22 gusht 1911 Paris/ Kapet vjedhësi i pikturës “Mona Lisa”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vetëm zgjidhja e një grabitje spektakolare ka mundur të bindë francezët për metodën e gjurmimit përmes gjyrmëve të gishtave. Në vitin 1911, piktura e famshme “Mona Liza”, ishte vjedhur nga muzeu Louvre në Paris. Hajduti kishte prerë pjesën e jashtme të kornizës. Ai e mori pikturën, por u largua duke lënë mbrapa shenjat e gishtave të tij, në vendin e krimit. Në sajë të kësaj mundësie, haduti mund të burgosej disa vite më vonë. Që nga ky rast francëzët filluan ta marrin më seriozisht këtë mundësi.

Mona Lisa mund të jetë fytyra më e njohur në faqe të dheut. E spikatur në emisione televizive dhe në filma të panumërt, e parodizuar në format nga më të ndryshme në krejt globin, e përmendur në libra arti në çdo gjuhë, Mona Lisa ka një fytyrë që tërheq çdo vit mbi shtatë milion njerëz në Louvre të Parisit.

Piktura është shumë e vogël, saktësisht 76cm x 53cm. Nuk ngjason me veprat e tjera të Rilindjes sepse nuk është masive, apo të bjerë në sy menjëherë, apo të shkaktojë ndonjë emocion të fortë. Në fakt, kur Mona Lisa u vendos në Louvre më 1797, ajo varej në mur me piktura të tjera dhe nuk ishte e vetme në qendër të vëmendjes sikundër sot. Mona Lisa, natyrisht, është një vepër arti e një artisti të nderuar si Leonardo da Vinci, megjithatë nuk ishin aftësitë e tij ato që e bënë pikturën të famshme. Mona Lisa e mori famën e vërtetë prej një vjedhësi veprash arti, një italian i quajtur Vincenzo Peruggia.

 Kalendar

1874 – U lind Max Scheler, filozof gjerman

1848 – Forcat e Shteteve të Bashkuara aneksojnë qytetin Nju Meksiko.

Lexo edhe :  Shqipëria në ditën e fitores mbi fashizmin

1902 – Theodore Roosevelt është presidenti i parë që drejton një automjet.

1944 – Lufta e Dytë Botërore: Romania pushtohet nga Bashkimi Sovjetik.

1950 – Althea Gibson është garuesja e parë zezake në tenisin ndërkombëtarë.

2006 – Rrëzohet aeroplani Pulkovo Airlines Flig 612 duke lënë të vdekur 170 njerëz.

 

Të fundit

1 në 3 shqiptarë jeton në kushte të vështira ekonomike, theksi te të moshuarit

Një në tre shqiptarë jetoi në kushte të vështira ekonomike gjatë vitit të shkuar. Kjo, sipas Avokatit të Popullit,...

Kancelari i ri gjerman: Do të ndërtojmë ushtrinë më të fortë në Evropë!

“Rishikimi i politikave dhe prioritetet e reja, që synojnë ripërtëritjen e premtimit të prosperitetit për të gjithë përballë sfidave të mëdha”. Ky ishte mesazhi...

“Jam bërë vegjetarian”, Alizoti pendohet për deklaratën “do e ha të gjallë Ramën”

Tomor Alizoti është kthyer në ‘vegjetarian’ pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit. Teksa po i drejtohej selisë blu për takimin...

Deve dhe Tesla Cybertruck të kuqe, pritja madhështore e Trump në Katar

Presidenti Donald Trump u prit ngrohtësisht në ndalesën e dytë të udhëtimit të tij katër-ditor në Lindjen e Mesme, teksa mbërriti në Doha të...

Noka akuzon qeverinë: U blenë karta me 10 mijë euro që qytetarët të mos shkonin në votime

Flamur Noka duket se nuk e ka kapërdirë dot këtë humbje të thellë të PD-së në zgjedhjet e 11 majit, duke ngritur akuza për...

Lajme të tjera

Web TV