Dua Lipa feston sot ditëlindjen/ Historia e këngëtares që bëri krenarë shqiptarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dua Lipa lindi në Londër më 22 Gusht 1995, dhe sot feston ditëlindejn e 28-të. Ajo u rrit në West Hampstead, ku mori mësimet e para të muzikës, përfshirë violonçelin.

Dua u ndikua nga babai i saj në lidhje me muzikën i cili ishte këngëtari kryesor dhe kitaristi i grupit të famshëm rock të Kosovës, “Oda”.

Kur Dua bëri audicion për të hyrë në korin e shkollës, mësuesi i tha se ajo “nuk mund të këndonte”.

Ajo u zhvendos me familjen në Prishtinë pasi Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, mirëpo dëshira e Duas për të ndjekur pasionin ishte më e fortë.

Ndaj këngëtarja u kthye në Londër në moshën 15-vjeçare, kohë kur nisi të ngarkonte këngët e saj cover në SoundCloud dhe Youtube.

Dua Lipa nënshkroi me një agjenci modelingu, duke e ndihmuar atë të fitonte një rol si “këngëtare” në një reklamë në ITV për The X Factor në 2013. Kështu, ajo fitoi një producent dhe një menaxher.

Në gusht 2015, Lipa publikoi këngën e saj të parë, “New Love”. Kënga e saj e dytë, “Be the One”, pati sukses europian në tetor 2015, duke arritur të renditet në vendet e para në top-lista.

Dua ka marrë vlerësime të shumta gjatë karrierës së saj duke përfshirë gjashtë çmime “Brit”, tre çmime “Grammy”, dy “MTV Europe Music Awards”, një “MTV Video Music Award”, dy “Billboard Music Awards”, një “American Music Award” dhe dy “Rekorde Botërore Guinnes. Ajo u përfshi në listën “Time 100 Next në 2021”

Sot, Dua Lipa është një prej këngëtareve më të suksesshme në mbarë botën dhe krenaria e çdo shqiptari!

Të fundit

Tri gjëra që do t’i ndodhin trupit tuaj nëse hiqni dorë nga ëmbëlsirat

Sheqeri tani është armiku kryesor i një diete të shëndetshme, pasi është i pranishëm në pothuajse të gjitha ushqimet....

“Duan klikime!” Sa i sinqertë është Elvis Pupa me reagimin e tij?

Aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa, ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me lajmet e publikuara një ditë më parë...

Bllokohet nga rëra gryka e Vilunit, peshkatarët: Dëmton punën dhe ekosistemin

Gryka e Vilunit në plazhin e Velipojës është bllokuar nga mospastrimi i rërës. Problematika e cila vijon prej më shumë se 3 vitesh ka...

Skandal në Gramsh, 70 fëmijë helmohen nga ushqimi në kopsht

Gjatë gjithë kësaj jave dhjetëra fëmijë në Gramsh kanë shfaqur sheja helmimi i cili dyshohet se ka ardhur nga ushqimi që kanë konsumuar në...

Izraeli vret 9 fëmijët e një mjekeje në Gaza, regjistrohen 70 viktima në 24 orë

Një sulm ajror izraelit në Gaza goditi shtëpinë e një mjekeje dhe vrau nëntë nga 10 fëmijët e saj. Këtë e konfirmon spitali Nasser...

Lajme të tjera

Web TV