Arrestimi i shefit të Komisariatit/ Balla: Nuk do të ndalim vetë-pastrimin e policisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përshëndetur operacionin e sotëm të Policisë së Shtetit dhe SPAK-ut për goditjen e një grupi kriminal, ku i dyshuar është dhe një oficer i lartë policie.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ministri Balla e konsideron vetë-pastrimin e të inkriminuave në radhët blu si një proces kyç, në luftën ndaj paligjshmërisë.

“Vijon intensivisht procesi i vetë-pastrimit të Policisë së Shtetit. Policia e Shtetit në bashkëpunim me SPAK kanë arrestuar sot pasdite Shefin e Komisariatit të Policisë Kurbin, i cili dyshohet për bashkëpunim me drejtuesit e një grupi kriminal, ndaj të cilëve janë lëshuar gjithashtu urdhra arresti. Forcimi i bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese dhe lufta e përbashkët për spastrimin e vatrave të krimit përballë dhe brenda vetë organizatës së Policisë së Shtetit, do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit”, shkruan Balla në rrjetet sociale pak minuta pas operacionit të bujshëm, detajet e të cilit u bënë publike nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku.

Të fundit

Operacioni i SPAK/ Arrestohet Naim Stafuka

Vijon operacioni i SPAK në disa qytete të vendit pas lëshimit të 50 urdhër-arresteve për kapjen e "kokave" të...

Vula e PD/ Basha apo Berisha? Ja gjyqtarët që kanë në dorë fatin e demokratëve

Gjykata e Apelit në Tiranë është vënë dje në lëvizje, ndërsa ka caktuar datën 11 qershor si datën kur do të rinisë sërish gjykimin...

“Mamaja më thoshte vdis te burri”/ Rita Lati rrëfehet si asnjëherë më parë

Rita Lati ka rrëfyer peripecitë e jetës, sesi iu desh të rriste e vetme Rozën dhe dhunën që ka përjetuar në familje. E ftuar në...

“Skyscanner”: Vizitoni plazhet më të bukura në Shqipëri

Rërë e butë, ujë i kristaltë, peizazhe që të lënë pa frymë – zbuloni plazhet mahnitëse të Shqipërisë, sipas një artikulli të botuar në...

Rama kujton vitet 90-të dhe ndarjen me PD/ Berisha s’donte të lironte të burgosurit

Kryeministri Edi Rama dhe këngëtari i njohur Shkodran Frederik Ndoci i ftuar në Podcastin “Flasim” kujtuan momentet kur të dy atëherë studentë në Universitetin e...

Lajme të tjera

Web TV