij mbretërore. Vepra, e cila u mbikqyr nga arkitekti Pierre Lescot, vazhdoi pas vdekjes së Francis dhe gjatë mbretërimit të Mbretit Henry II dhe Charles IX. Pothuaj të gjithë pasuesit e monarkisë franceze zgjeruan Luvrin dhe më shumë vepra u shtuan nga Louis XIII dhe Louis XIV në shekullin e 17-të. Të dy këta mbretër gjithashtu shtuan koleksionin e kurorave mbretërore dhe Louis XIV siguroi koleksionin e artit të Charles I të Anglisë pas ekzekutimit të tij në Luftën Civile të Anglisë. Në vitin 1682, Louis XIV e transferoi pallatin e tij mbretëror në Versajë, dhe Luvri nuk ishte më rezidenca kryesore mbretërore. Në frymën e Iluminizmit francez, shumë francezë filluan të kërkonin për ekspozimin publik të koleksionit mbretëror. Denis Didero, shkrimtari dhe filozofi francez, ishte ndër të parët që propozoi një muze arti kombëtar për publikun. Megjithëse, Mbreti Louis XV përkohësisht ekspozoi pjesë të zgjedhura të pikturave në Pallatin e Luksemburgut, në vitin 1750, ishte Revolucioni Francez, i vitit 1789, që solli progres të vërtetë me krijimin e një muzeu të përhershëm. Më 8 nëntor 1793, qeveria revolucionare hapi Musée Central des Arts në Galerinë e Madhe të Luvrit.

Lexo edhe :  Ushqimi, uji dhe ajri: ja si hyn plastika tek ne

Koleksioni i Luvrit u pasurua shpejt. Ushtritë franceze morën vepra arti dhe arkeologjike nga territoret dhe vendet e pushtuara, gjatë luftrave Revolucionare dhe të Napoleonit. Pas humbjes së Napoleonit, në vitin 1815, shumë nga këto vepra arti të grabitura u rikthyen. Por koleksioni i antikiteteve egjiptiane të Luvrit dhe departamente të tjera i detyrohen pushtimeve të Napoleonit. Dy krahët e rinj të godinës u shtuan në shekullin XIX dhe godina e Luvrit u përfundua në vitin 1857, gjatë sundimit të Napoleonit III.

Në vitet ’80 dhe ’90, Luvri i Madh, siç njihet zyrtarisht muzeu, pësoi një rimodelim të rëndësishëm. U shtuan pajisjet moderne të muzeut dhe u hapën mijëra metra katrorë hapësira të reja ekspozimi. Arkitekti kinezo-amerikan I.M. Pei ndërtoi një piramidë prej çeliku dhe xhami në qendër të oborrit të Napoleonit. Në vitin 1993, në 200 vjetorin e muzeut, një krah i rindërtuar më parë, i okupuar nga Ministria e Financës franceze, u hap për publikun. Ishte hera e parë që i gjithë Luvri u përkushtua për qëllime muzeale.

Kalendar

610 – Në Islam, dita tradicionale e festës Nata e Lejletul Kadrit, kur i dërguari Muhammedi filloi të pranojë Kur’anin.

1519 – Ferdinand Magelani niset me 5 anije nga Sevilja e Spanjës për lundrim rreth globit. Ekspedita ia arrin qëllimit, por pa Ferdinandin – Magelani mbeti i vrarë në luftime me vendasit në ishujt Filipine.

1846 – Instituti Smithsonian themelohet në Uashington, DC, nga fondi (500-mijë dollarë) i lënë nga shkencëtari britanik James Smithson – prandaj Instituti quhet Smithsonian, që mbështet sot një shumëllojshmëri projektesh kërkimore dhe publikime.

1913 – Lufta e Dytë Ballkanike: delegatë nga Bullgaria, Rumania, Serbia, Mali i Zi, dhe Greqi nënshkruajnë Traktatin e Bukureshtit, duke i dhënë fund luftës.

1920 – Lufta e Parë Botërore: Përfaqësuesit osmanë të Sulltan Mehmedit VI nënshkruajnë Traktatin e Sevres që e ndan Perandorinë Osmane mes mes aleatëve.

1990 – Masakrohen më shumë se 127 myslimanë në Sri Lankën veri lindore nga paramilitarët.

 

 

 

 

 

Të fundit

Forbes: Ksamili, kryeqytet i rinisë. Mes plazheve më të mira në Europë

Ksamili dhe ishujt e tij janë bërë pjesë e një liste të revistës prestigjioze “Forbes” për plazhet më të...

Si e vlerësojnë qytetarët jetën në Shqipëri?

Barometri në Euronews Albania ka realizuar këtë herë një studim ku analizohen nga qytetarët 30 vite tranzicion në një reflektim kolektiv se si kanë...

Kjo s’pritej, Alban Skënderaj sapo publikoi hitin e verës

Alban Skenderaj është një nga emrat më të pëlqyer në skenën e muzikës shqiptare, dhe çdo risi nga ai zgjon kureshtje të madhe tek...

Sot e premtja e zezë/Besimtarët ortodoksë mbajnë shërbesën për Epitafin, të dielën Pashka

Besimtarët ortodoksë në Tiranë, por edhe në mbarë vendin kanë kujtuar sot atë që njihet si e premtja e zezë. Besimtarët ortodoksë në kryeqytet, por...

Këto janë 3 ushqimet që ndikojnë në jetën tuaj seksuale!

Fruta deti Këto janë të ngarkuara me zink, i cili ndihmon trupin tuaj të prodhojë testosterone. Ky është një hormon që luan një rol të...

Lajme të tjera

Web TV